Zgjedhjet e 23 Qershorit, lidhjet e mira të Shqipërisë me SHBA, dhe vizat në qendër të bisedës mes Kongresmenit amerikan, Demokrati i Michiganit, Gary Peters dhe ambasadorit të Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi,/
Nga BEQIR SINA, New York/
Kongresmeni Peters mbi ngjarjet e fundit në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shqiptar, përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,” beson se kjo është e rëndësishme që të vendoset zbatimi i ligjit, i cili është për t’u ndjekur për të ruajtur legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Washington, DC – Kongresmeni amerikan, Demokrati i Michiganit, Gary Peters u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Washington, zotin Gilbert Galanxhi, për të diskutuar zgjedhjet e ardhshme në Shqiperi dhe çështjen e vizave të qytetarve shqiptarë, për me shumë hyrje në SHBA, për ata që kërkojnë të udhëtojnë nga Shqipëria për në SHBA.
Në këtë bisedë thuhet se ka pasur edhe një vlersim i marrdhënieve të shklëqyera shqiptaro-amerikane dhe sidomos të ngritjes së nivelit të tyre këto dekadat e fundit, të cilat kanë në qendër të bisedemive mes Kongresistit amerikanë Gary C. Peters dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Uashington, zotit Gilbert Galanxhi.
Çka në një intervistë për shtypin shqiptarë e ka pranuar më parë edhe vetë Ambasadorii i Shqipërisë në Uashington, zotit Gilbert Galanxhi, kur ka deklaruar se:” Mendoj se përkufizimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner strategjik reflekton saktë realitetin e marrëdhënieve aktuale midis Tiranës dhe Uashingtonit. Unë mund të flas për këto dy vitet e fundit që unë drejtoj Ambasadën, gjatë të cilave intensiteti dhe cilësia e bashkëpunimit shumëplanësh është në nivele shumë të larta. Mund të them se ‘pjesën e luanit’ e zë bashkëpunimi shumë i ngushtë, i përditshëm, korrekt dhe dashamirës me Departamentin e Shtetit, dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë ekipin që trajton marrëdhëniet me Shqipërinë. Por, ju siguroj se me të njëjtin intensitet dhe cilësi bashkëpunohet me Kongresin Amerikan, me Departamentin e Mbrojtjes, atë të Drejtësisë, të Sigurisë, etj.”
Kurase, dje zyra e Kongresmenit demokrat nga Michigani Gary Piters, njofton se në një bised që ka pasur ai në Uashington me Ambasadorii i Shqipërisë zotin Gilbert Galanxhi është diskutuar gjerësisht rreth një temë që ka interes shumë të madh për shqiptarët, siç është ajo lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt SHBA-së, pra lehtësimi i regjimit të vizave.
Në fokus të kësaj bisede kanë qenë sipas dekleratës edhe zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri, ku dy bashkëbiseduesit si pohoi edhe vetë Ambasadori Galanxhi për gazetën Bota Sot, kishin gjetur mirëkuptim të plotë.
Në dekleratën e tij për shtyp kongresisti demokrat Gary Piters, thotë se me Ambasadoriin e Shqipërisë në Uashington, zotin Gilbert Galanxhi, ata diskutuan mbi ngjarjet e fundit në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shqiptar, përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka qenë e kontestuar për shkak se një zyrtar i mbështetur nga një parti, e cila e braktisi qeverinë për opozitën u zëvendësua nga Parlamenti.
Kongresmeni Peters thekson në dekleratë se ai beson se kjo është e rëndësishme që të vendoset zbatimi i ligjit, i cili është për t’u ndjekur për të ruajtur legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve.
Kongresmeni amerikan Gary Peters – thotë në dekleratë se Ambasadori Galanxhi gjithashtu kërkoi mbështetje për vizat afat-gjatë, në lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë drejt SHBA, pra hyrjen me viza disa vjeçare.
Kongresmeni Peters, në dekleratë mbështet përpjekjet për të lehtësuar tregtinë legjitime dhe të udhëtimeve me viza Shqipërinë, dhe do të punojë me aleatët në Kongres drejt këtij qëllimi.
Për vizat afat-gjatë, viza hyrjeje në SHBA, ai thotë se do të inkurajojë më shumë vizita në Shqipëri dhe të lejojë qytetarëve shqiptarë vizita të komuniteteve shqiptare në SHBA, për të vizituar anëtarët e familjeve për një periudhë të zgjatur kohe, me sa më pak vështirësi që të jetë e mundur.
Kongresmeni Peters shprehu falënderimet e tij Ambasadorit Galanxhi për miqësinë e tij të vazhdueshme dhe diskutimin e tyre të sinqertë të këtyre çështjeve të rëndësishme. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku për të mbështetur marrëdhëniet shumë të mira amerikano-shqiptare.