Analizë nga Rafael Floqi
Një emigrant shqiptar që jeton në Zvicër me origjinë nga Durrësi takon rastësisht, kur po punonte në biznesin e një serbi. Pasi u përshëndetën, serbi e pyeti nga ishte dhe kur i tha që ishte shqiptar nga Durrësi, serbi që pat dëgjuar për idenë e radhës të Ramës me Alabbar, i tha: Mos bëni gabimin që bëmë ne, dhe i rrëfeu për projektin e dështuar të “ Waterfront të Beogradit” dhe idenë e Vuçiçit dhe protestat me rosa në Beograd. Po pse me rosa do thoni ju? Pasi fjala rosa serbisht “patka” tingëllon e afërt me fjalën mashtrim.
Dje Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi të hënën vetëm me votat e mazhorancës projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””. Deputetët e opozitës votuan kundër dhe pretenduan se pyetjet dhe paqartësitë e tyre nuk u sqaruan nga përfaqësuesit e qeverisë. Ata ngritën shqetësimin për mungesë transparence në negociatat e zhvilluara mes qeverisë dhe investitorit arab, Muhamed Alabbar, dhënia pa garë, shkatërrimin e portit të mallrave dhe mungesën e një garancie financiare sipas ligjeve në fuqi. Deputeti Helidon Bushati vuri në dukje se ka mungesë transparence për negociatat 1-vjeçare mes qeverisë dhe investitorit arab dhe një dezinformim të publikut për atë që shkruhet në marrëveshje. “Ju thoni plazhi do të jetë publik, por në tekst e keni që nuk lejohet aksesi i qytetarëve në atë zonë,” vërejti Bushati. Kjo kërkesë për miratim ngjan sikur “ Në prill të vitit 2015, Ligji nr. 34/2015 në Serbia vendosi e rregullave të veçanta për shpronësimin, lejet e ndërtimit, tatimin dhe dhënien me qira të tokës për realizimin e projektit të Bregut të Ujit të Beogradit u miratua si ligj special me procedurë urgjente. Projekti i Beogradit nuk dëmtonte asgjë qytetin, rindërtonte zonën e stacionit të vjetër të trenit, shkatërrimi Porti i Durrësit mbetet një nyje e rëndësishme që i kalonte kufijtë kombëtarë është një tradhti kombëtare. Pasi Shqipëria do të mbesë pa port mallrash me vite dhe është si ta bësh Shqipërinë Serbi, vend pa det.
Askush nuk është kundër investimeve të huaja, mjafton që të respektohet ato rregulla që lidhen me ekonominë dhe barazinë. Një investim sikurse është porti i Durrësit që do të bëhet port jahtesh duhet vënë në balancë përfitimet direkte dhe indirekte. Nga ana tjetër ky vendim I qeverisë për një port tregtar në Porto Romano është jashtë logjikës së ndërtimit të porteve. Porti i Durrësit me gjithë thellimin me draga madhësinë më të madhe të anijeve që lejon për shkak të cektësisë është 20 mijë ton, ndërsa porti ushtarak i Porto Romanos” është më i cektë pasi ishte hyrja e Kënetës. Dhe në fakt aty nuk ka pasur port, por një Portë ( apo Portëza e murit të qytetit që italianët i dhanë emërtim me tingëllim si Italian gjatë pushtimit fashist.
Duke iu kthyer projektit ka një paradoks shumë të madh, sepse flitet për një investim të huaj, ndërsa shfaqen defektet që kanë shfaqur kompaninë e huaja në 30 vitet e fundit, duke mos pasur transparencë. Ofrohet përjashtime ligjore që duhen diskutuar për pasojat që mund të vijnë. Nënshkruhen marrëveshje pa konkurrencë dhe kompani off-shore dhe prandaj ngrihen hije të forta dyshimi për një marrëveshje klienteliste dhe favorizuese në vazhdën e vendimmarrje të këtyre vendime që janë marrë së fundmi, tha në një intervistë në RTV Ora, ekperti i ekonomisë Zef Preçi.
