
Analizë, mendime, zgjidhje
Kemi disa dhjetra vjet që vetëm ankohemi, grindemi, digjemi, përbaltemi duke mbetur skllevër të këtyra bëmave të mbyllura në një rreth të çeliktë. Të tillë ‘’duke hedhur vallen e vdekjes,, brenda një metali të fortë rrjedhoj edhe e ndërgjegjes kulturës e zhvillimit ekonomik të prapambetur, shoqëruar me karakterin e fortë e të mbrapsht jashtë kohe të shqiptarit. Problemi hakmarrës i natyrës duhet gjykuar me gjakftohtësi duke analizuar faktorët natyrë – shoqëri – ekonomi. Dhe më tej politikën ekonomike, ekologjike e strategjitë e përdorura për të ruajtur natyrën, tokën si djepin e ushqimit dhe jetesës si dhe kulturën, të sjellurit e të vepruarit të çdo shqiptari ndaj natyrës e mjedisit ku jeton.
Shpopullimi i fshatrave, mbipopullimi i fushave bregdetare
Një sistem politiko – ekonomik ishte kalbur, mykur, po i gërryheshin themelet nga gabimet e shumta në qeverisjen e vendit. Dhe sigurisht erdhi përmbysja e tij e dhunshme, shkatrrimtare në të gjitha lëmërat, ekonomike, politike, institucionale, të natyrës etj. Një sistem i kundët për nga përkatësia e pronës, organizimit, shpërndajes të të ardhurave po lindte.
Në këtë kalim ndërrim pushtetesh, ekonomia u paralizua, populli mbeti i pa punë rrjedhimisht pa të ardhura financiare pa prodhime për konsum të përditshëm. Atëhere shqiptarët u shkëputën nga katundet e malsitë si shkëmbinjt nga veprimi agresiv i faktorëve klimatikë. Ato u larguan nga foletë e tyre u shpërndan me moton’’sejcili për vete zoti për të gjithë,, në ish fushat e kodrinat dikur toka buqësore, masivet e pemtoreve, vreshtave, në shtretërit e lumenjve e përrenjëve, në ish kënetat e dikurshme, në rrethinat e qyteteve, kryesisht në shqipërinë bregdetare. Ikja u kthye në apoteozë, qëllim në vetëvete nga viti 1990 e në vazhdim. Shteti nuk ishte, politikanët grindeshin qirreshin për karrike, për t’u pasuruar e dhjamosur me pasuritë e dikurshme, pa kurrfarë planesh, strategjish, ngritje strukturash ekonomike, shkencore etj.
Çfarë ndodhi në vazhdim?
Nuk do të merremi me historitë e përmbytjeve të 36 vjeteve të fundit, tranzicionit pa mbarim. Ne do të analizojm dy përmbytjet brenda katër muajve (Tetor 2025 – Janar 2026) për të zbuluar shkaqet objektive dhe subjektive dhe si mund të parandalohen pjesërisht. Dhe ja një ndër kronikat e fundit të muajit tetor të vitit që sapo lam pas. Lexojm. ‘’Rreth 100 banesa në Vaun e Dejës janë pushtuar nga uji si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut në 24 orët e fundit. Shtëpitë e prekura janë në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, tha se shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati e përroit të Glinës, ku veç banesave, uji ka sjellur dëme edhe në bagëti, shpend e bletë.,, (TV. Bulqiza, 26.10.2025) Kuptohet se vetëm një degë e përroit të Gajadrit ka shkaktuar dame të tilla. E bafasishme, e habitshme, apo e çudiçme?
