

NGA Rafaela Prifti/
Me ftesë të Klubit të Prodhimtarëve të Kosovës dhe Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork në studion e fotografit Fadil Berisha u dha prezantimi i parë i një nisme mbarëkombëtare me temë gastronomike. Përpara hapjes zyrtare të mbrëmjes, mysafirët bisedonin e përshëndeteshin me përfaqësues të shoqatave, funksionarë civil, anëtarë të trupit diplomatik shqiptar dhe biznesmen. Midis të pranishmëve të shumtë ishin nën-Kryetari i Federatës Vatra, Agim Rexhaj dhe bashkëshortja Laura, ish-ambasadori Mal Berisha, restorantori Rifat Kukaj etj. Kryediplomatja e Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqija falenderoi pjesëmarrësit e mbledhur për prezantimin e projektit tëmbështetur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës nëNju Jork. Promovimi i artit e kulturës si produkte vendore hyn nëdetyrat e misionit diplomatik të një vendi, por prezantimi i këtij aktiviteti është i vecantë sepse lidhet me atëpjesëtëtraditës sonëtëcilën e pranojmësi tëmirëqenë, tha ajo. Duke e vlerësuar sofrën e bukës si pjesëtëpandarëtëmikpritjes shqiptare, Ambasadorja Teuta Sahatqija vërejti se “sot ështëme rëndësi tëjemi krenar për traditën tonëtëpasur në gastronomi.” Për restorantorin Rifat Kukaj i cili ka ridimensionuar industrinë e shërbimeve ushqimore nëNju Jork, me hapjen e kuzhinësshqiptare nëpeizazhin kulinar amerikan, ajo tha se krahas me hapjen e restoranteve shqiptare shkojnëedhe produktet e tjera vendore si verat, buka, ëmbëlsiratetj. Ambasadorja Sahatqija prezantoi folësin kryesor dhenismëtarin e projetit, Astrit Panxha, Drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës. “Ideja për tëpromovuar gastronominëshqiptare lindi nga njëgrup profesionistëme gastronomë, ekonomistë, arkeologë, antropologë, tëgatshëm të mobilizojnë energjitëe tyre krijuese për ta vlerësuarkulturën shqiptare të gatimit si dhe për tëkorrigjuar perceptimin e gabuar për shqiptarët,” theksoi ideatori i fushatës. Aty përfshihen studime historike të kronikave të lashta, mbledhje e recetave të gjellëve para ndikimeve otomane, statistika të numrit të pronarëve shqiptarë të restoranteve në Evropë e kontinente të tjera. Për vjeljen e informacionit prej cdo vendi janë ngarkuar koordinator nëvende evropiane si Turqi, Zvicer etj.
Si shembull, ai tha se nga koordinatori në Zvicërkanë mësuar se restoranti mëi mirëme kuzhinëargjentinase nëZyrih është injë pronari shqiptar, e njëjta është e vërtetë për restorantet japoneze nëSuedietj. Nisma synon të ndërroj modelin e praktikuar deritani ku shqiptarët kanëhyrënë gastronomi nëpërmjet gatimeve tipike dhe karakteristike tëkuzhinave tëtjera. Drejtuesi i grupit tëpunës dhe zëdhenësi i fushatës Astrit Panxha shfaqi bindjen se ka ardhur koha qëshqiptarët nëAmerikëdhe nëbotëtëhapin restorante shqiptare dhe tëkrenohen me kulturën e tyre gastronomike. “Si brenda ashtu edhe jashtëvendit, kontakti i parëme njëkulturëkrijohet nga produktet ushqimore, prej aty mund tëlind dëshira tëmësosh dhe njohësh mëshumëdhe nga afër njëkulturëdhe vend tjetër,” u shpreh prezantuesi, i cili i shoqëronte komentet mediapozitiva dhe filmime. Për pjesën “Shqiptarët nëGastronomi” u paraqitën statistika me interes për prezencën e shqiptarëve nëgastronomi kryesisht nëvendet evropiane, ndërkohë që po mblidhen tëdhënat për Itali dhe Greqi ku banojnëshumëshqiptarë. U përmendën disa pronarë si Vëllezërit Seferi me shtatërestorante, birrari, dhe hotel nëGjermani, Pleurat Shabani, fitues i cmimit ndërkombëtar të akorduar nga industria e pijeve për njënga vodkat mëtëmira nëMbretërinëe Bashkuar, por e kërkuar nga Nju Jorku deri ne Moskë; emra të tjerë siBledar Kola, i praktikuar nërestorantet mëtënjohura si Pied a Terre dhe Le Gavroche nëLondër, dheprofesionistëtë industrisë ushqimore me përvojëtëfituar nëBelgjikëe Itali dhe shumëpronarësi bukëpjekës shqiptarënëtëgjithëish-Jugosllavinë, prodhues tëbirrave etj. Për pjesën “Gastronomia Shqiptare”, u dhanjë vështrim i zgjeruar e temës ku përfshiheshin arti i gatimit, specifikat krahinore të ushqimeve, gastronomia molekulare, antropologjia e gatimeve etj. Sipas zëdhënësit të projektit, Astrit Panxha, synimi është identifikimi ynë kulturor, njësoj sic njihen hebrenjtë për bizhuteritë, turqit për tekstilin, indianët për mëlmesat, ashtu edhe shqiptarët duhet të njihen për gastronominë, pavarësisht vecorive rajonale tëushqimeve. Studiuesit e angazhuar në projetk janë duke gjurmuar menytë dhe recetat familiare të disa specialiteve tradicionale më të hershme se byreku, pitet, flija etj. “Si vend blegtoral, trojet shqiptare kanëtraditëtëpasur të ushqimeve me bazëmishi dele dhe dhie si edhe bulmete tëcilësisësë lartë,” tha prezantuesi. Në mbrëmje u tha se gastronomia shqiptare gjen forma të rejatë shprehjes nërestorante anembanëShqipërisësi tek Mrizi i Zanave dhe Rapsodia, apo nëushqimin e përgatitur nështëpi si rasti i nënësLule nëTheth qënuk pranonte pagesënga turistët, dhe deri tespecialitetet e servirura nga katër motrat gjirokastrite qëgatuajnënësheshin e qytetit.
