
Besnik Fishta/
Që nga zanafilla e historisë, lufta është parë si përballje e drejtpërdrejtë në fushën e betejës. Aty është matur forca, përgatitja dhe aftësia e ushtrive për të fituar. Megjithatë, përtej kësaj pamjeje të dukshme, çdo konflikt ka pasur gjithnjë edhe një front tjetër, atë të propogandes dhe të solidaritetit. Lufta e Dytë Botërore, si një nga përplasjet më të mëdha të shekullit XX, e shndërroi propagandën në një armë po aq të fuqishme sa forca e zjarrit te armeve. Por për Aleatët, dhe veçanërisht për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, propaganda u bë një gjuhë e solidaritetit me popujt e vegjël të pushtuar, mes tyre edhe shqiptarët. Shqipëria, e pushtuar fillimisht nga Italia fashiste dhe më pas nga Gjermania naziste, u gjend në një situatë dramatike, emegjithate rezistenca e saj antifashiste qe ne ditet e para te pushtimit ishte heroike. Në këtë kontekst, mbështetja morale dhe politike e SHBA-së kishte një peshë të veçantë. Përmes fjalimeve të Roosevelt-it, përmes mesazheve të shtypit dhe radios, por edhe përmes artefakteve të përditshme ne dukje te pare me peshe te lehte, sic edhe jane pullat postare apo zarfat filatelike, Amerika arriti te dërgonte mesazhe të qarta, qe populli shqiptar nuk ishte i vetëm në betejën kundër pushtuesit. Nese ne kampin fashist Fuqitë e Boshtit, Gjermania, Italia dhe Japonia, e përdorën propagandën si armë psikologjike për të justifikuar pushtimet e tyre, për të frymëzuar besnikëri ndaj ideologjive totalitare dhe për të dekurajuar rezistencën, nga ana tjetër, aleatët, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik, e shfrytëzuan propagandën për të nxitur solidaritet, për të mbajtur gjallë shpresën e popujve të pushtuar dhe për të treguar se fitorja ishte e mundur. Kjo luftë e ideve ishte po aq vendimtare sa ajo e armëve, sepse kjo u jepte shqiptareve besimin qe çdo mesazh i mbështetjes ishte një dëshmi se sakrifica e tyre kishte kuptim dhe ishte pjesë e një fronti global.
Ne filateli, pullat postare, kartëpostalet dhe zarfat e ilustruar u shndërruan në instrumente të fuqishme të këtij solidariteti, duke qene me teper se produkte postare apo filatelike, por bartës të mesazheve politike dhe morale. Gjate Luftës se Dytë Botërore, SHBA prodhoi mijëra zarfa dhe kartëpostale me slogane antifashiste, me ilustrime që pasqyronin mbështetjen për popujt e pushtuar, përfshirë edhe Shqipërinë. Pikerisht disa nga keto zarfa historikë qe perbejne pjese interesante te koleksioneve fillatelike ne mbare boten, po i trajtojme me poshte.Kuptohet qe ato ne kohen e asaj perballje te fuqishme mes paleve kundershtare, ishin përshëndetje e drejtpërdrejtë për rezistencën shqiptare dhe shenjë respekti e solidariteti. Mesazhi ishte i qartë, populli shqiptar, megjithëse i vogël dhe i pushtuar, kishte përkrahjen e një fuqie të madhe demokratike.

Fig. 1
Teksti kryesor qe pasqyrohet ne Fig.1 ne zarfin me siper: “Dictators cannot bear free speech! Government of the people, by the people, for the people is and shall always be the american way.” , qe do te perkthehej: “Diktatoret nuk e durojnë lirine e fjales! Qeveria e popullit, nga populli, për popullin është dhe do të jetë gjithmonë mënyra amerikane.” Teksti në të majtë me ngjyre te kuqe: “Do your part to ax the axis!”, e cila ne shqip do perkthehej: “Bëj pjesën tënde për të goditur Boshtin!”, duke treguar me tallje portretet e tre diktatorëve.

