Nga Gëzim Llojdia/
- Cilët piktorë kanë punuar në kishat e Dhërmiut?Për të mos mbetur mister diku nga viti 1966 ,një artikull i historianes së artit Dhorka Dhamos në vitin 1966 i titulluar :”Vepra të reja të piktorëve të shekullit të XVI,trajton pikërisht këtë temë.1966 Dhorka Dhamo boton: Mbi disa ikona të panjohura të piktor Nikollës dhe Onufer Kipriotit me 124 faqe.Në vitin 1974,Dhorka Dhamo boton në gjinin e ikonografisë :Piktura murale e mesjetës në Shqipëri,një botim të Shtëpisë botuese «8 Nëntori(La Peinture Murale du Moyen âge en Albanie).Te artikulli i gazetës autorja Dh.Dhamo sjell detaje të reja rrreth pikturës dhe autorit siç ishte Nikolla në shekullin e XVI dhe kryesisht për kishat e jugut.
2.Pikturat e shumta dhe me vlere artistike të Dhërmiut deri vonë të pa studiuara ose të shqyrtuara vetëm kalimthi kanë mbetur disi të veçuara nga rruga e zhvillimit të artit vendas,thotë autorja D.Dhamo. Ndonjëherë ato janë cilësuar si të shekullit XII si ndodhi me pikturat murale të kishës së Shën Stefanit, por, siç do të shohim më vonë kjo nuk i përgjigjet se vërtetës. Një hije dyshimi i hedh datimit të mësipërm në radhë të parë afria e ngushte stilistike që kanë ndërmjet tyre fragmentet e Shën Stefanit me pikturat murale të padatuara të kishës së Ipapandisë, që ndodhet pranë saj. Shumica e pikturave në këtë te fundit ruhen në një gjendje fare të mirë. Ky grup me tipare stilistike krejt të përbashkëta ë ‘asnjë mënyrë nuk mund të lidhet, pikësëpari për nga mënyra e punimit dhe për nga fryma e përgjithshme që e përshkon, me një periudhë kaq të largët siç është shek. XII. Në asnjë moment të periudhës para pushtimit otoman nuk gjejmë gjëkundi përfytyrimin e Spiridhonit. Kulti i tij nis të përhapet tek ne më vonë. Një tjetër arsye me rëndësi është ikonografia e figurave. Para shekullit XVI në pikturën tonë, as Shën Gjergji me Shën Mitrin, as edhe ndonjë strateg tjetër nuk përfytyrohen si kalores mbi kuaj, por qëndrojnë drejt e në këmbë. Këto ndryshime të rëndësishme ikonografike nxjerrin krye veçanërisht te vepra e Onufrit. Ato nuk linden si të shkëputura nga historia jonë, nuk janë huajtur në mënyrë të verbët, por janë një materi] me interes, sepse tërthorazi kane buruar prej ndryshimeve që solli vet rrjedha e ngjarjeve të fundit të shek. XV dhe fillimit të shek. XVI. Lëvizjet në ikonografinë e artit gjithmonë kane ndihmuar për ta përcaktuar në kohë monumentin. Rasti i dy kishave të mësipërme jep edhe diçka më tepër që çon përfundimisht datëlindjen e tyre në shek. XVI: që të dy monumentet janë pikturuar nga dora e mjeshtrit të njohur të kësaj periudhe. Nikollës së Onufrit. Një krahasim sado i shpejtë i figurave me ato që ka pikturuar Nikolla me 1578 në Kishën Vllaherne të Beratit e dëshmon fare qartë këtë identifikim. Figurat kanë po ato përpjesëtime të zgjatura, gjymtyrë tepër të zhvilluara, koka të vogla,qafa elegante dhe fytyra ovale të bukura. Pleqtë diferencohen nga të rinjtë nga një punim me grafik ,një linjë e rrumbullakuar shënon mollëzat e fanove, pjesën e mbivetullave. Më zbeh të tingëllon ne fytyrat e pleqve gama e ngjyrave, me e kursyer është te roza dhe e kuqja tone, që ngrohin veçanërisht fytyrat e grave. Që të gjitha portretet pa dallim mbulohen me vija të panumurta në ngjyrë të bardhe, si në një rrjetë njolle, nga larg të pashquar. Në këtë mënyrë piktori ndriçon pjesët më me reliev, modelon dritën. Theksimet e bardha i shtojnë një notë të re disi të ftohtë koloritit origjinal e të pasur të Nikolles, që e shquan aq fort dhe nga Onufri që ka qen ati dhe mësuesi i tij. Të gjitha këto tipare dalin të qartë si në fragmentet e Shën Stefanit ashtu dhe në figurat e Ipapandise. Dimë se Nikolla ka punuar në Kurjan të Fierit dhe më 1578 në Kala të Beratit. Në ç’periudhë të aktivitetit të tij janë dekoruar muret e dy kishave të Dhërmiut?