Tanima po paraqesim për lexuesin vërshimet e disa lumenjëve e përrenjëve në fillim të muajit janar 2026. Kjo për të argumentuar e nxjerrun në pah gabimet në admistrimin e qeverisjen e mjedist natyror, veprave hidroteknike krijuar nga njeriu, projektet e planimetritë e qyteteve e fshatrave të pa qena ndonjëhere. Dhe ja lexojm me kujdes gjeografinë e tyre. ‘’Shikoni çfarë po ndodh në Dukagjinin e Ri, Thumanë, nga çarja e argjinaturës të lumit Droja.,,(Kronikë 08.01.’26)
‘’Argjinatura e lumit Devoll vazhdon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3 600 hektar tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.,, (Sh com. 10.01.’26)
Zbresim në shqipërinë e mesme, dhe ja situata:‘’Pamje dramatike. Uji kalon mbi Urën e Mifolit (Lumi Vjosa S.M.) (Euronews-alabnia 08.01.’26)
‘’Lumi Semanit (degëzim i lumit të Devollit dhe Osumit) ka 2 orë që ka përmbytur 500 ha sera të Goriçanit. (I. Pilku, 08.01.2026)
‘’Report Tv ka sjell pamjet me dron nga zona e Mbrostarit ku qindra hektarë tokë bujqësore janë të mbuluara nga uji, si pasojë e daljes së lumit Seman nga shtrati. (11.01.’26)
Ngjitemi te lumi në afërsi të kryeqytetit dhe ja situata. ‘’Lumi i Erzenit përmbyt fshatrat Katundi i Ri, Rreshbullin, Sukthin dhe varrezat e fshatit Jubë. Janë larguar nga shtëpitë e tyre 667 banor. Janë përmbytur 2500 hektar (ha) pemtore.,, (Report TV. 09.01.’26)
Dhe tani ngjitemi për të kuptuar se si paraqitet gjendje në prurjet e lumit Drin. Lexojm: ‘’Hidrocentrali i Fierzës ka nisur shkarkimet e kontrolluara, pasi ka arritur kuotën maksimale prej 292.60 metrash. Fierza po shkarkon përmes portës së 3-të 50 m3 / ujë në sekondë, ndërsa po prodhon energji elektrike me 3 turbina.,, (Report TV. 11.01.’26)
I rikujtojm lexuesit se në shtratin e liqenit të Fierzës në me pak se një muaji dukeshin rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, urat etj., tregues të defiçiteve marramendëse të sasive të uji. Natyrshëm lind pyetja. Cilët ishin faktorët që ndikuan në mbushjen kaq shpejt të zgavrës të stërmadhe, ndërsa tani derdhim ujin e tepërt për në liqenin e hidrocentralit të Komanit e njëkohesisht punojnë tre turbina?
Lexojm përgjigjen, shkurtimisht.
Maleve ju vërsulëm me huliganizëm duke i xhveshur nga veshja e gjelbërt me sopata e motorsharra pa udhëheqje silvoteknike. Dhe ja përse? Familjet më të mëdha ose në zona më të ftohta mund të përdorin edhe më shumë, dru zjarri deri në 10–12 m³ në vit. Në nivel kombëtar, përdorimi total i druve për ngrohje shkon rreth 2–2.5 milion m³ dru në vit për të gjithë vendin, Për një familje mesatare shqiptare që përdor dru për ngrohje, konsumi vjetor është rreth 5–6 m³ dru në sezonin e dimrit. Shfrytëzimi i te cilave është kryer dhe kryhet nga firma fantazma pa drejtimin silvoteknik, me motivin: të vjedhim, duke shkatërruar gjithe biomasën e gjallë e të gjelbërt. Nuk po ‘’shfletojm,, masakrën për të prodhuar trupa sharre, shtylla miniere, landë ndërtimi për ndërtimet e mijëra shtëpive etj. etj.
Si rrjedhoi ja dhe rezultati, një ndër ‘’sukseset,,. Në një studim të INSTAT, të vitit 2022, volumi i përgjithshëm i pyjeve ka rënë në 30.5%. Pa u zgjatur po marrim per tu bindur dy vite. U shfrytëzuan 73.1 milionë m3 në vitin 2010 dhe me një rënje të lehtë në 50.8 milionë m3 në vitin 2022.
Le t’i shumojm faktet për të krijuar te çdo lexues e studiues pemën e lulëzuar të bindjes. ‘’Sipas INSTAT, gjatë viteve 2018 – 2023 Shqipëria ka humbur 320 mijë hektarë pyje dhe kullota…nga të cilat 82 mijë ishin pyje “të pastër”. Dhe ja çfare shkruan, ‘’Global Forest Watch ‘’se vetëm në vitin 2023 janë zhdukur 2200 hektarë pyje. (Gazeta Telegraf 17.04. 2025)
Nga ky shkatërrim barabar pa udhëheqje teknike u u kthyen ne shkretëtira mijera hektar pyje ahu pishe, bredhi duke zvogëluar sipërfaqen e pyjeve të lartë në 32% duke mos marrun parasysh, relievin e theksuar malor dhe kodrinor të vendit tonë, faktorët klimatik që do të vepronin me agresivitet mbi këto shpate, kodrina, pellgje përrenjësh e lumenjsh. Të cilët do të vepronin pa mëshire pa kursim mbi sipërfaqen e tokës tani ma pa ‘’çadrën mbrojtëse biologjike,, duke zhdukur edhe atë pak bimësi të shpëtuar krejt rastësisht. Për rrjedhoji ujrat sipërfaqsore do të vërshonin turrshëm, duke marre me vete shtresën biologjike, pra humuesin të formuar në harkun kohor më shumë se pesëdhjetë vjeçar dhe gërryer tokën. Pikërisht këtë katastrofë mjedisore, bioekologjike, ekonomike e shoqërore e ndjejm e shikojm tani në vitin 2026 dhe jo vetëm. E parashikuar kjo nge profesor, doktora shkencash, teknik pyjesh së paku një çerek shekulli ma parë, dhe ja: ‘’Haraçin e këtij barabrizmi do ta paguajn ato që do të vijnë pas nesh dhe nuk do të lenë gjë pa sharë dhe urryer deri në mallkim.,, Shkruan Doc. B. Xheko në një letër dërguar Prof. M. Kotro në vitin 2007. Biles erdhi më shpejt se sa u parashikua.