Fig. 2
Ne Fig. 2 kemi ilustrim patriotik amerikan me Kapitolin dhe sloganin optimist “We can and… we will!”, e ila do te perkthehej: “Ne mundemi dhe… ne do ta bëjmë!” Djathtas si dhe ne rastet me zarfet e tjer, pullat e postes amerikane me flamurin shqiptar.

Fig. 3
Ne Fig. 3 kemi nje ilustrim te kompozuar bukur, me shqiponjën që mban flamurin shqiptar. Mesazhi “Salute to Albania”, nenkupton përshëndetje te drejtpërdrejtë, si simbol solidariteti dhe respekti per popullin shqiptar.
Fig. 4
Ne zarfin e Fig. 4, ilustrimi propagandistik me doren që mban shpatën, te ngulur mbi flamujt gjerman, italian e japonez, shpreh mesazhin e qartë të luftës kundër fashizmit dhe nazizmit. Teksti “It shall be done”, do te perkthehet: “Do të kryhet” , e cila është shprehje e një deklarate vendosmërie.
Fig. 5
Ne zarfin e Fig.5 ilustrimi në të majtë tregohen dy figura burrash me kapelë cilindrike,qe nenkuptojne qyteterimin amerikan, te cilet mbajnë një banderolë me mbishkrimin “Between us we can do the job”, e cila do te perkthehej: “Bashkë ia dalim”. Edhe ky slogan ishte pjesë e propagandës morale gjatë luftës, duke nxitur bashkëpunimin dhe solidaritetin.
Fig.6
Ilustrimi në të majtë te Fig. 6 tregon një ushtar shqiptar me veshje tradicionale, me pushkë në dorë, pranë një shqiponje të madhe dhe peizazhit malor. Ky vizatim është një përfaqësim i identitetit kombëtar dhe rezistencës shqiptare.
Fig.7
Ne Fig. 7 kemi imazhin e mbretit Zog, i cili paraqitet në uniformë ushtarake, duke e theksuar figurën e tij si monark i dëbuar nga pushtimi italian. Teksti shoqërues: “Blustering, bulldozing Mussolini drove King Zog early from his throne and people”, qe do te perkthehej : “Mussolini i zhurmshëm dhe shkatërrues e dëboi Mbretin Zog nga froni dhe nga populli i tij.”
Fig.8
Ne Fig.8 teksti shoqërues përshkruan Shqipërinë si një vend të pushtuar nga Italia më 7 prill 1939, largimin e Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë, si dhe bashkimin e Shqipërisë me kurorën e Viktor Emanuelit III. Përmendja e Mbretëreshës Geraldinë në mërgim, një detaj që e bën zarfin më personal dhe prekës, duke theksuar fatin e familjes mbretërore shqiptare. Perkthimi plote majtas i zarfit: “Shqipëria (Kryeqyteti, Tirana). Popullsia (sipas censusit të vitit 1930) 1,003,124. Sipërfaqja, 10,629 milje katrore. Ngjyrat e flamurit: e zezë dhe e kuqe e errët. Italia pushtoi Shqipërinë (7 prill 1939) dhe Mbreti e Mbretëresha u larguan. Asambleja Kombëtare e Shqipërisë ia ofroi kurorën Mbretit Viktor Emanuel të Italisë (12 prill) dhe ai e pranoi. Po atë ditë Dhoma e Korporatave dhe Senati në Romë miratuan Bashkimin e Italisë dhe Shqipërisë. Ka një monarki kushtetuese, froni është trashëgimtar nën dinastinë e Mbretit Viktor Emanuel. Francesco Jacomoni, ministër italian në Shqipëri në kohën e aneksimit, u emërua nga Mbreti si Lartmadhëri e Përgjithshme e Shqipërisë. Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë tani në mërgim
Fig. 9
Ne imazhin e Fig. 9, ilustrimi në të majtë paraqet një ushtar, një marinar dhe një grua civile, të gjithë me dorën ngritur në shenjën V,tregues per fitoren. Ky gjestikulacion ishte simbol i fitores dhe rezistencës kundër Boshtit. Majtas ka nje tekst shoqerues i cili përmend një transmetim radiofonik nga Londra më 14 janar 1941, ku një refugjat belg i nxiti popujt e shtypur të përdorin shenjën “V” për të minuar moralin e Boshtit. Ky detaj e lidh zarfin me propagandën ndërkombëtare dhe përdorimin e simboleve të thjeshta për të ngritur shpresën.
