Presidenti takohet me gjigandët e autoindustrisë amerikane/
Presidenti Donald Trump të martën nënshkroi urdhërin ekzekutiv që do të lejojë avancimin e ndërtimit të dy tubacioneve të naftës në Shtetet e Bashkuara. Me këtë urdhër presidencial, zhbëhet një urdhër ekzekutiv i Presidentit Obama.
Zoti Trump e nënshkroi urdhërin ekzekutiv që kërkon zhvillimin e negociatave të reja, që do të lejonin ndërtimin e tubacionit Keystone XL, që është projektuar të sjellë naftën e papërpunuar nga Kandaja për në rafineritë amerikane pranë Gjirit të Meksikës, si dhe tubacionin e Dakotës, për transportimin e naftës nga shteti Dakotës së Veriut, për në shtetin e Illinoit.
Pas një studimi të gjatë, ish presidenti Obama e hodhi poshtë projektin e tubacionit Keystone në vitin 2015, për shkak të shqetësimeve të ndotjes së mjedisit. Në fund të vitit të kaluar Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane e bllokoi projektin që kalon nga Dakota dhe thanë se do të kërkonin rrugë alternative, pasi fiset indigjene Sioux dhe përkrahësit e tyre thanë se projekti rrezikonte ndotjen e ujit të pijshëm dhe qendrat kulturorëve të banorëve indianë të Amerikës.Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara do ta rinegociojnë projekti Keystone me zyrtarët kanadezë dhe në se ata janë dakord “mund ta ndërtojmë tubacioni, që krijon rreth 28 mijë vende pune në ndërtim,”- tha ai.Zoti Trump po ashtu nënshkroi një urdhër, i cili kërkon që materialet që do të përdoren për tubacionet të ndërtohen në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti takohet me gjigandët e autoindustrisë amerikane/
Presidenti Donald Trump u takua sot me drejtues të tre prodhuesve të mëdhenj amerikanë të makinave, General Motors, Ford dhe Fiat Chrysler, të njohur si tre të mëdhenjtë. Ai i kërkoi atyre që ta zgjerojnë prodhimin në Shtetet e Bashkuara, jo jashtë vendit.
Dje Presidenti priti në Shtëpinë e Bardhë drejtuesit e korporatave më të mëdha amerikane, të cilëve u kërkoi që të krijojnë vende të reja pune në sektorin e prodhimit në Shtetet e Bashkuara.
Zoti Trump i ka kritikuar më parë prodhuesit amerikanë të makinave për zgjerimin e operacioneve në Meksikë dhe i vlerësoi ata, kur njoftuan planet për shtimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump i paralajmëroi drejtuesit e bizneseve se do të përpiqet ta bindë Kongresin që të miratojë rritjen e taksës kufitare, ndoshta me 35 për qind, për kompanitë që e eksportojnë prodhimin jashtë vendit dhe pastaj i sjellin mallrat për t’iu shitur konsumatorëve amerikanë, në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, Presidenti tha se javën e ardhshme ai do të caktojë Anëtarin e Gjykatës së Lartë, për të plotësuar vendin bosh të gjykatësit Antonin Scalia, anëtari me pikëpamje konservatore, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, pasi shërbeu për 30 vjet në post.
I emëruari i zotit Trump do të zëvendësonte kandidaturën e zotit Obama, Merrick Garland, i cili njihet si një person i moderuar. Emërimi i tij në postin e lartë u bllokua nga republikanët në Senat, deri në fillimin nga puna të presidentit të ri.
Zoti Trump po shqyrton kandidaturat e 21 gjykatësve konservatorë për të plotësuar vendin bosh në Gjykatën e Lartë.
Jakov says
Revolucioni gjigand qe po nis Presidenti Trump ,eshte fillimi i zbatimit te planeve te tij per shtimin e vendeve te punes ne SHBA ,njera prej pikave kyce te ekonomise amerikane .Ulja e papunesise duke rritur prodhimin vendas ,permes rritjes se vendeve te punes ,do te rris mireqenien e popullit amerikane .Zbatimi pra ka nisur .Ky President e ka koken plot me plane per ta cuar Ameriken atje ku duhet e ta nxjerre shtetin nga stanjacioni ku e futi paftesia e kenianit qe solli ne Amerike ulje te theksuar te autoritetit
te SHBA .Ja pra cmund te bej nje dru i deformuar (apo i shtermber krejtesisht )ne stiven e bukur amerikane .Prisni edhe ca zoterinje skeptik se do ti shihni rezultatet .Nuk ka vec me pak se nje jave qe ka filluar punen .Hiqini dyshimet se ndryshimet jane ne rruge .Une personalisht ,jam shume optimist .