Pastaj ju ndezëm zjarrin duke i shkrumbëzuar pyjet që mbetën
Pa pergjegjësia e qeverive të ndryshme, mungesa e organizimit inxhiniero teknik pylltar në adminsitrimin, ruajtjen e shtimin e pyjeve solli me vete ‘’krimin me barbar në pylltarinë shqiptare,, Vënja e zjarrve nga individe të veçantë për të fshehur vjedhjen e investimeve pa kryer as edhe një ndërhyrje teknike, njerëzit e semur psikologjikisht ose të etur për krime e hakmarrje etj. Dhe ja disa të dhëna për të krijuar një përfytyrim sa më real mbi krimet ekologjike në ekosistemet pyjore dhe konkretizuar veprimet barbare të sipër shkruara
Ju vihet zjarri duke i shkrumbuar disa mijëra hektar në vit. Dhe ja faktet kokëforte. Në vitet “normale” zhduken një herë e përgjithmonë mbi 40 – 50 mijë ha në vitë me zjarre. Pasoja, zhdukja krejtësisht e vegjetacionit drunor shkurror barishtor. Këto shifra përfaqësojnë vlerësime mesatare ose tipike në periudhën 2006 – 2025 (Të dhëna nga EFFIS) dhe ja katastrofa mbi pylltarinë shqiptare: janë përfshirë nga zjarre kurorash 247 432 hektar pyje të lartë e shkurre.
Nuk po japim shifra të tjera. Këto janë të mjaftueshme për argumentime e bindur mbi shkak pasojat. Xhveshja nga mbulesa e gjelbërt, nga shajaku natyror mbrojtës nga gërryerjet e disiplinimit të rrjedhjeve ujore nga rreshjet e rëna shpateve të malve, pellegjeve të përrenjëve e lumenjëve ju shtua me egërsi shkrumbimi, hirëzimi, saharizimi masiv i vegjetacionit bimor drunor, shkurror e barishtor nga zjarret. Objektivisht sollën, shkaktuan, pasoja katastrofike, përmbytjesh i të gjithë fushave, (ultësirën bregdetare S.M.) ish kënetave, fshatrave, stallave të bagetishìve, shtëpive të banimit, qindra hektar serash etj. Përse? ‘’Nga shiu që bie nga atmosfrat në pyll, ky mban 30% nga kurorat, ndërsa vetëm 5,0% rrjedh në sipërfaqe, një sasi uji shiu prej 10 % avullon duke ja kthyer atmosferës, sfungjeri biologjik lejon të hyjë në poret e tija 10% e rreshejeve, avullohet nga aparati gjethor rreth 30% e ujit të ramun ne forme shiu, e pas disa muajsh ujrat e shiut furnizojn kapilarët nën toksor me 15 % të rreshjeve, duke ua dhuraur atë bimeve, kafshëve nëntokrore e mbi tokë, njerëzve, burimeve nëntoksore përrenjëve, lumenjëve me një disiplinë të fortë në kohë e hapsire.,, Përfundimi:’’Zjarret janë çrregulluesit e rrjedhjev të ujrave dhe nxitës te agresivitetit të gërryerjeve.,,
Rreshjet me intensitet të lart për një kohë të shkurtër të shirave dhe shkrirja e borës krijuan rrëke e përroska dhe u rrëmbyen ish pyjeve të zhdukura shtresën biologjike duke shtuar prurjet e lumenjve, përrenjëve etj. Mjaft profesor e specialistë pyjesh e kanë shprehur se këto do të shkaktojn fatkeqëi të mëdha, mjedisore në tokat bujqësore, qendrat e banuara etj. Dhe ja: ‘’Veprimet shkatërruese që ju bënë dhe vijojn t’i bëhen natyrës sonë, sidomos nga prerja pa kriter dhe djegja e pyjeve, janë shoqëruar me erozione shumë të fuqishme me përmbytje masive të zonave fushore.,, (M. Metaj, H. Zoto, Gj. Fierza. ‘’Pylli dhe njeriu.,, f. 37. Tirane 2012)
Si përfundim mund të shtojm edhe këto faktor që ndihmuan në përmbytjen e fushave bregdetare etj. Ngrohja globale e klimës, shkaktoi ndër të tjera, ndryshime fenologjike në jetën e botës bimore, ndryshimet e stinëve, rreshjet e shiut me intensitet shumë të lart në një kohë të shkurtër. Marrja e materialeve të ndryshme në shtretërit e lumenjëve, si rërat, zhavorrin etj. duke shkatërruar shtretërit e tyre mijëra vjeçar. Dhe së fundit shteti sehirxhi e indiferent ndaj këtyre dukurive.
