Për një kohë të gjatë veshtirësitë që gjente teoria Darwianiane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Profesor Nelson Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit.Ai arriti në idenë themelore mbi rolin qëndror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë.Tashmë ka një teori, që mban emrin e tij.
NGA DALIP GRECA
Profesor Nelson R Çabej, që jeton në New Jersey, ka një jetë që merret me shkencë, por, përveç revistave të huaja, media shqiptare nuk ka pasë kohë të merret me të.Ndoshta nga që ai është tepër modest dhe nuk mund të dalë para gazetarëve dhe të rrahë gjoksin”Ej , unë jam ai që kam tronditur botën akademike me teorinë time, që i kundërvihet evolucionit gradual të Darvinit”. Ai ka tashmë “patentën” e teorisë së vetë, por nuk është kujtuar askush që t’i akordojë atij qoftë edhe një titull të thjeshtë merite,megjithëse kemi krijuar një ushtri me “Mjeshtra të Mëdhenj” e me “Nder i Kombit”, edhe pse profesori është aq i njohur në rrethet shkencore, jo vetëm në Amerikë. Është edhe përgjegjësia e ne, gazetarëve, që në median shqiptaro-amerikane, përcjellim si sensacione ndodhi të rëndomta, shpesh folklorike, apo tjerrim lajme se aksh president amerikan, apo zv/president, apo senatorë apo kongresistë, që drekojnë apo darkojnë në pizzeritë a restorantet e shqiptarëve, por nuk shkruajmë dy radhë për profesorin, librat e të cilit kanë hyrë në rreth një mijë biblioteka universitare amerikane, dhe ka arritur që të renditet në top-listën e librave shkencorë më të lexuar. Nuk e di nëse profesorët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kur spjegojnë teorinë e Darvinit, a u përcjellin studentëve informacionin se ka një shkencëtar në Amerikë, teoria e të cilit,është oponente e asaj të Darvinit për evolucionin gradual, që tashmë studiohet në universitetet amerikane ?! Një teori antirrymë….
Nelson R Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA….
TEORIA”ÇABEJ” TREGON SE NGA I MARRIN GENET “INSTRUKSIONET”
Cili është thelbi i kësaj kundërvënie, që përcjell teoria “Çabej”? Sa janë përkrahësit dhe kundërshtarët? Me pak fjalë, ju jeni kundër rrymës, si do të formulohej kjo antirrymë?-kjo ishte njëra nga pyetjet që i drejtova profesor Çabejt.
Përgjigja e tij:Megjithë të çarat e pariparueshme që ka marrë teoria gjenetike e evolutcionit, për arsye të njohura, shumica e autorëve akoma mbeten besnikë të saj, edhe për shkak të inercisë. Por numri i atyre që vënë në dyshim dhe kundërshtojnë shpjegimin gjenetik të evolucionit vjen duke u rritur. “Rryma e re” nuk është homogjene dhe brënda ka disa variante të ndryshme.
Profesori më spjegon se Teoria e tij mbështetet në mekanizma epigjenetike (pas- ose mbigjenetike), të cilat kontrollojnë dhe regullojnë funksionin e geneve. Në mënyrë të thjeshtë teoria pohon se çdo gen “di” vetëm një gjë: të prodhojë një ose disa proteina. Por genet nuk dinë atë që është kritike për funksionin e tyre: kur, ku dhe për sa kohë duhet të prodhojnë proteinat. Teoria”Çabej” tregon se nga i marrin genet “instruksionet” për t’u “ndezur” ose “shuar”. Veç kësaj, organizmat e gjallë nuk jane “thasë” proteinash. Ato janë struktura marramëndësisht komplekse ku miliarda/triliona qeliza të qindra llojeve të ndryshme vendosen në vende të caktuara saktë për të formuar organizmin e kafshës, duke përfshirë edhe njeriun. Teoria”Çabej” e shpjegon zhvillimin e organizmit nga veza deri në pjekuri, jo me informacionin gjenetik në ADN, por fillimisht me informacionin epigjenetik që prindët vendosin në qelizat seksuale (vezë e qelizë spermatike) e, më vonë, gjatë zhvillimit embrional deri në pjekuri, “instruksionet” për zhvillimin e organeve dhe formimin e organizmit vinë nga sistemi nervor në formën e sinjaleve kimike.