Pa u futur në supozime një gjë është e sigurte: ato janë pikturuar pas Kurjanit, ku Nikolla përmendet pas një mjeshtri tjetër. Joanit. Në Dhërmi ai është krejt i formuar si mjeshtër i pavarur, me një individualitet artistik të përcaktuar mirë dhe dorë të sigurtë, duke përjashtuar disa pjesë e detaje që janë punë e padyshimtë e ndihmësve dhe nxënësve të tij, fakt që edhe ky dëshmon se në Dhërmi ai ka punuar si mjeshtër i dëgjuar, që kryeson një atelie të organizuar Ndër punët më interesante, për nga ritmi i linjave dhe harmonia e ngjyrave, mund të cilësohen portretet e Kostandinit dhe të Elenës dhe sidomos paltitera – Shën Meria me foshnjën, që ka qenë një temë shumë e preferuar në mesjetë. A jo vazhdoi të këndohet e të lartësohet në himne edhe në artin e rilindjes italiane, por duke humbur thuajse gjithshka mistike e fetare. Te Nikolla, e përgjithësisht në artin tonë mesjetar, kjo nuk ndodh. Deri në këtë shkallë arti i mjeshtreve tanë nuk u ngrit as në shek. XVII, për arsye që dihen.
Pra, përveç traditës fetare që u trashëgua në tematike, edhe përmbajtja e stili i vjetër nuk u thyen dot. Por artistet më të talentuar, ndër të cilët dhe Nikolla, duke qenë të lidhur me kohën, futën nuanca të shqetësimeve të saj në një sfond të largët, të përgjithshëm, edhe duke qenë të mbërthyer nga tradita e kanunet rigoroze të kishës. Aktualiteti zuri vend në artin e tyre në një mënyrë sa të tërthortë aq edhe spontane. Kështu Nikolla, përmes artit të tij konvencional e fetar, nuk percon deri tek ne veçse ndjenjën e një dëshpërimi te përgjithshëm, një ankth shpirtëror që duhet kuptuar, ne radhe te pare si një krize e orientim që pushton tejembanë fenë kristiane dhe pastaj në fund fare, si një jehone e largët e këtij kërcënimi që solli për lirin e pavarësinë e vendit pushtimi otoman.
Përtëritja e forcave krijuese dhe ngritja në cilësi e pikturës së shek. XVI tek ne, kur në shume vende të Ballkanit arti është në zbritje dhe nuk krijon veçse vepra të dobëta nga ana profesionale që cilësohen më tepër për karakterin e tyre zejtar ose imitues, dëshmon dhe për një ane tjetër të rezistencës se popullit tonë, për rezistencën kulturale. Krijimet e Nikolles në Dhërmi sëbashku me ato të piktorit Onufër Qipriotit,që tani së fundi zbulohet edhe si dekorues i mureve të Shën Kollit po në Berat,dëshmojnë për vazhdimësinë e lidhjeve shpirtërore ,që ishin krijuar si jehonë e atij bashkimi 25 vjeçar të vendit nën Skënderbeun,për të përballuar së bashku armikun me armë dhe vërtetojnë edhe një herë se Berati i cilësuar nga Onufri si një qytet i shkëlqyer,vazhdoi të jetë një qendër e rëndësishme kulturave duke tërhequr pranë vetes së tij,nga njëra anë krahinën e Elbasanit dhe nga ana tjetër,Shqipërinë e Jugut.