Ish kënetat dhe banoret e maleve
Individë të ndryshëm, pa u menduar e thelluar në faktorët natyror të ‘’ushqyer nga veprimet barbare të njeriut,, se do të përmbyteshin ish kënetat me vërshimet e fuqishme të përrenjve e lumenjve që ushqeheshin nga relievet tanima kthyer në thatina të maleve, kodrave pjesë të gjeografise të Shqiperisë. Ato ndërtuan teknikisht me gabime duke mos ndërtuar xoklature 1-1,5 metra mbi nivelin e ish kënetës. Gabim i cili ju solli fatkeqësinë brenda në shtëpitë ku jetonin. Dhe ja vetëm një shembull për të kuptuar atë që ka ndodhur këtë fillim janari e do të ndodh. Lexojm. ‘’… 851 qytetar të larguar nga shtëpitë ndërtuar në një fushë ish kënetë tani nen uje.,, (periferia e qytetit të Durrësit S.M) (Euronews Albania 10.01. ’26)
Kjo fatkeqesi ka patur edhe faktor të tjerë subjektiv individual, shtetëror sepse nuk janë riparuar ose ndërtuar argjinatura anash shtretëreve të përrenjëve: u lejua saharizimi i pyjeve në male e kodrina me prerje e zjarre masive, po nga qeverisja e keqe ekologjike; nuk u pastruan kanalet kulluese vazhdimisht e vendosur në punë hidrovoret; hedhja e mbeturinave të amabllazhimit te ushqimve etj. ku të mundin, kryesisht pyjeve, shpateve të ujembledhësve dhe shtretërit e përrenjëve, lumenjëve, liqeneve etj. dhe keq administrimi nga shteti i tyre, pa strategi, pa teknologji, pa rregulla administrimi, po kontrolle e teknologji rifutje në qarkullim. Ose investimet u gllabëruan nga hajdutët e kohëve moderne të të gjitha niveleve.
Rrëshqitjet, faktoret qe i shkaktojn, pasojat
Një problem tjetër që kërkon zbulim shkaqesh e marrje masash teknike e ndërhyrje bioekologjike janë rrëshqitjet e shpateve, çarjet e bazamntit te udheve të makinave, skrapatave të tyre, duke dëmtuar pjesërisht e izoluar fshatrat. Po japim për lexuesin disa fakte nga jugu në veri i Shqiperisë. Dhe ja lexojm:‘’Rrëshqitje në kodrinat e fshatit Maleshovë të Përmetit,, (Kronikë, 08.01.’26
‘’Qarkullimi i automjeteve në udhën e makinave Uji i Ftohtë-Tepelenë është bllokuar… nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë zënë gati 70% të gjerësisë së rrugës në kryqëzimin tek Ura e Leklit.,, (Sh com, 10 01,’26)
‘’100 banorë të fshatit Bashaj në qarkun e Vlorës kanë mbetur të izoluar ditën e sotme si pasojë e një rrëshqitje masive dheu.,, Sh com 10.01. ’26) ‘’ Raportohet për 12 zona ku ka pasur rrëshqitje dherash.,, (Sh Com 10.01.’26) ‘’Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa rrugë kombëtare dhe rurale në Kukës.,, (Të Paekspozuarit – TPZ.AL 10.01’26)
Kjo situatë e rënduar, burim fatkeqësish, vuajtjesh, shkaktar të nervozizmit, janë të lidhura me një seri shkaqesh. Formacionet gjeologjike u gjetën në ‘’befasi,, pas një thatsire të tejzgjatur, me mungesë rreshjesh shiu. Rënia e tyre me intensitet për një kohezgjatje të shkurter, mbushën poret e tokës dhe rezultat i peshës e shtimit të volumit, ndodhën rrëshqitjet. Hapja e udheve te ndryshme pa studime gjeologjike, gjeomorfologjike, pa mure mbajtëse dhe mbjellje drurësh e shkurresh në skrapata, si dhe djegja e prerja pa zbatuar silvoteknikën në shpate e kodrina ndikuan në rreshqitjet e shumta në Shqipëri, këtë fillim janari 2026.