Tani projekti i propaganduar Ramës për Durrësin dhe kontrata që qeveria është duke miratuar me ligj të veçantë për ndërtimin e Portit të ri Turistik të Durrësit ka zhveshur tërësisht mitin disavjeçar të propagandës të saj se “Shqipërisë më në fund i trokiti në derë fati dhe disa pasanikë nga Emiratet Arabe po vijnë të Rilindin Durrësin dhe portin e qytetit”. Nëse lexon me kujdes planin financiar të projektit, kushtet e kontratës, përfitimet që rrjedhin nga statusi i veçantë “strategjik” dhe aktet se kush do të financojë dhe drejtojë kompaninë, kupton se në fakt po ndodh e kundërta: investitorit i ka trokitur fati dhe në një vend në zemër të Adriatikut një qeveri po e fton të vijë të investojë me risk shumë të ulët dhe fitime kolosale”, analizonte në Facebook, Ola Xhama.
Por një ballafaqim i analizës së atij Projekti me projektin e Beogradit të nisur nga Vuçiçi më 2014 në kohën kur ishte zëvendës kryeministër dhe ende sot i papërfunduar ende. Tregon se projektet e mëdha të Ramës për Portin e Durrësit, jo vetëm janë jo vetëm korruptive por edhe një plagjiaturë, në ide në projekt, në formë në qëllime dhe korrupsion. Le t’i ballafaqojmë:
“Qysh nga vitet 1920, zona bregdetare rreth stacionit kryesor të trenit në Beograd ishte një plagë në sy për Beogradin, kryeqytetin e Serbisë Më pas, në pranverën e vitit 2012 u zbulua një plan për ri zhvillimin e bregdetit të Beogradit. Ndërsa ishte në një lundrim përgjatë lumit Sava, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul para një grupi kamerash dhe i prezantoi ambiciet e qytetit të tij. Kjo iniciativë e madhe u pagëzua në mënyrë pragmatike projekti i Bregut të Ujit të Beogradit. Dy vjet më vonë u shfaq një investitor dhe një nga projektet më të mëdha të rinovimit urban në Evropë mori vrull. Ky investitor nuk ishte një lojtar i pushtetit vendas apo edhe një baron i pasur ndërtimi nga perëndimi i Evropës apo edhe nga Rusia, por Mohamed Alabbar – njeriu drejton firmën e zhvillimit me bazë në Abu Dhabi, Eagle Hills, i cili njihet më së miri për themelimin e Emaar. kompania përgjegjëse për ndërtimin e Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë, dhe Dubai Mall, qendra tregtare më e madhe në botë. Përveç U.A.E të tyre. zhvillimet, Eagle Hills ka qenë aktiv ndërkombtarisht, duke kryer projekte në 14 vende me vlerë mbi 20 miliardë dollarë — duke përfshirë një qark të ri të qytetit prej 700 kilometrash katrorë, me 5 milionë banorë në Kajro. Dhe ajo që Eagle Hills dëshironte të bënte ishte të ndërtonte Beogradin një qytet të nderuar për të pasurit. https://www.forbes.com/sites/wadeshepard/2016/12/08/inside-abu-dhabis-bad-joke-the-belgrade-waterfront-project/?sh=6a95a0dd6c12.
Duke mbuluar një hapësirë prej 177 hektarësh, zhvillimi i ri do të paraqiste një milion metra katrorë apartamente luksoze për 17,000 njerëz, 750,000 metra katrorë hapësirë ????zyre dhe komerciale, së bashku me një grup hotelesh me pesë yje, një mur rrokaqiejsh që do të shfaqë ndërtesa më e lartë në Evropën Juglindore, një teatër opere dhe qendra tregtare më e madhe në kontinent. Në janar të vitit 2014, Vuçiç, i cili së shpejti do të bëhej kryeministër i Serbisë, dhe Mohamed Alabbar i Eagle Hills, zbuluan publikisht masterplanin për Bregun Ujor të Beogradit dhe projekti më i madh zhvillimor në historinë e Serbisë u lëshua zyrtarisht. Një projekt megaloman i mbështetur nga premtimi i parave të Abu Dhabit shtyhet me forcë përpara “Është si një shaka e keqe,” tha aso kohe Mirjana Milanovic, një arkitekte serbe me bazë në Amsterdam. “Është thjesht një qendër tjetër tregtare në një vend që nuk ka para për të blerë asgjë.” Sot sipas https://www.indomio.rs/en/for-sale/flats/belgrade-waterfront-savski-venac vlerat e apartamenteve aty janë nga 260 000 deri 1.680000 euro.
