Konsultimet publike, te cilat do te kontribuojnë ne hartimin e axhendes ndërkombëtare te zhvillimit pas vitit 2015, pjese e fushatës mbarëkombëtare te Kombeve te Bashkuara – “E Ardhmja qe Duam”./
NGA GËZIM LLOJDIA/
Nisin sot ne qytetin e Vlorës në :”hotel Vlora Internacional”,konsultimet publike, te cilat do te kontribuojnë ne hartimin e axhendes ndërkombëtare te zhvillimit pas vitit 2015, pjese e fushatës mbarëkombëtare te Kombeve te Bashkuara – “E Ardhmja qe Duam”. Mjedisi është një nder temat e identifikuara nga agjencitë e Kombeve te Bashkuara ne vendin tone rreth te cilës do te diskutojnë banoret e Vlorës, duke shprehur vizionin e tyre për te ardhmen e heshtjeve te mjedisit. Përmes këtij konsultimi te gjere me përfaqësuesit e te gjitha grupeve te interesit ne qytetin e Vlorës, synohet te identifikohen dhe te mblidhen te gjitha këndvështrimet e pjesëmarrësve rreth problematikes se ceshtjeve mjedisore ne vendin tone dhe qytetin e Vlorës ne veçanti, ku kjo teme ka një impakt thelbësor ne zhvillimin e kësaj zone me potencial te madh turistik. Gjate takimit do te paraqitet një panorame e sfidave te qendrueshmerise se mjedisit ne Shqipëri, duke u fokusuar tek kontributi dhe roli i çdo qytetari ne mbrojtjen e mjedisit. Te gjitha sugjerimet qe do te vijnë nga qytetaret shqiptare, përmes këtyre diskutimeve qe do te mbahen ne te gjithë vendin, do te zënë vend ne hartimin e Axhendes Ndërkombëtare pas vitit 2015. Ne vitin 2000 te gjitha vendet, përfshi edhe Shqiperine, u zotuan për te përmbushur tete Objektivat e Zhvillimit te Mijëvjeçarit (OZHM) – nga përgjysmimi i varfërisë ekstreme, ndalimin e përhapjes se HIV / AIDS-it ne sigurimin e arsimit baze fillor ne mbare boten -te gjitha këto deri ne vitin 2015. Disa vende i kane arritur këto objektiva dhe disa te tjera jo. Tashme është e nevojshme ndertimi i nje axhende te re zhvillimi qe do te çoje boten përpara pas vitit 2015. Për ketë arsye Kombet e Bashkuara kane themeluar një Panel te Nivelit te Larte për te udhëhequr përpilimin e kësaj axhende zhvillimi, mes te cilave është përzgjedhur edhe Shqipëria. Vendi ynë do te prezantoje një raport qe tregon se cilat duhet te jene, sipas shqiptareve, prioritetet e zhvillimit dhe si e shohim ne te ardhmen tone. Ekipi i Kombeve te Bashkuara ne Shqipëri po organizon një sere takimesh e konsultimesh anembanë vendit me temat: Punësimi, mjedisi dhe pabarazitë sociale. Ne vitin 2000 liderë botërore përcaktuan Objektivat e Zhvillimit te Mijëvjeçarit (OZHM), tete premtime globale për progresin e njerëzimit. Këto objektiva synonin te përgjysmonin varfërinë ekstreme deri ne vitin 2015. Përmes ketyre objektivave, qeveritë janë zotuar te arrijnë objektiva te veçanta ne reduktimin e varfërisë, rritjen e arsimimit, nxitjen e barazisë gjinore, zvogëlimin e vdekshmërisë foshnjore, përmirësimin e shëndetit te nenës, luftën kundër virusit HIV/AIDS, garantimin e qendrueshmerise se mjedisit dhe zhvillimin e nje partneriteti global për zhvillimin.Viti 2015 është afati i arritjes se Objektivave te Zhvillimit te Mijëvjeçarit. Disa vende i kane arritur këto objektiva dhe disa te tjera jo. Është koha kur te gjithë vendet duhet te rishikojnë performancen e tyre. A janë përmbushur objektivat qe vete vendet kane rene dakord? A është koha qe te vendosen objektiva te reja. Cilat do te jene ato?