Si mund të arrihet zvoglimi i katastrofave të përmbytjeve?
Për të krijuar një përfytyrim sa më të qartë, real, të besueshëm mbi përmasat e mëdha shkatrrimtare të rreshjeve të shirave, po japim më poshtë disa kronika në ultësirën prendimore. Dhe ja lexojm me vëmendje. Në Durrës. ‘’…dalja nga shtrati i lumit Erzen…janë larguar nga aty mbi 700 banorë… ndërsa janë 699 banesa të përmbytura. Në fshatrat Erzen dhe Fllakë raportohen rreth 1000 ha. tokë bujqësore të përmbytura, ndërsa në Sukth rreth 5000 hektar.,, (Sh com. 09.01.’26)
Në Fier. Lumi Vjosa ka përmbytur ’’Rreth 650 – 700 ha. tokë bujqësore…, ndërsa uji ka … hyrë brenda… në 80 banesa në Cerven dhe 75 banesa në Ferras të ndërtuara brenda dhe jashtë argjinaturës…(Sh com. 09.01.’26) Në Vlorë.‘’Rreth 20 banesa në Bishan janë të rrethuara nga uji.,, (Sh com. 10. 01.’26) ‘’Shërbimet e emergjencës thanë se po punonin për të larguar ujin nga rreth 800 shtëpi dhe ndërtesa, dhe për të strehuar rreth 300 persona në objektet e ushtrisë dhe policisë.,, (Kronikë 11.01.’26)
Sa investime duhen tani për të përballuar fatkeqësitë? Një mendim vetëm në ditët e para të përmbytjeve.‘’Eksperti i Bujqësisë, Ilir Pilku, ka përllogaritur se dëmi i shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit përllogaritet në mbi 150 milionë euro,, ( Kronikë 08.01.2026)
Për të parandaluar katastrofën ekonomike po shkruajm edhe një herë disa mendime e rekomandime. Të dhëna edhe disa vite e dhjetëvjeçar nga mjaft profesor, pedagog, inxhinera të fushave të ndryshme etj. Fatkeqësisht askush nga politikanët, deputetët, kryetar bashkishe, komunash as që i kane lexuar dhe jo ma diskutuar e vendosur në programe pune, rregullore, projekte, ligje etj.
– Rekomandojm një politikë ekologjike të mbështetur në specialistë përkatës në pylltarinë shqiptare, në qeverisjen e mbeturinave e ndotësve të ndryshëm të mjedisit, në përrenjtë, lumenjt e ujëmbledhësit e tyre, të liqeneve, të hidrocentraleve. Ne planin rregullues e sistemues të qyteteve e fshatrave të hartohen projekte e programe për zbatim sipas koncepteve të ekologjisë së sotme.
– Ndërhyrja me masa silvoteknike në sipërfaqet e ish pyjeve, pra të xhveshura nga petku i gjelbërt nga prerjet, djegjet e njëpasnjëshme, me mbjellje fidanash të drurëve pyjor ose ruajtur nga zjarret për të siguruar ripërtritjen natyrale, sistemime malore me prita me mure me llaç çimetoje, të thata ose me gardhe. Këto masa të fillojn së pari te përrenjt malor e deri ne zbritjen e tyre ne fusha me argjinatura të projektuara, studiuara nga institute studimesh. Sepse‘’Pyjet janë pjesë e një sistemi kompleks faktorësh në unitet, të cilët ndikojn drejtë përdrejtë në disiplinimin e rreshjeve mbi sipërfaqen e tokës.,, theksojn me forcë studiuesit italian F. Iovino, M. Borghetti, A Veltri në artikullin shkencor ‘’Foreste e ciclo dell’acqua.,, (‘’Ndikimi i pyjeve në qarkullimin e ujit të rreshjeve.,,)
– Ndalimi me ligj të posaçëm i ndërtimit të hidrocentraleve për prodhim energjie elektrike në shtretrit e përrenjëve e lumenjve. T’iu japim përparësi ndërtimit të rezervuarve të vegjël, në perrenj të ndryshëm malor e kodrinor, si masa bioekologjike, si rezerva uji, si prodhues oksigjeni dhe mbrojtës të tokave nga gërryerjet.
