NEW YORK CITY : Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, i cili ndodhet në New York, për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, gjatë qëndrimit në New York, u pritë mbrëmë edhe nga bashkëatdhetarët tanë, i ftuar në një pritje vllazërore nga familja patriote Hysenaj, nga Malësia e Gjakovës.
Në pritjen e organizuar nga zoti Sejdi Hysenaj me bashkëshorten e tij Shaken, dhe djalin Petritin, mori pjesë veprimtari i njohur i komunitetit zoti Elmi Berisha, me të bijën e tij, si dhe disa anëtarë shumë të afërt të familjes Hysenaj, në New York dhe New Jersey.
Kjo ishte një pritje ndryshe nga çfarë kemi parë më parë. Nuk ishte një pritje nga ato me fjalime dhe pompozitete, por një nderim dhe një respekt, që një familje patriote shqiptare në disaporë, dha për kreun e shtetit shqiptarë dhe familjen e tij – një pritje mjaft miqësore, vllazërore, që ka pasur një ngrohtësi më të vërtetë shqiptare.
Në fjalën e tij, të mirëseardhjes, mikëpritësi zoti Sejdi Hysenaj, tha se : “Nëse dikush mund të sjellë shërim të kombit tonë, nga që mbart edhe sot shenjat e një të kaluare të dhimbshme, atë të atyre ndasive tona, ideologjike që na la fatkeqësisht regjimi i kaluar komunist i Enver Hoxhës, për 50 vjet në diasporë, atëherë ai person, është për mendimin tim “ si askush tjetër përveç se H.E.Bujar Nishanit. “
President Nishani nga ana e tij, duke ju faleminderuar për pritjen, tha se e priti me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë dark miqesore, me familjen Hysenaj, duke shprehur njëhereshit edhe respektin për të gjitha familjet shqiptare në diasporën shqiptare në Amerikë, e cila u shpreh ai nga do që ka vajtur dhe është takuar me shqiptaret në Amerikë, dallohen se po i ruajnë ashtu të pastra traditat tona kombëtare, dhe shqiptarët e Amerikës, dhe janë duke ua trashëguar fëmijëve të tyre në diasporë.
“Më vjen mirë, që po takojë një prej familjeve të vjetëra shqiptare në diasporë, emigruar 70 vjet më parë, nga Malësia e Gjakovës, Tropoja, e cila sot jetonë në Nju Jork, dhe i ka ruajtur si të gjtiha familjet shqiptare në diasporë traditën , gjuhën dhe kulturën tonë kombëre, mikëpritjen, bujarinë dhe respektin për njeri tjetrin – Ju faleminderit, suksese dhe lumturi në familjen tuaj ” tha Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.. Bujar Nishani.(Beqir SINA)