Sot do t’ju tregoj për qytetin e trëndafilave. Ju keni kuptuar që po flas për Përmetin.
Po ta vizitoni në këtë kohë,do të vërtetoni se vërtetë është qyteti i trëndafilave.
Aroma e tyre e parezistueshme, ndjehet sapo kaloni urën e Vjosës dhe hyn në qytet, mbretëron në çdo rrugë e rrugicë, derdhet nga dritaret e shtëpive dhe nga ballkonet e mbushura plot prej amvisave përmetare, nëpër lulishtet që shpërthejnë nga ngjyrat.
Duket se nuk kishte ku të lindte tjetër një poet si Naim Frashëri, veçse në një zonë si Përmeti, dhe për këtë ka parasysh natyrën e rrallë të vendit, ku kurora e gjelbër zbukuron kryet e qytetit të vogël, ndërsa “Guri i Qytetit” është kthyer në simbol identifikues. Ndoshta jo vetëm prej bukurisë së natyrës por edhe për bukurinë e këtyre njerëzve, numri i turistëve të huaj që vizitojnë Përmetin, sidomos nga pranvera deri në vjeshtë, është shumë i lartë.Të jesh bujtës në Përmet dhe të largohesh pa provuar glikot e famëshme, rakinë apo verën përmetare, pa vizituar kishat dhe manastiret që e qarkojnë, pa u hedhur deri në Hotovë, mes erës së pishave e bredhave të parkut, pa bërë një banjë kuruese në Bënjë, apo pa bërë një vizitë në Frashër, ku ndonëse shtëpia e vëllezërve rilindas është në gjendje jo të mirë, fshati është prapë i bukur dhe ka vlerë të vizitohet.
Të jepet mundësia jo thjesht të shikosh rrugicat e kalldrëmta të zonës së vjetër të qytetit por edhe fshatrat e vjetër, kishat sidomos ajo e Leusës dhe e Kosinës, në stilin e mrekullueshëm bizantin, përgatitjet e amvisave për zairenë e dimrit, me vazot e qelqta me gliko, turshitë e shumta dhe gatimet e famshme përmetare, të denja për një tavolinë feste me mbretëreshë rakinë dhe verën e zonës. Përmeti mund të quhet pa ngurim edhe qytet “Qefli”. Që në lashtësi e më vonë, udhëtarët e huaj si Evlia Çelebiu, F. Pukëvili, Edit Durham, etj., kanë folur me konsiderata për mikëpritjen, bujarinë, pastërtinë e popullsisë përmetare.
Qyteti ka marë formën e tij moderne pas rregullimeve urbanistike të cilat janë kryer në vitin 1964. Ai ka një arkitekturë tipike me një shesh qëndror dhe me rrugë që zbresin nga kodrat e Bolëngës në qendër të qytetit, gjer buzë Vjosës ku ka rrugë paralele me lumin me shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte. Përmetarët i ruajnë me fanatizëm fjalët e miqve, që përligjin mikpritjen, si të kenë frikë se mos, këtë herë miqtë nuk u kënaqën sa duhet e ata patjetër duhet të dinë se si janë pritur miqtë në vite.
Qyteti i Përmetit është sinonim i një qyteti me një mikpritje të rrallë, qytet i luleve, i këngëve popullore, lirike me saze, qytet i verës e rakisë dhe glikove tipike e unikale si ajo e arrës, kumbullës, kajsisë, etj.
Në qytet e rreth tij, ka shumë objekte monumente kulture si kisha postbizantine e Shënepremtes e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës etj.
Sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të rrethit.