Pra është i nevojshëm ndërtimi i një axhende te re zhvillimi qe do te çoje boten përpara pas vitit 2015. Prandaj Kombet e Bashkuara kane ndërmarre një nisme te gjere ne te paktën 50 vende te botes qe ka për qellim te kontribuoje ne planifikimin axhendes ndërkombëtare te zhvillimit pas vitit 2015. Shqipëria është një nga vendet e përzgjedhura. Problemet që u trajtuan ishin:Situata aktuale dhe problemet ne Detin Mesdhe përgatitur nga Atef Limam (RAC/SPA).Giuseppe Di Carlo (ËËF MedPO,midis të tjerave thuhet:Mare nostrum, Deti Mesdhe, djepi historik i një sere kulturash te ndryshme, është një pike shkrirjeje qe përmbledh çdo gjë te rëndësishme persë i përket zhvillimit te qëndrueshëm dhe ruajtjes se biodiversitetit detar. Mare medi terra, ky det gjysme i mbyllur, qe përfaqëson me pak se 1% te oqeaneve te botes, përmban 10% te biodiversitetit detar te njohur deri me sot.
Deti Mesdhe vepron si një katalizator për ceshtjet e qeverisjes dhe menaxhimit te integruar te aktiviteteve njerëzore për arsye se: ai mbështet 1/3 te trafikut detar te globit, strehon 150 milion njerëz dhe tërheq çdo vit 200 milion vizitore; pothuajse gjysma e vijës bregdetare te tij është kthyer ne “artificiale”; dhe menaxhimi i stoqeve ne rënie te peshkut është një ceshtje aktuale për debat.
Nisur nga nevoja për te ruajtur burimet detare e bregdetare të Mesdheut si dhe për te vazhduar përdorimin e shërbimeve te tyre, vendet e Mesdheut kane krijuar tashme një sere zonash te mbrojtura detare (ZMD). Vetme 3.8% e Mesdheut është nen njëfarë mbrojtjeje (nëse përjashtojmë Pelagos Sanctuary kjo hapesire shkon ne vetëm 0.4%) dhe vetëm 42% e ZMD-ve kane një plan menaxhimi.Gjithashtu, ekzistojnë mangësi edhe midis statusit ligjor te zonave te mbrojtura dhe zbatimit te masave te nevojshme për ruajtjen e tyre, me fonde te mjaftueshme për menaxhim. Shume ZMD janë” krijuar thjesht dhe vetëm për ruajtjen c llojeve pa marre ne konsiderate mundësitë për marrjen e përfitimeve te shumëfishta nëpërmjet shqyrtimit me kujdes te vendndodhjes, madhësisë, zoonimit/menaxhimit (përdorimi i shumëfishte) dhe efekteve sinergjike te rrjeteve te zonave te mbrojtura. Për me tepër, disa raporte kombëtare kane identifikuar probleme te ngjashme lidhur me përzgjedhjen, krijimin dhe menaxhimin e zonave te mbrojtura detare ne detin Mesdhe. Samiti Botëror mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm (ËSSD) deklaron: “ZMD-te janë kyçi për arritjen e objektivit për te ruajtur efektivisht te paktën 10% te secilit rajon ekologjik te botes”, cka është synimi i përcaktuar ne Konferencën e 6-te te Paleve te Konventës mbi Diversitetin Biologjik (KDB). Deri ne 2012, qeveritë janë angazhuar te ulin humbjen e biodiversitetit nëpërmjet krijimit te “një rrjeti global te sistemeve efektivisht te menaxhuara, kombëtare apo rajonale te ZMD-ve”.
Duke iu përgjigjur sfidës se planit strategjik te KDB dhe Objektivave te Zhvillimit te Mijëvjeçarit per vitin 2012 lidhur me ruajtjen e biodiversitetit dhe krijimin e zonave te mbrojtura detare, UNEP/MAP-RAC/SPA dhe ËËF MedPO – sebashku me te gjitha organizatat e rëndësishme partnere (IUCN-Med, shoqata MedPAN, Conservatoire du Littoral, ACCOBAMS, FAO…) – po krijojnë partneritete për te zbatuar aktivitete ambicioze ne kete drejtim.
Ne mënyrë me specifike, RAC/SPA dhe ËËF MedPO, ne kuader te “Partneritetit Strategjik për Ekosistemet e medha Detare te Detit Mesdhe” (projekti SP LME), aktualisht po ndihmojne disa vende te Mesdheut për ngritjen e një rrjeti zonash te mbrojtura detare e bregdetare nëpërmjet nxitjes se krijimit dhe menaxhimit te zonave te mbrojtura detare. Këto aktivitete i ndihmojnë vendet e rajonit te zbatojnë prioritetet e pranuara dhe te miratuara ne Programin Strategjik te Veprimit për Ruajtjen e Diversitetit Biologjik ne Rajonin e Mesdheut (SAP BIO; UNEP/MAP-RAC/SPA, 2003) dhe janë ne një linje me Protokollin e Konventës se Barcelonës mbi Zonat Ve9anerisht te Mbrojtura dhe Diversitetin Biologjik ne Mesdhe (SPA/BD Protocol).