10 VJETË PËR TA SHKRUAR LIBRIN E “TEORISË ÇABEJ”
Teoria”Çabej” është konkretizuar në një libër voluminoz. Ky libër erdhi si kurorëzim i një pune 10-vjeçare. Pas provave të para që bëri duke hedhur për diskutim për disa vite idetë e veta me biologë nga shumë vënde të botës në newsgrupe të biologjisë ne internet, në vitin 2001 ai arriti të botoi një libër me titull “Quantic Evolution” (Evolucioni Kuantik), ndërsa në vitin 2004 – librin Neural Control of Development (Kontrolli Nervor i Zhvillimit Embrional) dhe pas tre vjetëve pune intensive,të lodhshme, por pasionante, në vitin 2008 arriti që të botoi teorinë “Çabej” në formë të plotë në një vëllim prej 900 faqesh, që mbante titullin “Epigenetic Principles of Evolution” (Parimet Epigjenetike te Evolucionit). …
(Lexoje në Diellin e printuar)
Urimet ma te mira per profesorin Nelson Cabej. Puna e tij shkencore dhe rezultati i kesaj pune na nderon te gjitheve, sidomos shqiptaret e Amerikes. Rruga e ndjekun nga Profesor Cabej ashte rruga ma e mire qe nderton e nuk shkaterron, dhe qe ngren nalt emnin tone si komb dhe si pjesetare te shoqenise amerikane ne sherbim te shkences, kultures dhe artit ne kept vend.
Une ndjehem krenar me Profesorin Nelson Cabej.
Po Eshte e vertete qe shtypi duhet te vere ne plan te pare ata qe ngrein lart inteligjencen shqiptare pastaj te shkruajne per Eliza dushkun apo per piceri me fame. Bravo ne radhe te pare Z. Nelson qe na Ben te mburemi si shqiptare por edhe per Znj Nikoleta qe I ka ndenjur prane per tja bere me te lehte ate veper kaq veshtire. Pergezimet e mija edhe per Z. Dalip qe na ka ber te njohur ne publikun shqiptar kete Zoteri qe nuk eshte profesor I epokes se sales.
Urime Profesor Nelson Cabej!Te gjithe shqiptaret ndjehemi krenare me arritjen e tij te madhe ne shkencen e gjenetikes! Respektoj shume punen e tij te veshtire ne kete studim.Suksese te metejeshme.
Me vjen shume mire qe Dalipi paraqiti ne “Dielli” kete veper me vlera shkencore botenore te Nelson Cabejt. Veprimtaria e Nelsonit asht e gjane dhe shtrihet ne disa rrafshe te shkences sone kombetare. Modest deri atje ku nuk mund te mendohet, ka punue gjithe jeten per shkencen tone, me gjithe vishtiresite e pengesat e panumerta te regjimit diktatorial.
Personalisht, takimin e pare me kete personalitet pa tituj te shkences sone, e kam pase nepermjet vepres “Nga historia e zhvillimit te shkences shqiptare”, botue ne Tirane, ne vitin 1980. Takimin e fundit tek “Iliret qe mbijetuan”, botue edhe ne anglisht, nen emnin Nicholas Brent, ne Albanet Publishing, Dumont, NJ., ne v. 2009. Ne kete veper jashtezakonisht te randesishme per problemin qe trajton, Nelsoni i jep nje pergjigje bindese simpoziumit “Iliret dhe shqiptaret” te Akademise Serbe te Shkencave dhe Arteve, qe me pseudoargumente dhe me nje metodologji jashteshkencore rreh te provoje mungesen e autoktonise se popullit tone. Ne mbeshtetje te te dhenave te historise, arkeologjise, antropologjise fizike, etnografise, mitologjise, folklorit, etj., Cabej verteton lidhjet gjenetike shqiptare-ilire.