– Studimi sa ma shpejtë që të jetë e mundur për të hartuar projekte e dhanun investime për gazifikimn e qyteteve në fillim, pastaj të fshatrave.
- Reformë e thellë dhe e gjërë mbi pronësinë mbi pasurinë pyjore, dhe një organizim i ri piramidal i qeverisjes e administrimit të pyjeve me specialistë përkatës.
- Mirëadministrimi i mbeturinave me prejardhje të ndryshme, duke rekomanduar grumbullimin e diferencuar në fshatra e qytete, vënia në punë e teknologjive të reja në përpunimit e rikthimit në përdorim, në gjithë shqipërinë. Organizimi i një edukimi mbarë kombëtar sipas këshillës ‘’Respekto natyrën si shtëpinë tënde. Jep shembullin që do të doje të ndiqej. Natyra nuk është për t’u shfrytëzuar e dëmtuar, por për t’u ruajtur, gëzuar, respektuar dhe trashëguar.” (A. Z. Xhembulla‘’Jeto Gjelbërt,, Qershor ’25)
– Të organizohen në kohë e hapsirë nga komunat, bashkitë, mirembajtja e vazhdueshme e veprave bonifikuese egzistuse, të ndërtohen të reja të shoqeruara edhe me ndërhyrje biologjike, mbjellje drurësh etj. Gjithashtu të mbahen në punë duke u kontrolluar vazhdimisht gjithë motorpompat e hidrovoreve për të punuar në kohën e duhur me kapacitet të plotë.
– Të gjitha punimet në hapjen e udhëve të makinave, autostradave etj. duhet të paraprihen nga studime gjeologjike, gjeomorfologjike, ndërtimin e mureve mbajtës të skrapatave shoqëruar edhe me pyllëzime, sepse sistemi rrënjor i drurëve, shkurreve, mbështjell volume të medha formacionesh toke duke i përqafuar fort e ushqyer me ata.
-Gjithe këto projekte, ndërhyrje duhet të behen nga institute studimesh, projektimesh dhe ndjekës të zbatimit të tyre. Pra është e domozdoshme dhe sa ma shpejt e krijimit të Instituti studimeve dhe projektimeve të veprave të kullimit dhe ujitjes si dhe Instituti i studimit të tokave dhe pyjeve.
***********
Lind natyrshëm pyetja: A është në gjendje qeveria e sotme shqiptare të kryej gjithë këto ndërmarrje, punëra, reforma të fuqishme për të parandaluar edhe deri në 40 % ose 50 % të këtyre katastrofave natyrore? Sigurisht që me politikën e ndejkur deri më sot, kënetizimi i fushave bregdetare, xhveshjen e saharizimin pyjeve në male, shpate kodrina nga vegjetacioni bimor do të vazhdoi.
Po qe se nuk formohen institute, nuk vihen në administratën shtetërore, që nga ministrat, profesionistët, të shkolluarit, me tregues cilësor, popullsinë e ultësirave bregdetare do t’a shurdhojn ‘’simfonitë e kangëve,, të bretrkocave, ndërsa maleve, shpateve, kodrave, do t’iu ‘’dalin kockat,, duke shëmtuar peisazhet e kthyer në sipërfaqe tokash shterpa.
Këto do të ndodhin edhe nga një veçori e karakterit të shqiptarit, mbi të gjitha kur ngjitet në postet drejtuese. I zbuluar nga albanologu J. G. v. Hahn, ne vitin 1854 i cili ka shkruar ‘’Shqiptari ka një shtysë të brendshme t’i jap personalitetit të tij një vlerë të jashtme sa ma të madhe, asht ai i fuqishëm, atehere të gjithe përpjekjet dhe synimet e tij rrahin në pohimin dhe në zmadhimin e namit dhe të ndikimit të tij…,,
12.01.2026 Dr. Selman Meziu