Atef Limam (RAC/SPA).Giuseppe Di Carlo (WWF MedPO)
Plani Strategjik i Qarkut Vlore
Aktualisht, një nga prioritetet me te rëndësishme për shumicën e vendeve ne zhvillim, është zhvillimi i një baze ekonomike te qëndrueshme. Autoritetet lokale te Qarkut te Vlorës, si një nga destinacionet kryesore turistike ne vend, kane shfaqur një interes te vazhdueshme për tu bere pjese e një zhvillimi te integruar ne linje me Strategjinë Kombëtare te Turizmit dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
Megjithëse ne nivel lokal ka pak dokumente strategjike për zhvillimin e territorit te bashkive dhe komunave, deri ne vitin 2011 nuk kemi pasur një vizion te përbashkët rajonal për te ardhmen dhe as strategji qe te udhëheqin zhvillimin e 9do komune apo bashkie, veçanërisht atyre qe nuk kane plane lokale zhvillimi. Gjate periudhës 2010-2011 është hartuar nga UNDP ART GOLD 2 një plan strategjik për qarkun e Vlorës i paraqitur ne qershor 2011.Turizmi ne Qarkun e Vlorës.Industria e turizmit ne zonën e Vlorës është kryesisht e lidhur me turizmin natyror (Parku Kombëtar i Llogorase, Laguna e Nartës dhe e Orikumit) dhe atë bregdetar. Sipas te dhënave statistikore te Qarkut Vlore, numri i përgjithshëm i operatoreve turistike dhe agjencive te udhëtimit qe operojnë ne qarkun e Vlorës është 16. Edhe pse zona e Vlorës është ne fillimet e zhvillimit te turizmit, aktualisht ekziston një kapacitet akomodimi prej rreth 3200 shtretërish ne 38 hotele (Qarku Vlore, 2011). Hotelet pranë qytetit te Vlorës kane kapacitet me te madh se ato përgjatë bregut.
Shumica e tyre nuk janë ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare. Ato janë te vete-klasifikuara për sa kohe qe shteti nuk ka ngritur ende një sistem për standardizimin dhe klasifikimin e tyre. Shume hotele dhe restorante te vogla janë vendosur përgjatë bregdetit nga Vlora ne Orikum. Ne parkun Kombëtar Llogora janë ngritur disa fshatra turistike me shtëpiza prej druri, restorante dhe mjedise sportive. Disa nga hotelet e reja janë ndërtuar pa ndonjë plan apo edhe pa leje ndërtimi.
Ne qytetin e Orikumit, banoret ofrojnë shtëpitë e tyre për akomodimin e turisteve, veçanërisht gjate stinës se verës. Ne zonën e Izvorit (Tragjas) është ndërtuar një hotel modern (Grand Hotel) qe ofron jo vetëm akomodim dhe ushqim, por edhe shërbime te tjera argëtuese e 9lodhese.
Te dhënat statistikore mbi turistet e ardhur bazohen ne informacionin e marre ne pikat e kalimit kufitar, i cili nuk është fort i besueshëm. Sipas te dhënave qarkut Vlore, numri i turisteve te huaj p vitin 2011 ka qene 10’926 turiste. Numri i përgjithshëm i turisteve është rënie për dy arsye: shqiptaret gjithnjë e « shume po preferojnë t’i kalojnë pushim jashtë vendit dhe diaspora është prer nga krisa ekonomike globale.
Parku Kombetar Detar Karaburun – Sazan -përgatitur nga F.Paloka
Krijimi i Parkut Kombëtar Detar ne një ngushtice e vogël qe njihet me emrin zonën e Gadishullit te Karaburunit “Mezokanal dhe është 16 km e gjate dhe Ishullit te Sazanit përbën një 3,5 km e gjere. Diversiteti detar është mundësi për menaxhimin e burimeve mjaft i bollshëm dhe pasurohet edhe me detare ne mënyre te qëndrueshme dhe mbetje anijesh te mbytura qe e bene me ndikon edhe ne përdorimin e burimeve tokësore, ndaj është e rëndësishme qe kjo mundësi te shfrytëzohet plotësisht nga autoritetet lokale dhe komunitetet qe jetojnë aty. Parku Kombëtar Detar Karaburun Sazan shtrihet ne një sipërfaqe prej 12’571 ha brenda territorit te Qarkut te Vlorës dhe Bashkise se Orikumit. Zona e mbrojtur shtrihet ndërmjet gjirit te Vlorës dhe Parkut Kombëtar te Llogorasë, dhe karakterizohet nga një reliev i ashpër me shpate qe bien thike mbi det dhe me kanione e shpella qe mund te vizitohen vetëm me varke. Gadishulli i Karaburunit është i pabanuar dhe pa ndërtime. Në këtë guitë shpalosen mjaftë nga treguesit kryesor të sferave të jetës,ekonomisë,kulturës,artit.