
Ambasador Flamur Gashi/
28 korrik 1922 – 28 korrik 2024



GËZUAR
102 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike
Shqipëri – SHBA
……………………………………………………………..
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – SHBA
janë vendosur zyrtarishtë, më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Woodrow Wilson doli në krah të shqiptarëve.
Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh, duke filluar gjatë luftës së dytë botërore dhe pastaj gjatë gjithë kohës së regjimit komunist, për t’u rivendosur sërish më 15 mars 199, me përmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Ambasadori i parë amerikan, në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik, më 4 dhjetor 1922. Ndërsa William Rajerson u bë ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve në vitin 1991.
Ambasadori i parë shqiptar, në Uashington DC ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Mbreti i Shqiptarëve Ahmet Zogu.
Zyrtari i parë i lartë i SHBA-së, që vizitoi Shqipërinë
ishte Sekretari Amerikan i Shtetit, James Bakeri cili erdhi në Tiranë më 21 qershor 1991, 3 muaj pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Presidenti i parë në detyrë i SHBA-së, që vizitoi Shqipërinë
ishte Presidenti George W. Bush, icili erdhi në vendin tonë më 10 qershor 2007.
Para dy viteve, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA – Shqipëri
dhe 15 vjetorit të vizitës së presidentit Bush në Tiranë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), ka zhvilluar një konferencë me pjesëmarrje të personaliteteve diolomatike dhe politike, si dhe disa aktivitete të tjera ku është theksuar partneriteti i ngushtë mes dy vendeve dhe kombeve tona, si dhe është potencuar fuqishëm se SHBA-të
mbeten një nga aleatët strategjik dhe kryesor të Shqipërisë
, Kosovës
dhe kombit shqiptar
në përgjithësi!

See insights and ads
All reactions:
66