Te dyja keto vepra kane pasunue shume njohunite e mia dhe me kane dhane rastin t’i referohem ne punen time modeste. Mendoj qe librin “Iliret mbijetuan” duhet ta kete mbi tryeze cdo intelektual shqiptar.
Vepra e Nelsonit ne fushen e gjenetikes me kujton nje thanje te eruditit tone Hasan Dosti : “Kombi yne, i mbledhur nga nji varg kontigjencash te koheve, ne nje truall te ngushte, ka mbetur i vogel, por te medha kane qene cilesite e talented e races gjate periudhave historike te vjetra e te reja.”
Urimet ma dashamire dhe suksese ne punen e tij ne dobi te shkences sone dhe asaj botenore!
Me te gjitha nderimet, Anton Cefa
A mund te drejtohem me fjalet standarde : i dashur Nelson. Kete pyetje ja bej ne radhe te pare vetes, sepse ti nuk do te merreshe me vogelsi te tilla. Ne titujt e gazetave te sotme, ne gazeten Telegraf u befasova dhe u mrelullova nga nje artikull : Nelson Çabej : Shqiptari qe tronditi Ameriken. U bera sy e veshe qe te degjonja se per se qe fjala. Ne te shkurtimisht flitej per teorine Çabej : “Parimet epigenetike te evolucionit”. Nga kjo mora shkas qe te futem ne internet dhe te njihem me sakte mbi kete veper madheshtore, se per se qe fjala. Lexoja dhe me dukej sikur po futesha ne nje ambjent te shenjte me ikona, ku nder to dallova ikonen tende modeste dhe te fuqishme. Zgjasnja doren qe t’a prek, por u permbajta sikur po beja ndonje sakrilegj. Te me besosh me bere te ndihem si te isha ne qiellin e shtate. Ndjej nje sezacion mrekullie, mirenjohje, admirimi dhe them me vete : e njoh mire Prof.Nelsonin, ai ka punuar ne nje institucion me mua, me ne, në Institutin e Higjenes (sot I.SH.P.). Bile kur kam dhene provimin pasuniversitar te mikrobiologjise, problemet genetike i kam mesuar nga nje liber me format te vogel, nje botim me autor Nelson Çabej. Me kujtohet se si, ne bashkepunim me kimistin Hajredin Zajmi,realizuat izolim strukture genetike per here te pare ne Shqiperi. Te falemnderit per punen tende shkencore, per me teper qe me ben te ndihem krenar : Nelson Çabej eshte shqipetar. Shqiperia nuk ka vetem njerez narciziste, qe krenohen se kane qendruar kaq ore e kaq minuta ne det ne moshen 68 vjeçare. Edhe nje here respekte dhe falenderime.
Dr. Akile Kero
Kam knaqesin qe kam librin Gjenetika ku si koautor me Bajazit Shehun eshte edhe Prof.Nelson Cabej te vitit 2010. Me knaqin edhe me punimet rrth gjenezes Ilire ku te njeten gje e beje edhe un pasi i takoj te njejtes fushe po edhe doktorata e bere ne Shqipni.Uroj Profesorin e madh per kete teori dhe i uroj shnet dhe realizimin e qellimeve te tija shkencore.
Doc.dr.Naser Kamberi-Zhunica
Kam knaqesin qe kam librin Gjenetika ku si koautor me Bajazit Shehun eshte edhe Prof.Nelson Cabej te vitit 2010. Me knaqin edhe punimet rreth gjenezes Ilire ku te njeten gje e beje edhe un pasi i takoj te njejtes fushe.Uroj Profesorin e madh per kete teori.I uroj shnet dhe realizimin e qellimeve te tija shkencore sidomos rreth autoktonise Ilire ne Ballkan e gjetiu.
Doc.dr.Naser Kamberi-Zhunica