
Filip Guraziu
Në përiudhën kohore 2000 deri 1000 vjetë p.K. zona e Mesdheut ( përfshi Ballkanin) përjetoi emigrimin masiv të popujve prej lindjes së Europës, të quejtun ” popujt e stepave”, të cilët gradualisht, shekull mbas shekulli, ( në dualizëm kontradiktor me popujt egzistues mesdhetarë) mbrritën me popullue tokën rreth detit Mesdhe. Me qenë se këta popuj kishin vendbanime relativisht të përafërta, në origjinën e largët të tyne, në zonën e stepave që shtrihej në veri të Detit të Zi deri te malet Urale, fiton bazë logjike teza, se ato popuj kishin afërsi edhe në gjuhë, rite e zakone. S’bashku me emigrimin ato sollën edhe kulturën e tyne që u përhap në të tana anët e Mesdheut. Në përiudhën e mijëvjearit të parë p.K., emigrimet e popujve prej lindjes filluen gradualisht të shuhen dhe në zona të ndryshme të Mesdheut ( Ballkanit) popujt a ardhun zunë vend tue u dallue edhe prej emnave të tyne si; Ligurët, Venetët, Latinët, Etruskët, Mesapët, Keltet, Ilirët, Trakët, Dakët, Maqedonasit, Helenët, Baskët, Iberët etj. Kjo situatë gjeo-historike na orjeton me kuptue arsyen, pse pasardhësit e këtyne popujve, ende sot që kanë kalue mbi 2500 vjetë përdorin disa fjalë të përbashkëta në fjalorët e tyne. Për konkretizim mundemi me kujtue se fjalen ” berr” e përdorin me të njajtin kuptim shqiptarët dhe baskët; fjalën “çika”, shqiptarët dhe iberikët; fjalët ” shteg dhe ruhen“, shqiptarët e gjermanët, fjalën ” përpajna“, shqiptarët dhe sardët, fjalën “dri“, shqiptarët, kroatët boshnjakët, grekët, italianët: fjalët arno dhe maraz, shqiptarët dhe etruskët; fjalën “dhi – dhia“, shqiptarët dhe helenët e vjeter etj. Asht e qartë, se kushtet gjeopolitike dhe mjedisore në të cilat jeton nji popull ndikojnë direkt në zhvillimin e përparimin e atij populli. Fakti që populli helen u pozicionue në brigjet e detit Egje dhe nëpërmjet tregtisë detare mori kontakt me popujt e tjerë të zhvilluem të lindjes (Fenikas, Egjyptian, Sirian etj.) ndikoi drejt rritjes së mirëqenis së tij, dhe paralelisht në zhvillimin kulturor të tij. Ngjajshëm me helenet u zhvilluen , për të njajtat arsye edhe etruskët në gadishullin e Apeninëve. Me njohunitë që kemi mundemi me pohue se këto dy popuj praktikuen shkrimin ma parë ( përjashto egjyptianët dhe fenikasit) se popujt e tjerë që popullojshin në atë kohë Mesdheun . Ashtu si sot që 95% e popujve të Europës përdorin vetem dy alfabete për shkrimin e tyne edhe në atë kohë fitoi terren përdorimi i alfabetit helen e ma vonë edhe ai latin. Kjo situatë ndikoi që edhe fjalët në përdorim të përbashkët të popujve të mesdheut (të trashigueme prej origjinës së tyne të largët e të njajtë) të lexohen me alfabetin helen ( ose latin) dhe ne dukje të parë, gabimisht të konsiderohen fjalë helene ose latine. Por realiteti mundet me qenë edhe ndryshe…Në shumicen e rasteve burimi i nji fjale të lashtë proto indoeuropiane lidhet direkt me efektin e tingullit qe shkakton nji dukuni natyrore; p.sh. rrjedhja e ujit qe vjen prej malit krijon nji zhurmë të vazhdueshme që dikush e ka përceptue të krahasueshme me tinguj si: dr, der, dri, dre,dro,dra dhe simbas evolucionit gjuhësor, vija e ujit ose lumi dhe në përgjithësi ‘uji’ mori kuptim prej shqiptimit të bashkimit të germave ma sipër ( dr, der,dri, dre, dro,dra ) etj. Shëmbujt hidronimesh që lidhen me ” ujin” kemi: Skodrinon – Iliri, emni i qytetit të Shkodrës; Adriatik – deti që lagë bregun e Ilirisë; Drini – lum në Iliri ( Shqipni); Drino – lum në Iliri ( Shqipni); Drinasa – lum në Iliri (Shqipni); Drilon – lum në Iliri ( Shqipni); Balldr(e) – Iliri, ( Shqipni), fshat përballë lumit Drin; Jadro – lum në Iliri ( Kroaci); Drina – lum në Iliri( Bosnje); Drava – lum në zonën ku patën banue venetët, kufitarë me Ilirët ( Itali veri-lindore, Austri, Slloveni, Kroaci etj.); Chidro – lum ku patën jetue Mesapët, popull Ilir ( Salento – Puglia-It); Idro – liqen në Provincen e Brescia-It., kufitare me Veneton) etj. Në qoftë se rastësisht kontrollojmë ndonji fjalor të gjuhëve europiane do të shohim se fjala “Hidronim” që tregon mjedise ujore, konsiderohet me prejardhje helene, por po ” të gërmojmë ma thellë” në shkrimet shkencore që lidhen me etimologjinë e fjalëve të cilat përmbajnë kombinimin e germave (dr, der,dri, dre, dro,dra) kemi me pasë tjeter përfundim.
Prof. Roberto Bigoni ( Itali) në studimin e tij shkencor mbi prejardhjen ( etimologjinë) e fjalëve që kanë lidhje me kuptimin e ujit (ujë, vijë uji, lum , liqen, kënetë, moçal etj.) të “nënshtresave indoeuropiane para latine”; “Le acque. Il substrato indoeuropeo prelatino” -(https//www.robertobigoni.it) konfirmon se: shqiptimet që vijnë prej bashkimit të germave a-dro të cilat shoqnnojnë konceptin e ujit që rrjedh si dhe të ujit në përgjithësi si koncept, vijnë prej rrajëve të lashta indoeuropiane ( Aveste, kelte, venetiane, ilire; ( Jadro – lum në Iliri); kjo rrajë takohet në Iliri dhe në brigjet italiane të Adriatikut; Për kët përfundim ai i referohet edhe veprës së J.Pokorny; ” Indogermanisches etymologisches Wörterbuch“.
Besoj se asht e qartë; hidronimet që përmbajnë bashkimin e germave dr dhe që gjinden kryesisht, në territoret ku dikur ishin të banuem prej Ilirëve ( Kroaci, Bosnje, Mali i zi, Shqipni, Kosovë, Puglia) nuk kanë prejardhje helene, por Ilire.
Pra, emni i lashtë i qytetit të Shkodrës, “Scodrinon” i dokumentuem në monedhën ilire 230 vjetë p.K. asht ILIR e njikohësisht dëshmi konkrete e autoktonisë së popullit shqiptar në trojet e veta. Përfundoj, tue kujtue me nderim gjuhëtarin e shquem shkodran, të ndjerin prof. David Luken i cili ishte i pari që argumentoi emnin e lashtë ” Scodrinon” të qytetit të Shkodrës si element hidronim në lidhje me pozicionimin e qytetit pranë lumit Drin.
Filip Guraziu