Kronikë Kundër Krimit/
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të goditjes së rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 02.03.2016, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Saimir D., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 02.03.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, vijën e dytë, në mjetin tip Citroen, me drejtues dhe pronar shtetasin e mësipërm, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: rreth 21 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”parashikuar në nenin 283/a, 22 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës/
Arrestohet një doganier në Degën Doganore Kakavijë për ‘’Korrupsion pasiv’’/
Arrestohet një doganier në Degën Doganore Kakavijë për ‘’Korrupsion pasiv’’. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy kartmonedha të prerjes 50 Euro. 
Nga Shërbimet e Sektorit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Mehmet Sh., 48vjeç, me detyrë doganier i parkimit në Degën Doganore Kakavijë.
Ky shtetas u arrestua, pasi shtetasi P.H , 52 vjeç ka bërë kallzim se në parkimin e doganës ky doganier i ka kërkuar dhe i ka marrë nëpërmjet presionit një shumë prej 100 Eurosh për të mos kryër procedurat doganore të 225 fidanëve hardhi dhe 62 fidanëve limon, portokalle dhe manderina, të cilat i kishte ngarkuar në mjetin e tij.
Doganieri pasi i ka marrë Eurot nuk i ka dhënë asnjë dokument doganor shtetasit P.H..
Nga vetifikimet e kryera nga ana e Policisë rezultoi se doganieri nuk kishte kryer asnje veprim, duke përvetësuar shumën e Eurove.(mallrat nuk plotësonin vlerën për t’ju nënshtruar procedurave doganore).
Në cilësinë e provës materiale i’u gjetën dhe sekuestruan dy kartmonedha të prerjes 50 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’ parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/
Tiranë, Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje, Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital/
Tiranë, Arrestohet një shtetase për ndërtim pa leje, Raportim i ardhur në aplikacionin Komisariati Dixhital
Me datë 02.03.2016, rreth orës 12:40, në aplikacionin e Komisariatit Dixhital, ka ardhur një raportim për një ndërtim pa leje, në Paskuqan.
Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ku kanë konstatuar se në një banesë private po bëhej një ndërtim shtesë.
Pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar që ky ndërtimi që po kryhej në banesën e shtetases Z.H., nuk kishte leje përkatëse.
Arrestohet në flagrancë shtetësja Z.H., 62 vjeçe, banuese në Tiranë
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndërtim pa leje”, parashikuar nga Neni 199/a i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.