Ky ishte rasti serb. Të shohim tani propagandën e Ramës. Po përse situata se çfarë na është prezantuar është e kundërta dhe një kopje e keqe e Edi Ramës?
Pikësëpari, nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një porti turistik në Durrës dhe zhvendosjen e portit tregtar. Projekti zhbën tërësisht Portin mijëvjeçar dhe sjell ndërtimin e një kompleksi me pallate, dy hotele dhe një marinë të vogël me 280 vende e cila planifikohet të ndërtohet e fundit. 84 vende do të jenë për jahte të mëdha dhe 196 për varka dhe jahte të vegjël. Për analogji mund të bëjmë disa krahasime me koncesionet e dhëna në Shqipëri për marina turistike. Numri i vendeve të ankorimit në Portin e Kalasë së Turrës parashikohet të jetë 700, ndërsa në kontratën e parë me kompaninë Yldon në Durrës 500 Po ashtu projekti ndan ndërtimin e vendeve të jahteve për gjatësi mbi 40 metra dhe nën 40 metra. Standardi dhe konkurrenca që kanë disa nga marinat më të zhvilluara të Europës, në Antibes (jugu i Francës) apo Porto Cervo (Sardenja) është për gjatësi jahtesh mbi 170 metra , po sipas Ola Xhamas.
Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës, pasi nuk ka shqiptar që t’i blejë ato apartamente Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë, njësoj si ligji serb. “Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në Bashkimin Evropian, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë.
Miti i dytë që rrëzohet është ai i rritjes së investimeve pasi projekti ka vlerë kolosale prej 2.1 miliard euro. Nga ana tjetër, zhvendosja e portit të mallrave në Porto Romano do të kërkojë rreth 800 milion euro për t’u investuar nga qeveria, ose kompani private koncesionare të cilat do t’i nxjerrin paratë nga tarifat portale. Por kur të mos ketë port nga se, qysh tani kompanitë e transportit po prenotojnë në drejtim të porteve të tjera të Kroacisë.
Nëse ne na është prezantuar se kompania do të vijë të hedhë para në Shqipëri dhe mbas disa vitesh edhe mund të nxjerrë investimin e pastaj ndonjë fitim, jemi gënjyer. Në planin e biznesit thuhet se kompania do të ndërtojë fillimisht 4 mijë apartamente, parkingje, sipërfaqe tregtare dhe 1 hotel. Kjo fazë do të zgjatë 7 vjet dhe nga shitja e tyre (ku vetëm çmimi i banesave llogaritet 1500 euro/m2), do të arkëtohen 697 milion euro. Sipas tabelës të cash flow, angazhimi financiar për Eagle Hills në 3 vitet e para do të jetë rreth 140 milion euro, dhe më pas nga shitja e pasurive do të financohet investimi. Kaq të gëzuar duhet të ndihemi që po vjen një kompani që do të investojë në këto vlera sa t’i japim gjithë këto benefite?
860 mijë m2 të Portit të Durrësit do t’i kalojnë në pronësi të plotë kompanisë për vlerën 1 euro. Interesi gjeopolitik i portit të Durrësit barazohet me 1 euro, porta e Korridorit 8 vetëm një euro. Në çdo rast, nëse një zhvillues do të ndërtonte 1 pallat, do të blinte tokën e cila do të përbënte peshën kryesore të kostos ose do të hynte në marrëveshje me pronarin për të ndarë në përqindje pronën e zhvilluar. Në këtë rast nuk ndodh kjo. Kompania merr tokën për 1 euro, nis ndërtimin dhe njëkohësisht shitjen e pasurive të patundshme. Në fund të vitit do të ndajë 30% të fitimit me kompaninë Albania Seaports Development që është në pronësi të shtetit shqiptar. Sa i bie shtetit që të marrë pas 7 viteve që përfundon faza e parë sipas planit financiar? 12.6 milion euro. Po në fund të 20 viteve që përfundon gjithë projekti? 280 milion euro.
