Nga Ilir Levonja-Florida/
Kjo letra e Mesila Dodës, që po qarkullon kaq shumë. Dhe që na ka futur në debate miqsh dhe armiqsh. Më kujton letrën e Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës më 1985ën e largët. Po ndërsa ai i kohës, Kryeministri, deputeti, anëtari i Presidiumit etj. Çfarë ishte e nuk ishte…, i qëndroi besnik Partisë. Këta të post kohës së Mehmetit kanë kaq shumë liri sa mund të shkojnë ku të duan, të flasin si të duan dhe ta nxjerrin veten krejtësisht të kulluar edhe pse kanë vegjetuar për njëzet e kusur vite brenda llumit që demaskojnë. Ndërkohë ne shqiptarët edhe pse e dimë mirë se faji edhe kur vesh kostum apo vë vello, askush dhe kërkush nuk e merr për rrisk si burrë apo grua. Prapë ne nxjerrin fajtorë. I nxjerrim me shumicë dhe me gisht. Të bindur përjetësisht në të drejtën tonë. Të bindur në jetë të jetëve se faji asnjëherë nuk na ka cekur, edhe pse kemi jetuar me ‘të, kemi kaluar vite nga e përditshmja jonë që nuk është jetë vetjake. Por ajo e një personi publik me aktivitet politik, që është aspiratë për të qënë shtetar i vendit tënd.
Sot koha e internetit na jep mundësi të shohim statutet e njëritjetrit. Shtypin në përgjithësi dhe reagimet e qytetarëve kudo që ndodhen. Por edhe personave publikë, ata të mandatuarit nga ne si popull. Pasi gjithçka është publike. Dhe në ato të Mesilës (statutet, pasi janë disa) vihen re vetëm një armatë e madhe miqsh që e quajnë xhestin e saj një heroizëm. Kurse ata të tjerë ”miq” që i bëjnë ndonjë vërejte, u fshihet komenti. Edhe pse ankesat e tyre janë këmbëngulëse. Në aspektin tjetër jo vetëm Mesila por tërësia jonë, i trajtojmë problemet në emër miqësish dhe të miqve. Vet Mesila u kërkon ndjesë gazetarëve miq për interesin e treguar. Por që ajo i ka refuzuar. Dhe po ashtu miqve, apo demokratëve të vërtet të cilëve u është mbyllur goja dhe janë anashkaluar.
Para së gjithash t’i përgjigjesh shtypit, është detyrim publik, jo detyrim mes miqve. Të paktën për sa kohë mban në supe mandatin e deputetit të Kuvendit në vendin tënd. Dhe detyra nuk është raport mes miqve, pavarsisht edukatës që të lejon të përdorësh këtë si terminologji.
Rasti i Mesilës është bërë një fenomen kopjakeq i politikës tonë. Dhe për më keq akoma, është përfshirja jonë me këto tendenca tifozërish mes miqsh e shokësh. Duke sikur e kemi dënuar veten, jo për të drejtën universale, por për atë të mikut apo shokut. Nga ana tjetër nuk e di, por nuk u duket se ka një shfaqje boshllëku të mandatit të deputetit me Kushtetutën e vendit. Edhe pse mund të jetë e rregulluar ligjërisht, prapë shfaq dukuri negative në jetën politke. Do të ishte më e udhës që një deputet, aq më tepër kur flet për llum partiak, bashkë me largimin nga Partia, t’i largohet edhe mandatit të vet, që e mori nga ajo. Në listën e Partisë ka të tjerë militues që presin në radhë.
Përse u privohet kjo e drejtë anëtarësie? Pra një xhest largimi duhet të konsiderohet automatikisht
dorëheqje. Dhe jo kalim sa tek njëra forcë politike tek tjetra.
Për së pari nuk dot të kemi më forca politike që bëhen problem. Përshembull, LSI është sot një e tillë që ka grumbulluar të gjithë të ikurit nga të gjithë krahët. Kujtoni qeverisjen me PD, skandalet më të mëdha erdhën nga emrat që përfaqësonin këtë forcë politike. Kështu po ndodhe edhe sot në koalicionin qeveresisës. Një e tillë po bëhet edhe PDIUja. Madje edhe pse flet në emër të çemërve, ka kthyer misionin e saj në karrike dhe zyra administratash.
Nga ana tjetër puna e meritave, u bë një gangrenë shekullore në lidhje me etapat e tranzicioneve politike në vendin tonë. Mbajë mend se dikur ishin të privilegjuar ata që luftuan, që bën luftën sipas regjimit në pushtet. Më pas ata që quheshin të persekutuar, apo Lëvizja e dhjetoristave…, ata pa dosje etj. Lëvizja e Dhjetorit përmbysi një pushtet, jo për të imituar. Dhe nën pretendimin e meritave, dekoratave, të sundojë vendin. Apo brenda një Partie. Dhjetoristë ka djathtas, majtas, midis dhe dikund diku në heshtje. Një lëvizje i shërben vendit për një afat të caktuar. E rëndësishme si kudo është mundësia. Sot në Shqipëri ankohen ata që thonë se luftuan. Ankohen ata që thonë se u persekutuan. Ankohen ata që përmbysën diktaturën. Ankohen nënkryetarët për Kryetarët dhe formojnë Parti pa ndërprerje. Dhe nëse nuk formëzojnë, shtojnë radhët në ato të tipit LSI. Bëhen pjesëmarrës të shkeljeve statuore, idealeve etj, e mbas njëzet e kusur vitesh, herë si pushtetar dhe herë si opozitar, prapë i ankohen popullit. I qahen për njerëz llum në radhët e ishPartisë.
Një Parti nuk bëhet e mirë kur më pyet mua, por kur unë jam pjesëmarrës i saj dhe i mbroj idealet.Nuk mburrem dhe as nuk mbaj ato për dekorata. Kësisoj do të kemi edhe një jetë më të përgjeshme politike. Dhe për rrjedhojë një kohë ndryshe, pa tranzicionin e përjetëshëm made in Albania.
Nuk e di se çfarë mendojnë votuesit e Mesilës dhe të tjerë ikanikëve. Por ka ardhur koha që mandati tu mbetet juve. Dhe jo deputetit.
Astrit Bardhi says
Mesila ben mire te nderroje profesionin sic ka bere deri me sot, nga studente e dhjetori, zedhenese e Fatos Nanos, nga Fatosi debutete me dy kahje e PD, pra e paafte per t’i shebyer vendit si politikane, ndaj mandate t’i kaloi atij qe i sherben opozites se sotme per te mundesuar vazhdimin e reformave ne dobi te demokracise sidomos kunder kriminalizimit te kuvendit.
Lek mirakaj says
A nuk do ishte me e drejte që mandatin e deputetit ta kishte në dorë populli dhe jo kryetari I gjithpushtetshem I partise.Ndoshta ka ardhur koha të kemi të zgjedhur nga populli dhe jo servile të emëruar nga kryetari I plotë fuqishem dhe I pagabushem?