*Presidenti i Shqipërisë dekoroi me urdhrin “Naim Frashëri”, dhe me me Medaljen E Meritës zonjën Majlinda Myrto dhe veprimtarin Sejdi Hysenaj me motivacionin: “Për Merita të Veçanta Civile”./
* Gazeta Dielli uron kolegun dhe bashkëpunëtorin Beqir Sina për dekorimin e merituar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani me Urdhërin “Naim Frashëri”. Gazetari Sina është treguar i palodhur duke mbuluar ngjarjet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Washington dhe shtete të tjera të Amerikës./
MANHATTAN NYC : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani gjatë vizitës në Nju Jork, dhe në vazhdën e vlersimit të disa figurave të diasporës shqiptare në SHBA, i akordoi mbrëmjen e së Enjtes, 7 Maj 2015, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e hotel Kimberli në Manhattan, zotit Beqir Sina dekoratën “Naim Frashëri” me motivacionin “Në vlerësimin për punën e palodhur si gazetar dhe kontributin për përhapjen e bërjen të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të historisë, shpirtit liridashës dhe vlerave më të mira të popullit shqiptar .”
Ndërsa, me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile”, nderoi veprimtarin e komunitetit zotin Sejdi Hysenaj dhe veprimtaren znj. Majlinda Myrto si pjestare e një familje shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botërore mori në mbrojtje një familje hebraike, duke sakrifikuar edhe jetën në atë kohë, një medalie kjo që u jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për kontribute të veçanta civile në Shqipëri (në fushën e zhvillimeve demokratike, në atë humane etj.)
Fjala e plotë e zotit Beqir Sina, drejtuar Presidentit të Republikës zoti Bujar Nishani:
I nderuar zoti President Nishani,
E nderuar zonja Nishani,
Duke falenderuar për medaljen që po më jepet, mendja më shkon menjëherë tek ish të përndjekurit e periudhës së komunizmit. Mund të them se kjo është një medalje për të gjithë ata njerëz që vuajtën.Qëndresa jonë e asaj kohe, sot rrezaton dinjitet në një formë tjetër: në mesazhet që ne percjellim për paqen dhe kundër hakmarrjes.
Mendja më shkon gjithashtu tek dy mentorët e mi heronj që nuk janë më: Babai dhe Nëna, të cilët u ndanë nga jeta pak vite më parë. Nëse unë sot përpiqem të jap diçka për komunitetin, janë ata që më edukuan dhe më rritën në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Zoti President,
Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është një bashkësi historike për nga ndihma dhe inkurajimi që i ka dhënë vendit amë gjatë më shumë se një shekulli. Mu bë zemra mal kur ju pashë të rrethuar me respekt nga deputetët e Asamblesë në Albany, sepse aty pashë respektin për Shqipërinë. Në rolin tim si gazetar, e kam për krenari të jem pjesë e kësaj historie që është ende duke u shkruar.
Me rastin e këtij nderi që më bëtë, ju shpreh edhe mirënjohjen e familjes sime – bashkëshortes Altinës, dhe fëmijëve Avenirit dhe Nedës.
Shënim i Editorit të Diellit:
Gazeta Dielli uron kolegun dhe bashkëpunëtorin Beqir Sina për dekorimin e merituar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani me Urdhërin “Naim Frashëri”. Gazetari Sina është treguar i palodhur duke mbuluar ngjarjet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Washington dhe shtete të tjera të Amerikës.
Urime Beqir!
Urime !Ndoshta ndër vlerësimet ma të drejta që presidenti ka bërë.Edhe njëherë URIME!
Peshendjet me te ngrofta per vlersimin e punes se gazetarit Mr.Beqi Sina_(Nga Presidenti i Republikes se Shqiperise Mr,Dr.Bujar Nishani) si nje specialist i devotshem per trasmetimin e drejte te ngjarjeve te rendsishme Kombetare.
Mr.Sina Esht nijri i thjesht ,i drejte,i komunikushem i kudondodhur me ndjnja te larta kaombetar .
Une personalisht (F.d nuk e kisha njohur si portret por pas mbario mbeledja me thot (Mr.V.Belliu ka qen ne mbledhje gazetari Mr.Beqir Sina,pastaj shikova pasqyrimin ne disa gazeta ne EUROPE).
Shkon neper mbledhje pa buje,degjon dhe Perhape me shpejtsei ne shume agjensi lajmet.
Nje raste
Kur grupi Intelektualve te Pavarur Shqiptaro-American organizoj nje Sesion Shkencore kushtuar “60 Vjetorit Konferences se Pare Themeluse te Kshillit Pegjithshem Clirimte te Kosoves e te Rrafshit Dukagjinit me 20 dhjetor 2003 ne New York.
Ceshtja e Popullit Shqiptar te Kosoves ishte ne sgrip-,duhet dikush ti dilte zote.
Diaspoara Shqiptare u pergjigj flak per flak qysh nga lutjet per Kosoven tek Honorable: Prasideti, kongresmenet,senatoret e shoqatat e nryshme.
Edhe diaspora sejcili sipas mundesise vuni nje gure ne ndihmen per Kosoven.
Grupi mendoj te bej nje Sesion per ket Konferenc(qe u mbajte ne territorin e shqiperise ne Malsin e GJakove ne Bujane me 31 dhjetor 43,1-2 janar 44). Sepse aty qysh gjat luftes u miratua nje “R E Z O L U T” per V e t v e n d o s j e n e Popullit Shqiptar te Kosoves e bashkimin me Shqiperine( pa lejen e PKSH e PKJ;ne ilegalitet,me pjemarrjen e serbve,nmalzesve,boshnjakve,gjith shtreset e frontet e ndryshme pa dallin feje ideje).
Mr.Sina e trasmetoj mjaft mire ne dia agjesi .
Ne funde thoshte u be nje thirrje nga ky simpozium drejtuar 23 shtetve me te fuqishme e organizatave nderkombetar per t ju dhen Pavarsia Kosoves.
Ne Maqedoni(tetove) u transmetua apo u muar lajmi duke vene ,shenimin e fundit te Mr.Sines me titullin
“Thirrje e Fuqishme e Intelektualve…….. te New Yorkut,Per t ju dhen Pavarsia Kosoves”
Prof.Repishti per Konference e Bujanit thote esht quajtur nga shtypi “Shkendia e lirise”.ne fakt rezolutat e SHBAmerikes per tju dhen pavarsia e Kosove si pik referuse ,baze ka qene rezoluta e B u j a n i t mbeshtetur ne te drejten Nderkombetar e atlatic chart.
Me ket raste i jemi mirnjohes per gjith ato shkrime intersanta edhe si hulumtuse i pa pertushem per gjithshka te rendsishme per kombin shqiptar e diasporen.
Urme Gazetarit Mr.Beqir dhe ne emer te shokve te Grupite.
Prof.Muharrem Dika
Dr.Veis Balliu
Fatbardh Doci Sc.C.etj..