Në Beograd pika më e madhe e shitjes së Alabbar ishte se kompania e tij jo vetëm që do të hynte dhe do të zhvillonte bregdetin e Beogradit ose thjesht do të jepte kredi për të tilla, por se ai do t’i bënte të gjitha me paratë e tij. 4 miliardë dollarë investime të pastra të huaja direkte iu angazhuan Beogradit për të ndërtuar një lagje qendrore të klasit botëror dhe moderne, ndryshe nga askund në të gjithë rajonin. Në thelb, një kompani e Abu Dhabit premtoi se do të paraqitej me thasë me para dhe Serbia në thelb u dha atyre pushtet të lirë për të bërë atë që dëshironin. Por jo. gjithçka mbaroi, një sipërmarrje zyrtare e përbashkët midis qeverisë serbe dhe kompanisë Eagle Hills u nënshkrua në prill të vitit 2015 që dukej pak më ndryshe nga ajo që ishte premtuar fillimisht. Në vend që zhvilluesi i Abu Dhabi të shfaqte një çantë plot me katër miliardë dollarë, Eagle Hills thuhet se do të investonte 160 milionë dollarë dhe më pas do t’i siguronte Serbisë 300 milionë dollarë shtesë në kredi — megjithatë, raportet e mëvonshme përcaktuan IHD-të aktuale në vetëm 20 milionë dollarë. Sido që të ishte rasti, Eagle Hills do të merrte një ulje prej 68% të fitimeve dhe një qira të tokës për 99 vjet.
Nga ana tjetër deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kompania arabe që do të marrë investimin te Porti i Durrësit nuk është “kompani flamur” e Emirateve. “Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar. Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkuara. Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar. Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë”, thotë Shehaj ,Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel.
E njëjta kompani “Eagle Hills”, që do të marrë 800 mijë metra katrorë ndërtimi në Durrës, është mirëpritur edhe në Kroaci, për të ndërtuar “Manhatanin” e Zagrebit i gjetur ngushtë përsëriti kryeministri. Si fillim, shkrimi i Birn për këtë çështje që ai riposton mban datën 2019, ndërsa kompania që qeveria e tij ka shpallur investitor strategjik është themeluar vetëm një vit më parë. Pra, që këtu kuptohet se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë, ndonëse të dyja mbajnë emrin “Eagle Hills”. E dyta dhe më skandalozja, po të thellohej pak, Edi Rama do ta kishte mësuar se qytetarët me protesta e kanë përzënë Alabaarin, bashkë me projektin e tij nga kryeqyteti kroat, shkruan Andi Bushati . Por siç duket Rama ka ngatërruar Zagrebin me Beogradin. I gjithë ky konfuzion e ka një shpjegim. Atëherë kur ky projekt u promovua për herë të parë, në Tiranë u trumbetua plot zhurmë se këtu do të zbarkonte një kompani e madhe, që ka ndërtuar Dubain dhe Burjh Kalifën. Emaar grup, ku kishte aksione dhe monarkia e emirateve të bashkuara ishte garanci për një investim serioz. Nisur nga ky lajm, u mbulua edhe darka e ministrave te Nusreti. Gazetarë të njohur, grupe televizive, reportazhe në TV kombëtare i bënë jehonë të stërmadhe këtij evenimenti. Ky gjigandizëm, i sponsorizuar politikisht dhe mediatikisht, justifikonte faljen e tokës publike, zhvendosjen e portit më të madh në vend, dhënien pa dilema të statusit të investitorit strategjik. Por, kur ëndrra propagandistike mbaroi dhe njerëzit u ndeshën me realitetin prozaik të dokumenteve, rezultoi komplet e kundërta. Emaar kishte avulluar dhe nuk figuronte kërkund. Muhamet Alabaar do investonte si person privat, përmes një kompanie pa emër, një pjesë e partnerëve të të cilës ishin regjistruar në parajsa fiskale. Nga mbi dy miliardë që do investonte Emaar, Alabaar do hidhte vetëm 80 milionë, nga katërfishin e vendeve të punës që propagandohej me ardhjen e të parit, shifra qe reduktuar në 12 mijë, nga marina me e madhe në Mesdhe, kishte përfunduar në një port me 280 vende ankorimi. Por lehtësitë, favoret, shkelja e kushtetutës, votimi i një ligji special nga kuvendi, marrja e pasurisë publike pa garë, ishin në proporcion me gjigandizmin e Emaarit dhe jo për kompaninë me kapital 100 mijë lekë, që ishte regjistruar për herë të parë në QKB-në shqiptare.
Tani se kush është bedeli gjejeni vet.