
Sokol Paja/
Opozita në Shqipëri sot përfaqëson të vetmen shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët përballë qeverisjes më të keqe në 3 dekada tranzicion. Vota për opozitën më 14 maj, është votë për lirinë, për pluralizmin, për demokracinë, për të ardhmen, për Shqipërinë. Vota për opozitën është një goditje përfundimtare dhe ndëshkim i merituar ndaj rilindasve për korrupsionin qeveritar, nepotizmin, krimin shtetëror, babëzinë, vjedhjet e hajdutërinë, monizmin institucional, monizmin mediatik, uzurpimin e kontrollin e të gjitha qelizave shtetërore prej neodiktatorit Edi Rama dhe sektit të tij rilindas.
Kryeministri më i papërgjegjshëm dhe më i dëmshëm në historinë moderne të shtetit shqiptar, prej 10 vitesh është kthyer në makthin e çdo shqiptari të ndershëm e të pamundur. Sekti Rama në krye të ushtrisë grabitqare rilindase, është fajtor i përjetshëm për dëbimin e rreth 1 milion shqiptarëve nga Shqipëria. Genocid i organizuar shtetëror, fatal për kombin shqiptar. Për 10 vjet përzuri dhe zhduku 1/3 e popullsisë së Shqipërisë dhe çdo votë për kandidatët e majtë më 14 maj, përkthehet në shpopullim dhe shfarosje të shqiptarëve të mbetur në Shqipëri.
Kandidatët e opozitës “Bashkë Fitojmë” përfaqësojnë vlera të larta morale, profesionale, shoqërore e qytetare, intelektualë e profesionistë të shkëlqyer në fushat përkatëse. Kandidatët e qeverisë, si “derra të k’naqun” Migjenianë, përfaqësojnë abuzime të tmerrshme me fondet publike, lejet e ndërtimit, borxhin deri në faliment dhe keqmenaxhimin fatal të aseteve, pushtetit publik e politik. Kandidatë opozitarë si Prof. Luçiano Boçi, Igli Cara, Prof.Ledina Alolli, Bardh Spahia, Dr. Pashk Gjoni, Belind Këlliçi, Hysni Sharra etj përfaqësojnë modelin më të shkëlqyer të qytetarit e profesionistit, përballë kalbësirave moniste të Partisë Socialiste. Edhe pse Rama qeveris i vetëm prej 10 vitesh, Shqipëria gjendet në udhëkryq. Çdo ditë që kalon vendi gjendet më afër humnerës.
Kryeministri Rama i vuri Shqipërisë njollën e zezë të turpit të skandaleve të njëpasnjëshme. Qasja e Ramës ndaj të varfërve, ndaj biznesit, ndaj shtresave sociale të shoqërisë, thjeshtë e neveritshme deri në qiell. Është tmerrësisht e dhimbshme ta shohësh sesi është katandisur sot Shqipëria. Rama dhe sekti rilindas, si gjakpirës të pamëshirshëm e lugetër të pangopur e shkretuan Shqipërinë. Plagët e Atdheut kullojnë gjak.
Vjedhjet, abuzimet dhe keqqeverisja, humbjet seriale në Gjykatën e Arbitrazhit, rritja ekstreme e borxhit publik po çojnë Shqipërinë në prag falimenti shtetëror. Rama dhe sekti i tij i babëzisë e tritolit nuk ka çfarë u ofron më shqiptarëve. Ata duhet të largohen menjëherë, duhet të zhduken përgjithmonë.
Vota në mbështetje të opozitës është votë për shpëtimin e Shqipërisë. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot duhet të bashkohet sot me opozitën për të çliruar Shqipërinë e shqiptarët prej pushtuesve neokomunistë rilindas. Sot, nesër do jetë shumë vonë…