Folësi u ndal tek një vecori e diasporës shqiptare e cila pranohet si e mirëqenë. Mungesa e qendrave kulturore nëdisa vende si Gjermani apo Nju Jork ka pasur si rrjedhojëfunksionimin e restoranteve shqiptare si institucione tëkomunitetit ku janë kryer veprimtaritë më të rëndësishme si mbledhja e fondeve për luftën nëKosovë, takime me përfaqësues tëdelegacioneve si edhe bisedime me të dërguarit qeveritarë. Prezantuesi theksoi edhe rolin ‘multidimensional’ tëpronarëve tërestoranteve. Ata kanë dhënëkontribut financiar tek vendet nga kanëardhur si Shqipëri, Kosovë. Maqedoni por edhe kanëqenë punëdhënësit mëtëmëdhenj nëvendet ku janëriatdhesuar. Në sferën e restoranteve shqiptare amerikane, Pier 4 iAnthony Athanas është vizituar nga personalitete të politikës, artit dhe kulturës. Për kontributin e tij nëgastronomi dhe ndaj kauzës shqiptare u paraqitnjë video e përgatitur nga ekipi i projektit. Në një bisedë të shkurtër me z. Astrit Panxha pas prezantimit, ipërmendanjë shkrim tëish-editorit tëDiellit, Anton Cefa, ku shkruhej se në restorantin ku i priste dhe i përcillte të gjithë pa dallim, pronari iu paraqitej personaliteteve amerikane me fjalët “Unë jam Antoni Athanas – shqiptar nga Shqipëria.” Bashkëveprimtar i Nolit dhe Konicës, kjo figurë e Vatrës e dinte se identiteti i tij kombëtar dhe profesional ishin të pandara.
Grupi i punës ka vendosur të jap cmimin me emrin Antoni Athanas në Festivalin e Gastronomisë shqiptare në Berlin.
Pas prezantimit të zgjeruar të Astrit Panxhës, foli Përparim Rama, arkiteti londinez i projektit Hamam Jazz Bar nëKosovëqënëvitin 2010fitoi vendin e parëpër dizajnin mëtëmirënëbotë. “Ka ardhur koha të jetojmë si shqiptarëpasi kemi jetuar nën influencën otomane, pasi kemi përjetuar ndikimet e kulturave fqinje dhe kemi përftuar përvojat e kuzhinave italiane, franceze, gjermane etj”, tha bashkëthemeluesi i firmës 4M. Projekti i madh gastronomik do të jetëmanifestim ikrenarisë sonë kombëtare në stilin kuptimplotë“Bukë, Kripëe Zemër”, shtoi ai. Sipas tij, thelbi qëndron tek ecja nështeg tëpashkelur jo tek imitimi dhe ndjekja e modeleve ekzistuese.
Gastronomia shqiptare nuk njeh kufi pavarësisht karakteristikave krahinore. Në këtë vështrim prezantimi i saj në platformë mbarëshqiptare është qasje progresive e mbështetur në taban kombëtar.
Projekti i paraqitur në Nju Jork në mbrëmjen e dates 26 prill në studion e fotografit profesionist Fadil Berisha do të kurorëzohet me Panairin e Gastronomisë shqiptare në muajin nëntor në Berlin. Prezantuesit dëshirojnë të kenë pjesëmarrje mbarëshqiptare dhe mirëpresin bashkëpunimin me të gjithë.