

Patriotja dhe veprimtarja e çështjes kombëtare në mërgatën shqiptare të Amerikës zonja Effi Qeleshi kryetare e degës së Vatrës në Worcester, MA, dhuroi 1 mijë dollarë për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, ndërsa patrioti Endri Filipi dhuroi 500 dollarë. Zonja Qeleshi si veprimtare, patriote, humaniste, vatrane e angazhuar në komunitetin shqiptar të Worcesterit është një shembull i shkëlqyer i gruas shqiptare dhe model suksesi e frymëzimi për Vatrën e komunitetin shqiptar. Nënkryetari i Vatrës në Tampa Bay Florida z.Endri Filipi aktivist i shkëlqyer, është ndër vatranët kontributorë në Federatë. Çdo vit, për çdo fushatë të Vatrës z.Filipi kontribuon bujarisht duke qenë ndër patriotët më shembullorë në Vatër dhe komunitetin shqiptar në Tampa. Fisnikëria e Effit dhe Endrit dhe shqiptarëve që japin për Vatrën e bëjnë Federatën dhe misionin e saj në shërbim të çështjes kombëtare, të përjetshëm dhe të pavdekshëm. Federata Vatra përulësisht falënderon çdo patriot që kontribuon për Vatrën.
Mirënjohje për bujarinë dhe fisnikërinë Effi Qeleshi dhe Endri Filipi.