Në fushën turistike, rrethi i Përmetit ka shumë mundësi sidomos në zhvillimin e turizmit të gjelbër dhe atij kulturor. Në zhvillimin e turizmit ndikojnë: Situata gjeografike dhe klimaterike e favorshme. Zona malore e rrethit ka hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë si zona për shëtitje dhe alpinizëm. Klima mesdhetare, dielli dhe temperaturat e larta mesdhetare janë shumë të favorshme për zhvillimin e këtyre aktiviteteve. Mjedisi natyror i mbrojtur, pasuria historike dhe ndërtimore, kanë ruajtur një arkitekturë tradicionale (shtëpi të ultëa prej guri me çati prej pllakash guri) shumë të vlerësuara prej turistëve të huaj. Popullsia mikpritëse është e gatshme për të pritur miq dhe për t’i ofruar atyre një pjesë të madhe të produkteve që ata i prodhojnë vetë.
Pikat turistike më karakteristike të Përmetit janë Bredhit i Hotovës,që gjendet në zonën e Frashërit në verilindje të Përmetit. Ky park konsiderohet si kurora e gjelbër, që tërheq menjëherë syrin e vizitorëve. Kushtet klimatike janë të favorshme në zhvillimin e florës dhe faunës.
Turizmi malor, eskursionet dhe kampingjet nuk i mungojnë kurrë këtij parku, jo vetëm nga banorët e Përmetit por nga i gjithë Ballkani e Europa. Në vitin 1996 ky bredh u themelua si park kombëtar.
Bredhi i Petranit gjendet ne luginën e sipërme të Vjosës, Petran-Carçovë dhe ka një sipërfaqe prej një hektarë. E veçanta është se bredhat janë rritur dhe zhvilluar në një zonë jashtë aorealit të përhapjes së bredhave.
Ujrat Termale të Bënjës, njihen me emrin banjat termal të Bënjës dhe ndodhen 14 km larg qytetit të Përmetit. Në komunën Petran, gjenden 6 burime në rrëzë të shkëmbinjte masivë, në të dy anët e lumit Lengaricë. Rruga për të shkuar në këto monumente natyrore është nëpërmjet itinerarit automobilisitik Përmet-Petran-Bënjë. Ujrat me bazë sulfurore kanë efekte shumë të larta kuruese nga të cilat 4 burime përdoren për sëmundje kronike të reumatizmës, një tjetër për sëmundjet e stomakut , dhe i fundit për sëmundjen e lëkurës.Gjithë rrjedha e vjosës dhe luginat që ajo krijon,jan një admirim turistik.
Ai është një lum i rrjedhshëm dhe herë-herë i rrëmbyeshëm nga ku veç plazheve të vogla që vendasit i shfrytëzojnë me efikasitet dhe i ruajnë e i mirëmbajnë, lumi shërben edhe si terren sportive për shumë sporte ujore.
Përmeti vërtet nuk ka det, por ka lumin më të bukur dhe më natyror të vendit. Disa ditë turistike në Përmet, do të ishin ditë njohjeje me natyrën,me traditën,me kulturën dhe me historinë.
Infrastruktura rrugore ka bërë që Përmeti të afrohet me Tiranën dhe qytete të tjerë te Shqipërisë(Kortezi:Nikolla Lena)
Guri Naimit D. says
Faleminderit “DIELLI”se vwrtet mora sot,”Erwn e Trwndafilave sa “Trashwgimine e “VELLEZERVE FRASHERI” nw Toronton me vranwsira, pavarwsisht se jemi nw fund Korrik, mw bwtw tw “ngrohem” me “Diellin” tuaj, sa “Trendafilat e Permetit”,qw ndihem krenar, si bir i Zavalanit,fshat ky i atij rrethi, me trashwgimi ty vyer nw trevwn e “DANGELLISE “NAIMJANE” me “BIJTE e tij, qw pwrjetwsojne atw fshat; MENDU, IZET, e FEHIM e i biri TAJAR ZAVALANI, sa
‘Kapedanit Jono P. Xhoga, RENE SI BIEN TRIMAT nw mbrojtie tw Pavarwsisw porsa shpalur, atje tek “Ura e dashit nw Lengaricw, krye cetws qw komandonte,krah cetws sw Papa Stath MELANIT, kunder ushtwrive tw fqinjwve jugorw, qw donin tw pushtonin Shqipwrine e jugut,sa u shpall Pavaresia.
