Sipas Vorpsit, Zëdhënësja e Partisë Demokratike, “Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria dy vite më parë, me akuzën e kontrabandës, është gjetur nga Edi Rama, dhe është emëruar menjëherë Drejtor i Zyrës së Punësimit në Kavajë. Dy vite më parë, në verën e vitit 2012 Saimir Kurti, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga Kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh. U kallëzua, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria”, shpjegoi ajo.
Vorpsi shtoi më tej se ky person, pak ditë më parë, ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, i propozuar nga Erion Veliaj, në një ceremoni ku prezantimin ia ka bërë Kryeministri, Edi Rama.
martin kurtiMund ta dalloni në këtë foto, personin e shpallur në kërkim për kontrabandë, që qëndron para kryeministrit dhe në krah të ministrit. Nuk do mend e kalem, për ta kuptuar se sa boshe është retorika e Kryeministrit për merita e profesionalizëm. Me emërimin që po denoncojmë ne sot, del qartë se rilindja e Edi Ramës, është thjeshtë e vetëm rilindje e personave që kanë probleme të rënda me ligjin, por që i shërbejnë interesave klienteliste të partisë, Kryeministrit dhe Ministrave të linjës. Heshtja e Kryeministrit vetëm e zmadhon skandalin dhe trash më shumë qeverisjen e tij”, thuhet më tej në deklaratë.