PRISHTINË, 27 Janar 2022- Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore për hebrenjtë që u zhdukën në kampet e nazistëve gjatë Holokaustit.
Postimi i Presidentes Osmani:
Përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.
Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm.
Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtinin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më!