-“NËNË TEREZA, SHENJTORJA E PERIFERIVE”, PROMOVOHET NË VATËR MË 22 QERSHOR 2021/
Të Martën më 22 Qershor 2021, në orën 6.00 PM, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” organizohet promovimi i librit “Nënë Tereza, Shenjtorja e Periferive” ePhD Ines Angeli Murzaku. Libri është një studim shkencor mbi Nënë Terezën, i bazuar në dokumenta origjinale, letra të shkruara nga dora e Nënë Terezës. Libri është një libër teologjik, përdor metodat teologjike, filozofike e misionare për të kuptuar e interpretuar figurën e Nënë Terezës dhe veprën e saj që e tejkalon bamirësinë. Libri është i bazuar në teologjinë e periferivetë Papa Françeskut, një periferi që manifestohet në forma të ndryshme, me dimensione tëndryshme, me aktorë të ndryshëm. Nënë Tereza me zërin e saj i dha zë atyre që nuk kishin zë, idha sy të verbërve. Për Nënë Terezën Zoti, besa-nderi, mikpritja janë të gjitha cilësi të cilat vijnënatyrshëm për një Shqiptar dhe këto ajo diti me zgjuarsi e vetëmohim t’ja transmetojë gjithë botës. PhD Ines Murzaku është Profesore (Full Professor) e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey. Ka një doktoraturë kërkimi nga Pontifical Oriental Institute në Romë, pjesë e Konsorciumit Pontifikal Gregorian University dhe ka mbajtur pozita vizituese (visiting profesor) në Universitetet e Bolonjës dhe Kalabrisë në Itali dhe Universitetin e Münster në Gjermani. Ka fituar grante prestigjioze qeveritare, duke përfshirë Alexander von Humboldt për Studiuesit me përvojë (Gjermani) dhe Grantin e Këshillit të Kërkimeve të Shkencave Sociale dhe Humanitare të Kanadasë (SSHRC-Kanada) dhe ka fituar Fulbright Senior Research Scholars (USA) në Itali dhe Slloveni. Kërkimet e saj shkencore janë botuar në artikuj të shumtë dhe në 8 libra. Veprimtaria do të moderohet nga gazetari i “Diellit” Sokol Paja. Jeni të ftuar të bëheni pjesë e këtij promovimi.