Para disa ditësh, doli në Bukuresht, në gjuhën rumune, vëllimi „Prizonierul absenței” (Duke u dorëzuar te mungesa), poezi nga Gjekë Marinaj. Përkthyesi i vëllimit është Marius Dobresku, një nga përkthyesit më prodhimtarë të letërsisë shqipe në botë. Dobresku ka botuar, gjithashtu, disa autorë shqiptarë të mërgimit, si Ramiz Gjini (USA) dhe Arbër Ahmetaj (Svicra), por edhe romanet dhe novelat e shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare. Vëllimi i Marinajt përmban realizimet më të mira të këtij autori nga Dallas, midis tyre dhe „Kuajt”, e njohur në Shqipëri si një nga veprat më të guximshme të viteve të fundit të diktaturës komuniste. Marinaj është profesor në Universitetit e Dallasit dhe doktor i shkencave. Vëllimi „Prizonierul absenței” ka një parathënje nga studiuesi rumun Radu Voinesku, i cili e vlerëson poetin shqiptar si një nga autorët më të mirë të Ballkanit.
musai says
Sa keq kur ia ben me sy vetes. Pse ” Kuajt” meqe qenka poezia me e mire nuk futet ne antologjite shkollore? Apo se i mungon realizimi artistike, e cila nuk mund te komentohet para asnje niveli shkollor? Ne ekrkimet ne google nuk na figuron askund Gjeka si profesor ne Univ e Dallasit.
Tung!