Pa mw bwjnw akoma mw krenar qw nw kuadrin e 70 vjetorit tw clirimit tw atdheut i pwrmwnd me krenari partizanwt e atij fshati,nw Luftwn N.Clirimtare:
-XHOXHI C. XHOGA,luftwtar partizan, deri tej kufirit nw Koasovw e Metohi, sot 87 vjecar jeton nw Korcw, duke dhene kontribut si veteran.I urojmw pleqwri tw shwndetwshme. Stavri M. XHOGA, Toli S. Thanasi, Pandi Kote, Rushan Tahiri, Qazim e Haki e Hekuran Hamiti,bij tw atij fisi patriot. Kwta ndjesw pacin, larguar nga jeta pas njw kontributi tw frutshwm dhe pas clirimit tw atdhuet, veprave tw rindertimit e ndertimit, bwrw specialistw tw industrisw, sa kuadro tw ushtwrisw.
Shkruaj kwto radhw me kwtw artikull, marw shkas dhe nga z. Nikolla Lena,(si kortezi), unw “djegur”, emisionin e Tv.”Pasqyrws Shqiptare”nw Toronto,tw vwllait tij Ilir,e me faqen e “DIELLIT” para kompjuterit, unw gjyshi 78 vjecar,sot mora nw “TRINITRINE”.
Ndeja qwllimisht pa dalw nga shtwpia, tw shihia emisionin televiziv “Pasqyra shqiptare”, kwtu mes lagjes “Skalboro tw Torontos e pikwrisht ku kryqwzohen dy rrugw pa fund tw saj.. “Viktoria Partk” dhe “Faramacy” dhe,sdi si mw kaloi ora e emisionit, unw shastisur, mes leximeve te shtypit tw ditws e ja mes tyremw doli “DIELLI”;
humba atw emision tw shumwpritur(ardhur nga tirana pwr tw kontaktuar me kwtw TV. e drejtuesin Ilir Lena,po ja fitova tjetwr emocion pwrmes jush, qw jeni vertet; “DIELL”qw s’ka perwndim.
Pos kwsaj,si e shtunw, ditw pushimi kwtu,festuar me nip e mbasw,aritiet e tyre si studente;i pari mbaruar Konservatorin,(Pjanist specializuar Jorgo Kalo me prindwr gjirokastrit e pwrmetare),sa Ana ime mbesw,nw nisie Universitetin,e pasionuar pwr MESUESINE,pasion si “Gjimnaste” e klubit “Kalev” nw Toronto,tashmw mbushur njw faqe tw dhomws saj,me diplloma e MEDALIE,marrw ato nga: Torontua, ne SPANJE, SOFIE, MOSKE e sw fundi JOHANEZBURG, mw ekipin e saj gjithnjw tw suksesshwm: “GJIMNATE AEROBI”.
Ja tw nderuar miq tw gazetws “DIELLI”,qw mw bwni t’iu falenderoj, se me ta, pos tw tjerave, lexova kwtw shkrim brilant, pwe VENDLINDIEN e PRINDERVE TE TYRE sa PERMETIN e TRENDAFILAVE e BUJARISE, sa tw PENES “NAIMJANE” e KENGES sw Mentor XHEMALIT E LAVER BARIUT, bijtw e tij, pasues.
Besoj se mw falni mua gjyshin, se sikur kam dalw ca nga tema…po gjyshit i falet. Emisionit e Tv “Pasqyra shqiptare te ILIR Lenes, shiheni NESER e diele 27 korrik ora 1400.(mos u lajthitca si sot),qw s’mw doli keq, me JU..”DIELLI” pa PERENDIM e SHKELQIM pa kufi.
Jua paca borxh tw nderuar botues tw:”JEHONE DIELLI”, po quaj unw, shkrimin pwr Permetin..
(Nonje lapsus faliani gjyshi..”dehur” se mezi pret tw rikthehet nw atdhe, nw kwtw vit JUBILAR;”70 vjet CLIRIM”.
Toronto 27-07-2014 Guri Naimit D.