Fig.10
Ne Fig.10 me tekstin “United states honors the occupied nations in Europe” ( qe ne shqip do shkruhej “Shtetet e Bashkuara nderojnë kombet e pushtuara në Evropë”), tregohet solidariteti i SHBA me vendet europiane të pushtuara nga fuqitë e boshtit, perndryshe nje mënyrë për të shprehur mbështetje morale dhe politike për popujt që vuajtën nën pushtim. Shpjegimi i simbolikave ne ilustrimin nga e majta e zarfit: Flamujt e vendeve europiane të pushtuara, rrethojnë një emblemë me shpatë dhe degë ulliri, kontrasti mes luftës dhe paqes. Shpata përfaqëson rezistencën dhe luftën kundër pushtuesve, ndërsa ulliri simbolizon shpresën për paqe pas fitores.
Fig. 11
Ne Fig. 11 pasqyrohet një shqiponjë e madhe amerikane qe mban në kthetra Adolf Hitlerin mbi një glob. Poshtë shkruhet me te kuqe: “Not so fast, Adolf”, qe do perkthehej “Jo aq shpejt, Adolf!”, duke perbere një mesazh metaforik, që nënkupton se planet e tij për pushtim nuk do të realizoheshin aq lehtë.
Analiza e zarfave të paraqitur më sipër është mjaft domethënëse. Të udhëtuar apo jo, ata sot përbëjnë dokumente autentike të kohës së luftës, që pasqyrojnë klimën politike dhe morale të epokës. Përveç pamjes së jashtme, keto letra brenda tyre shpesh mbartin histori të gjalla të një periudhe të vështirë për mbarë botën. Solidariteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i materializuar në këto zarfa dhe artefakte filatelike, nuk ishte thjesht propagandë, por përfaqësonte një akt politik dhe moral, një gjuhë simbolike përmes së cilës një fuqi e madhe demokratike shprehte përkrahjen e saj për një popull të vogël, të pushtuar dhe të rrezikuar nga ideologjitë totalitare. Ky solidaritet kishte ndikim të fuqishëm psikologjik dhe politik: forconte moralin e rezistencës shqiptare dhe krijonte bindjen se sakrifica e tyre ishte pjesë e një përpjekjeje globale kundër fashizmit. Përhapja e këtyre materialeve në mbarë botën nuk ishte vetëm strategji komunikimi, por një mekanizëm i solidaritetit ndërkombëtar. Për shqiptarët, të shihnin flamurin e tyre të shoqëruar me slogane amerikane, ishte një dëshmi se lufta e tyre nuk ishte e izoluar, por pjesë e një aleance më të gjerë. Në këtë kuptim, propaganda amerikane shërbeu si gjuhë e mbështetjes morale dhe politike për rezistencën shqiptare.
Fitorja e Aleatëve nuk mund të kuptohet pa dimensionin e solidaritetit. Zarfa të thjeshtë në pamje, por të mbushur me mesazhe të fuqishme, treguan se propaganda, kur shndërrohet në gjuhë përkrahjeje, bëhet një “armë morale” kundër fashizmit. Lufta e Dytë Botërore u zhvillua jo vetëm në fushën e betejës, por edhe në frontin e ideve. Zarfa historikë të SHBA-së, që pasqyronin mbështetjen për Shqipërinë, mbeten dëshmi e gjallë e kësaj fuqie të solidaritetit dhe të miqësisë mes dy popujve.