NGA ASLLAN BUSHATI/*
Më 11 prill 2019, në sallën qëndrore të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, në prani të vatranëve dhe të shumë bashkatdhetarve e miqve të saj nga NY, NJ e rrethina , u bë promovimi i librit të Zonjës Elena Kocaqi (Profesore e Asociuar dhe Doktoreshë e Shkencave) me titull:”Lufta e Trojës”, luftë Pellazgo-Ilire.
Para se të niste aktiviteti, autori i këtyre rreshtave e njohu mysafiren e nderuar me disa nga momentet më kryesore të historisë 107 vjecare të Vatrës.
Më pas aktivitetin e hapi Nënkryetari i Vatrës Zoti Agim Rexhaj, i cili e falenderoj Prof. Dr. Elena Kocaqin për vizitën në Vatër dhe për angazhimin e saj intelektual në studimet e vyeshme në fushën e historisë së lashtë të Kombit Shqiptar. Për ti njohur të pranishmit më në detaje me një CV të shkurtët të Zonjës Kocaqi, Zoti Rexhaj ja dha fjalën Dr. Elton Marës i cili ndër të tjera tha:
“Prof.As. Dr.Elena Kocaqi ka pëfunduar studimet në Universitetit e Tiranës në tri degë: Histori (me medalje të artë), Juridik dhe Shkenca politike. Ka mbrojtur Doktoraturën për histori të marrdhënieve Ndërkombëtare në QSA, mban titullin Profesore e Asociuar dhe punon si pedagoge më kohë të plotë për më shumë se dhjetë vite në Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike, Departamentin e Administrimit Publik, në Universitetin e Durrësit.Njëkohësisht është autore e disa librave dhe artikujve shkencor brenda dhe jashtë vendit. Ka ardhur këtu në SHBA para disa ditësh dhe e ka promovuar librin në fjalë në disa Universitete dhe mjedise të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ky promovim kudo është pritur me kureshtje dhe me vlerësime positive për autoren.”
Pas këtij prezantimi, Zonja Kocaqi, me fraza të shkurtëra e të qarta , i futi të pranishmit në konteksin e kohës së Luftës së Trojës dhe duke u mbështetur në burimet e vjetra (autentike sipas saj), riformuloi disa pikpamje e këndshikime të reja për këtë temë të “rrahur” nga shumë autorë të lashtë e të rinj. Trajtesa në libër-sipas saj- është bërë vetëm mbi dokumentat e shkruara duke anashkaluar mendimet, dëshirat ose interpretimet personale të autores dhe të autorëve të tjerë. Parë nga ky këndshikimi sipas saj, libri sjellë para lexuesit (studjuesit) një tabllo të re të pa njohur më parë për Luftën e Trojës. Kjo tabllo e re, vecanërisht ridimensionon rolin pellazg e ilir në vlerësimet e saj në raport me autorët e lashtë. Të qënit ndryshe në formë e përmbajtje e bën studimin më atraktiv (e tërheqës) për lexuesin e thjeshtë dhe më interesant për studiuesit e historisë së kësaj periudhe.
Zoti Zef Balaj antar i Kryesisë së Vatrës e pyeti Zonjën Kocaqi në se Qeveria Shqiptare ka ofruar fonde për të lëvruar pjesë të tjera të historisë së Kombit tonë, flas-shtoi ai- për pjesë të errta të historisë e për të cilat deri tani ka pak sudime ose hic fare? Përgjigja ishte shumë shkurt Jo.
Autori i këtyre radhëve (Asllan Bushati) tha se: intelektualët, madje dhe niveli mesatar i opinionit shqiptar, janë të interesuar të dinë se cili është roli i shqiptarve në kohën e lashtë e mesjetë, në kuadër të sundimit të perandorive greke, romake, bizantine e otomane? Këto nuk mund të bëhen me autorë të vecantë e të vetmuar. Kështu që: a ka ndonjë plan a nisëm për të formuar një institucion të gjërë të studimeve albanologjike nga vetë shiptarët,sepse deri tani kemi mbetur në sferën e studimeve të të huajve për historinë tonë? Përgjigja ishte se: kjo është domosdoshmëri, por deri tani ska asgjë konkrete as në fushën e organizimit dhe as në fushën e financimit.
Studiuesi Ing. Genc Leka dha opinionin e tij dhe disa vlerësime për gjenezen e shqiptarve dhe shprehu përqasje në disa pika me verësimet e Prof. Kocaqit duke shtuar se i ndjek me shumë vemendje debatet e saj televizive për problemet e historisë dhe gjen pajtueshmëri me to.
Sekretarja e Vatrës Zonja Nazo Veliu tha se duke qënë nga trevat e Camërisë e me që kishte studiuar edhe në universitet për histori, e gjente vetëm këndëshëm brenda studimeve të Zonjës Kocaqi. Por shtoi ajo se në qoftë se Qeveria Shqiptare nuk lëviz nga vendi e nuk lëvron fonde për këto lloje studimesh shumë të domosdoshme, atëhere të gjithë shqiptarët kudo që të jenë ,duhet të paguajnë dicka nga vetja e tyre për të zbardhur të vërtetat historike para nesh e para të huajve.
Prof. Kosaqi shtoi se do të ishte një ide brilante marrja e një nisme të tillë qytetare në menyrë që të dërgohen specialist për studinim e gjuhëve të vjetra, sepse celsi i studimeve janë gjuhët e lashta e të fjetura.Dokumenta të pa eksploruara ka në disa arkiva të vjetër dhe në to flenë dokumenta autentike për historinë tonë, por ata duan studiuesin e specializuarqë ti ekspozojë ato.
Disa pjesmarrës e pyetën Zonjën Kocaqi ,në se ky studim a ju është prezantuar institucioneve shkencore të vendeve të tjera dhe cfarë mendojnë ata për këtë studim? Po ashtu dikush tjetër pyeti se a do të ishte në gjendje Zonja Kocaqi të mbante referenca në institucionet e Greqisë për këtë temë e mbi bazën e studimeve të saj? Në këtë vazhdë kishte edhe pyetje të tjera që në brendi cfaqnin drit-hije e insinuate për vërtetësinë e studimit.
Sido që të jetë promovimi u prit mirë nga të pranishmit. U vlerësu me pozitivitet ardhja e Zonjës Kocaqi në SHBA dhe vecanërisht në Vatër, si dhe inisiativa e saj për ta promovuar librin “Lufta e Trojës” Luftë Pellazgo- Ilire, në shumë mjedise universitare dhe shqiptaro-amerikane në gjuhët shqip dhe anglisht.
*Per me shume fotografi shihni ne Facebook -Gazeta Dielli