
Si këshilltar financiar, pyetja që më bëhet shpesh është ,”kur duhet të aplikoj për Social Security?” Përgjigjia është “varet”. Dikur ishte pyetje e thjeshtë për t’u pergjigjur. Shko te zyra e Social Security dhe apliko. Tani ka kaq shumë variacione sa shumë njerëz e kanë të vështirë të vendosin.
Nuk je pa shoqëri nëse nuk e di se sa të bie pensioni kur të dalësh në pension. Shumica e njerëzve me të cilet bisedoj nuk e kanë idenë as përafërsisht. Shuma që do marrësh në pension varet nga sa të ardhura që ke bërë dhe nga mosha kur aplikon për pension. Të fillojmë me moshën.
Mosha për pension ishte 65 për cdo njeri. Kur njerëzit filluan të jetojnë më gjatë mosha për pension të plotë u shty përtej 64 falë amendamenteve të vitit 1983. Më poshtë është tabela e moshës së plotë të pensionit sipas vitit të lindjes.
Full Retirement Age (FRA) – Mosha e Plotë për Pension (MPP)
| Viti i Lindjes | Mosha e Plotë për Pension |
| 1943-54 | 66 |
| 1955 | 66 and 2 months |
| 1956 | 66 and 4 months |
| 1957 | 66 and 6 months |
| 1958 | 66 and 8 months |
| 1959 | 66 and 10 months |
| 1960 and later | 67 |
Prej tabeles duket punë e thjeshtë. Të jep moshën e të thotë kur të dalësh në pension. Por kyç këtu është togëfjalëshi pension i plotë. Ç’ndodh nëse dëshiron të dalësh në pension më përpara se të mbushësh moshën? Thënë shkurt, do marrësh më pak. Do të marrësh një përqindje të shumës së siguruar ose siç njihet ndryshe në anglisht PIA. Nëse të bie të dalësh në pension në moshën 66 vjeçare dhe aplikon të marrësh pension në moshën 62 vjeçare, do të marrësh vetëm 75% të shumës ose të PIAs. Nëse aplikon në moshën 63 vjeçare do të marrësh 80% të PIAs e kështu me rradhë. Sa më shumë të presesh për të aplikuar për pension aq më shumë do të marrësh në muaj. Madje mund të presësh të dalësh në pension pasi e ke kaluar moshën e plotë të daljes në pension. Të supozojmë se të bie të dalësh në pension kur je 66 vjec dhe vendos të dalësh në pension kur je 70 vjeç. Pensioni të bie të jetë 132% e PIAs. Kur ju them këtë klienteve më thonë “Atëherë duhet të pres të bëhem 70 pastaj të dal në pension!” Ju them, “Gjithëçka varet sepse ka faktorë të tjerë që duhen konsideruar.” Vendimi kur të dalësh në pension është bërë një nga vendimet më të komplikuara kur vjen puna në planifikimin e daljes në pension. Faktorë të tjerë që duhen konsideruar janë shëndeti, sa të mbetet akoma të jetosh, sa të ardhura të duhen për pension, mosha e bashksëhortes/ bashkëshortit, nëse planifikon të punosh apo jo.
Ja një pyetje tjetër që dëgjoj shpesh,”Ç’ndodh nëse vendos të punoj ndërsa marr pensionin?”
Përgjigjia është se mund t’i bësh të dyja: merr pensionin e vazhdo të punosh. Por, nëse je poshtë moshës së pensionit dhe bën më tepër se të ardhurat vjetore, IRS do të reduktojë sa merr në pension.
IRS përdor këto limite të ardhurash ku bazon reduktimin: Nëse për një vit je më poshtë moshës së plotë për pension atëherë ata do të zbresin $1 nga shuma e pensionit për cdo $2 që ti merr mbi limitin.
Për vitin 2022 limiti është $19,560 dhe ndryshon çdo vit. Eshtë e rëndësishme të kuptohet se këto para inuk humben. Të ardhurat do të balancohen kur arrin moshën e plotë ku duket pastaj sikur aplikove për pension më vonë. Këto faktorë duhen konsideruar kur bën planin për pension.
Eshtë e rëndësishme të dihet se muajin që arrin moshën e plotë për pension IRS nuk redukton të ardhurat e pensionit pavarësisht sa fiton.
Diçka tjetër që duhet konsideruar kur planifikon të tërheqësh Social Security është shuma të tjera nën kontekstin e të ardhurave të tjera si “pensions” asete si IRAs ose 401(k)s dhe të tjera kërkesa të qeverisë që kërkojnë shpërndarje në moshën 72 vjecare (Require Minimum Distribution). Të gjitha këto burime duhen koordinuar
për të të dhënë të ardhurat që të duhen për gjithë jetën. Kur vjen puna për të konvetuar ç’ke mbledhur në të ardhura mujore duhet të sigurohesh që ato të ardhura nuk do të mbarojnë.
Vendimi se kur të fillosh Social Security është më i komplikuar nga ç’duket.
Mos ngurro të kërkosh ndihmë. Eshte e thjeshtë të planifikosh për pension duke kursyer
një pjesë të të ardhurave në një 401(k) ose IRA. Por kur vjen puna për t’i mbledh të gjitha të ardhurat në një të ardhur të qendrueshme, sigurohu që ato të ardhura nuk mbarojnë. Social Security mund të jetë themeli i planit tënd për pension, por duhen kordinuar për stabilitet e siguri në pleqëri.
Nëse ke ndërmend të dalësh në pension tani afër këshillohu me një keshilltar kompetent Këshilltari do të të ndihmojë të hartosh një plan të plotë që do të mundësojë të vendosësh si duhet
kur të fillosh të marrësh pensionin (Social Security). Nuk është asnjëherë vonë të planifikosh për pension. Fillo sot!
Një mënyrë efektive për të llogaritur Social Security është website www.SSA.gov.Regjistrohu aty. Eshtë një mënyrë e thjeshtë për të llogaritur me afërsi sesa do të marrësh. Më poshtë kam përfshirë disa të dhëna sesi të kualifikohesh për Social Security. Informacioni është marrë nga https://www.irs.gov website.
“Të marrësh Social Secutiry fillo duke punuar e duke paguar taksat e Social Security,
ose nëpermjet heqjes nga paga (sic kerkon Federal Insurance Contributions Act, or FICA) ose nëpermjet pagesës së taksave nëse je i vëte punësuar (sipas Self-Employed Contributions Act, or SECA).
Kualifikohesh për Social Security duke mbledhur kreditë kur paguan taksa e Social Security në të ardhurat që merr. Fiton der më katër kredite për vit. Njerëzit kualifikohen për Social Security (pension) kur arrijnë 40 kreditë.
Në vitin 2022, $1,510 në të ardhura prej punësimi “të mbuluar” — pune ku ke paguar taksa për Social Security
— është baraz me një kredit. Mund të arrish maksimumin e katër – krediteve duke fituar së paku $6,040 në vit. Sasia e krediteve rregullohet çdo vit sipas inflacionit.”
Jeff Brindley është këshilltar financiar me RWS Financial Group. Ai shkruan cdo muaj Brindley’s
Briefs për Gazetën Dielli. Mund ta kontaktoni Jeff tek numri i telefonite 833.797.4636 ose via email tek
Securities offered through Registered Representatives of Cambridge Investment Research, Inc. a broker-dealer, Member FINRA/SIPC. Jeffrey Brindley, Investment Advisor Representative, Cambridge Investment Research Advisors, Inc. a Registered Investment Advisor. RWS Financial Group is not affiliated with Cambridge Investment Research.