Marin Tukaj, një tjetër bashkatdhetarë që i bashkohet Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I lindur në Hajmel, Shkodër, z.Tukaj ka studiuar në fushën turizmit dhe mjedisit dhe është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në master shkencor pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Marini ka qenë pjesëmarrës në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e menaxhimit, turizmit dhe mjedisit. Gjithashtu ka qenë pjesë e disa shoqatave mjedisore në Shqipëri. Ka një eksperiencë disa vjeçare si drejtues në institucione publike ndërsa vitet e fundit është fokusuar në menaxhimin e bizneseve të ndryshme. Të rinjtë që aderojnë në Vatër janë shpresë, energji dhe investim në jetëgjatësinë e Vatrës. Vatra rritet çdo ditë. Vatra është organizata patriotike me serioze dhe dinjitoze në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vatra është historia, krenaria, identiteti dhe trashëgimia e shkëlqyer e shqiptarëve në Amerikë.