Nga Keze Kozeta Zylo/
Shumë shoqata të Komunitetit Shqiptar në New York dhe veçanërisht ato me seli në Staten Island si “Ana e Malit”, “Kraja”, “Rrënjët Shqiptare”, “Ulqini”, “Rozafa “Shkodra Association” etj, organizuan Piknik madhështor, më 28 Qershor në Wolfe’s Pond Park në Staten Island, New York. Kryetarët e shoqatave dhe z. Mark Gjonaj “Nderi I Kombit” ftuan të gjithë Komunitetin për të marrë pjesë dhe për t’u argëtuar së bashku në këtë ditë të bukur.
Amerika e ka festë zyrtare dhe fundjavën e fundit të Majit e ka Memorial Day. Ajo u bë një festë zyrtare federale në vitin 1971, për të kujtuar të gjithë ata që ranë heroikisht në shërbim të Shteteve të Bashkuara. Sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, Dita e Përkujtimit nderon më shumë se 1 milion burra dhe gra që kanë vdekur në shërbimin ushtarak që nga fillimi i Luftës Civile në 1861.
Në këtë ditë Shoqatat shqiptaro amerikane kishin zënë vendet me tendat e tyre duke filluar qysh në orën 11 paradite me banerat perkatës të varur në tenda, çka tregonte interesimin e tyre të madh dhe dëshirën për të qenë bashkë.
Wolfe’s Pond Park është ndër vendet më të mira për të kaluar një ditë të diel në Staten Island, vecanërisht kur në Amerikë është Memorial Day. Aty ka diçka për të shijuar të gjithë vizitorët.
Ndodhen kënde lojërash, vend per pistën e gjelbërt të vallëzimit dhe me bandën e muzikës para saj, fusha basketbolli dhe tenisi, si dhe shtigje të shumta ecjeje dhe çiklizmi, fusha të hapura dhe një plazh i vogël në Gjirin Raritan.
Pothuajse ne kemi qenëatje çdo 4 korrik, pasi parku organizon një shfaqje me fishekzjarre, me vende argëtimi dhe ushqimi të drejtpërdrejtë. Kjo shfaqje popullore tërheq çdo vit qindra banorë të Staten Island nga South Shore dhe gjetkë.
Si banorë prej gati 2 dekadash në këtë ishull të bukur doemos e patëm kënaqësi të merrnim pjesë aktivisht jo vetëm fizikisht, por dhe si media TV “Alba Life”.
Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij z.Vito John Fossella Jr. i cili është një politikan amerikan dhe që shërben si President i qytetit të Staten Island që nga viti 2022.
Gjatë intervistave të shumta me njerëz të thjeshtë dhe kryetar shoqatash ata shprehën fjalë miradie për organizimin dhe kënaqësinë që ishim bashkë si shqiptarë. Z. Ismet Kurti ish kryetar i Shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit” tha midis të tjerash se gjithmonë pikniqet kanë të përbashkët se grumbullojnë shqiptarët dhe ndajmë së bashku ushqimet tradicionale, vallet, këngët e shumë të tjera. Komuniteti ynë është vital dhe ne duhet t’i tregojmë politikanëve tanë amerikanë se sa të organizuar jemi dhe sa fuqi kemi me votën tonë. Z. Marko Kepi President i Organizatës “Rrënjët Shqiptare” ishte i lumtur për ardhjen e njerëzve dhe tha se në datën 9 qershor do të kemi 15 Vjetorin e Organizatës, do te jete Gala si dhe Paradën më 10. Ne ndeorojmë Memorial Day, nderojmë të rënët që dhanë jetën për Lirinë e Amerikës dhe të vendeve të ndryshme në botë.
Kryetari i Shoqatës “Kraja” z. Samih Kanaqi tha se ndihej i nderuar të sillte pjesëmarrës në këtë piknik dhe të festonim së bashku.
Studiuesi i mirënjohur Hamid Alaj foli para kamerave për pasurinë e traditës si dhe për disa nga librat e tij që doemos e pasurojnë horizontin për kulturën krajane. Librat janë si : “ Zhvillimi i shkollave dhe arsimi në trevën e Krajës dhe të Shestanit”, Dasma krajane dhe ceremoniali i saj” “Veshja e nusënisë krajane”, etj.
Mirsad Kovaci ish Kryetar i Shoqates “Kraja” tha se së bashku ne arrijmë qëllimet tona atdhetare dhe patriotike.
Z. Dash Miftari kryetar i Shoqates “Dibra” ndihej shumë i lumtur që merrte pjesë në këtë organizim dhe tha se doemos që duhet të bëhet traditë e përvitshme. Aktivisti I shquar ish kryetari I shoqatës Atdhetare Dibra z. Ibrahim Kolari tha se politikanët shqiptarë duhet të marrin shembull për organizimin e Diasporës. Natyrshëm vazhdoi ata duhet ta kuptojnëse ne jemi pjesëe trugut arbëror dhe pse jemi larg ne jemi shumë pranë tyre.
Z. Eddie Drishti Kryetar i shoqatës Shqiptaro Amerikane “Rozafa”, Shkodra Association si dhe komandant në forcat e rendit të policisë amerikane u shpreh se ështënjë ditë shumë e bukur përvecse nga Zoti qe na dhuroi diell është dhe me shumë shqiptarë Unë kam sponssorizuar dhe kam sjellë pica për anëtaret që të kënaqemi dhe të argëtohemi sa më shumë.
Z. Xhemo Lanica kryetar I Shoqates “Ulqini” u shpreh entuziast per kete piknik dhe tha se nuk do te ndalemi asnjehere per ta vazhduar kete tradite te mrekullueshme.
Shumë krenar u shfaqën para kamerave “Sons of Illyria” me xhaketat e zeza dhe simbolet kombëtare kuq e zi qe i bënin të dalloheshin dukshëm nga shumë të tjerë. Organizimi i tyre është i mahnitshëm pasi janë nga të gjitha trevat do të thoste z. Ekrem Prekazi, djali nga Prekazi, vendi i legjendarit Adem Jasharit, Heroit të Kosovës dhe Kombit.
TV “Alba Life” me president dhe producent z. Qemal Zylo së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur për ta transmetuar në medien televizive.
28 Maj, 2023
Staten Island, New York