Nga Albano KOLONJARI- 25 vjet karriere ne drejtimin e skuadrave shqiptare, tri tituj kampione me tre skuadra te ndryshme, i japin Ilir Dajes te drejten per te qene “Gjenerali” i tranjereve shqiptare. Me prezantimin e tij ne krye te Partizanit, Ilir Daja regjistroi edhe nje rekord te tijin personal. Daja eshte i vetmi tranjer shqiptar qe ka patur mundesine te drejtoje tre ekipet e kryeqytetit, Dinamo, Tirana dhe Partizani. “Ne historine e futbollit shqiptar kam fituar tre tituj kampion me tre skuadra te ndryshme. Sot me jepet mundesia qe te jem i vetmi tranjer qe kam drejtuar tre ekipet e kryeqytetit. Partizani eshte vleresim por edhe pergjegjesi. Eshte nje klub me shume trofe ne futbollin shqiptar dhe ka nje projekt shume interesant, per te vazhduar te jete konkurues edhe ne te ardhmen, ndaj jam i kenaqur qe mu besua ky projekt”, u shpreh Ilir Daja gjate koference per shtyp ne zyrat e Klubit te Partizanit. “Skenderbeu eshte nje klub i madh sidomos ne dekaten e fundit. Ne cdo skuader dua te marr maksimumin. Kete do te bej dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozeve, por dhe te kundershtareve. Ky jam une:”, theksoi ai. Po kush jane objektivat e Partizanit per sezonin 2020-2021? “Ne do te dalim me objektive konkrete ne fillim te kampionatit. Ajo qe tifozeria e Partizanit pret eshte te shprehemi maksimalisht ne loje, sepse vetem keshtu ka garanci rezultati dhe gjithcka vjen gradualisht”. Ilir Daja nuk beri te ditur se kush do te jete ne stafin e tij:”stafin do ta bejme te ditur ne diten ne vazhdim”. Por persa i perket merkatos se Partizanit Daja u shpreh se:”Kjo eshte pune e klubit. Nga e dhenat qe kam pritet qe Partizani te kete nje pergjigje pozitive. Ne te kundert klubi ka nje plan B. Une nuk jam nje trajner-manaxher si ne Angli. Duke pare largimet qe jane bere, besoj se ne cdo repart ka nevoje per permisim sepse edhe pritshmerite do te jene maksimale”.Largohet “Ushtar” Telushi.Vetem pak momonete pas prezantimit te teknikut Daja ne krye te klubit Partizani ka bere te ditur qe dy lojtare Bruno Telushi dhe mbrojtesi Esin Hakaj nuk jane me ne planet e klubit “Legjende”. Largimi i “ushtar” Telushit ishte i pritshem, qe ne momentet qe “benjamini” i tij Skender Gega mori drejtimin e skuadres se Kukesit. Pritet qe Telushi gjate diteve ne vazhdim te veshe pikerisht bluzen e klubit verilindor. Gjate dy sezoneve me Partizanin Telushi arriti te shenoje dhjete gola duke u kthyer ne nje nga lojtaret me popullore tek skuadra e kuqe. Mesazhi i Bruno TelushitDua te bej publikeNga dita e sotme nuk do jem me pjese e projektit te Partizanit.Sic e dini kontrata ime kishte perfunduar ne muajin….maj..Gjate gjithe kesaj kohe kam pritur me padurim dhe me deshiren e madhe te jem pjese e Partizanit.Dje me ne fund ne nje takim me drejtorin dhe me presidentin me tha se nuk jam ne planet per te ardhmen.Qe nga dita e pare qe kam veshur fanellen e Partizanit dhe deri me sot kam qene besnik dhe jam stervitur dhe luajtur me te gjitha mundesit e mia per ate fanelle dhe per ato tifoze 🔴Me keqardhje po largohem jo I vlersuar per ate qe une kam dhene ne fushe.Po largohem si kampion🔴Jam profesionist dhe do shikoje sfida te tjera.Ne cdo ekip qe do shkoj do punoj me te njejtin perkushtim.Dua te falendoroj shoket e ekipit.Tranjeret me te cilet punava.Tifozat e mrekullushem 🔴Te gjithe dashamirsit e mi.Me shume respekt
Bruno Telushi #ushtar
Mesazhi i Esin Hakajt
Pershendetje,Sot zyrtarisht nuk jam me lojtar i Partizanit . Dua te falenderoj presidentin ,drejtusat , tifozet dhe shoket e ekipet per mbeshtetjen . I uroj suksese ekipit te Partizanit .