NGA SADIK ELSHANI*/
Dje ne Tirane u organizuan protestat e partive opozitare te Shqiperise per te shprehur pakenaqesine, zemraten e tyre kunder qeverise shqiptare per disa zhvillime te koheve te fundit ne Shqiperi dhe per punen jo te lakmueshme te qeverise se Shqiperise ne pergjithesi. Kerkesa kryesore ishte rrezimi i qeverise. Per fat te mire keto protesta ne pergjithesi ishin te qeta, pr policia ushtroi dhune ndaj kryeredaktorit te gazetes Rilindja Demokratike, duke i shkaktuar atij lendime trupore. Protestat ne nje shoqeri te lire e domokratike jane krejt normale, te garantuara me ligj dhe mundesojne shprehjen e lire te pakenaqesive, shqetesimeve te qytetareve, e zgjojne qeverine nga gjumi, e ngacmojne ndjeshmerine e pushtetareve per çeshtjet e caktuara per te cilat protestohet dhe jane pjese e proceseve demokratike, e mozaikut te demokracise. Protestat, demonstratat nuk jane diçka e re ne hapesiren shqiptare, posaçerisht ate kosovare dhe trojet tjera shqiptare ne ish Jugosllavi. Demonstrata te fuqishme jane zhvilluar me 1968, 1981, 1988 – 1999 dhe keto demonsrata u zhvilluan kunder regjimit jugosllav e me vone atij serb, per te kerkuar te drejtat tona te ligjshme. Por edhe me heret, shqiptaret gjithmone e kane ngre koken dhe kurre nuk u jane nenshtruar pushtuesve tane te shumte. Vete jeta jone, vete te qenit tone (ekzistenca jone) eshte nje proteste. Keto demonstrata, keto perpjekje jane shuar me dhune: me perndjekje, burgosje, vrasje te pjesemarresve dhe organizatoreve te tyre.Sot, fatmiresisht Kosova eshte e lire dhe shtet i pavarur, ndersa Shqiperia qe nga 28 nentori i vitit 1912. Demonstrata te qeta e paqesore, po, te dhunshme, jo. Dhuna nga asnjera pale nuk eshte e pranueshme. Po, protesta paqesore, dinjitoze e me qytetari, por jo, protesta me rrugaceri e huliganizem. Jo, protesta ku demtohet prona private dhe ajo shteterore, sulmohen protestuesit, sulmohet policia.
Eshte bere norme ne tere hapesiren shqiptare qe pas zgjedhjeve, rezultatet te mos pranohen nga pala humbese, ose ne çdo menyre te pengohet pala fituese per te qeverisur. Ne Shqiperi, partia qe sot eshte ne pushtet, kur ishte ne opozite, per dy vite e bojkotoi punen e Kuvendit (Parlamentit) dhe vazhdimisht e therriste popullin ne demonstrata, njera perfundoi edhe me vrasjen e kater qytetareve. Ndersa tani, partia qe dje ishte ne pushtet, dhe sot eshte ne opozite, e ben te njejten gje. Kuptohet, secila parti mendon se eshte me e suksesshme se tjetra, por fjalen e kane votuesit me voten e tyre te lire. Secila parti, me punen, perkushtimin dhe angazhimin e saj t’i binde votuesit per ta votuar heren tjeter dhe kur te zgjidhen t’i permbushin premtimet e dhena. Partite politike i shohin problemet nga kendveshtrime te ndryshme, ofrojne qasje te ndryshme per zgjidhjen e tyre, por qellimi duhet te jete i perbashket, duhet te jete i njejti qellim: ndertimi i shtetit ligjor, institucioneve demokratike dhe mireqenja e popullit. Ineresat madhore te Shqiperise te jene preokupimi kryesor dhe i perhershem i pozites, opozites dhe çdo qytetari. Te saktesohet qarte ne kushtetute se kur dhe si bie qeveria dhe jo kur e kujt t’i teket.
Jemi ata qe jemi, dhe si jemi, ashtu edhe punet i kemi. Asnjeri udheheqes, asnjera parti politike ne Shqiperi e Kosove, as ata qe jane ne pushtet dhe as ata qe jane ne opozite, ne kete çast nuk jane ne nivelin e duhur per te qeverisur me kompetence. Ajo qe po na mungon ne skenen politike e publike te Shqiperise e Kosoves, si dhe ne gjithe hapesiren shqiptare, jane njerezit e ndershem qe kane ndjenja kombetare, udhehiqen ne jete nga parime e qellime te larta, rrezatojne vlera kombetare e njerezore. Nuk do te thote se nuk kemi njerez te tille, por ja qe nuk jane te angazhuar ne rrjedhat, proceset, jeten politike te vendit. Por derisa ta gjejme ate shkop magjik, qe me nje levizje do t’i zgjidhte problemet e Shqiperise, Kosoves, le t’i pervishemi punes. Ndoshta duke punuar me perkushtim, duke e ndihmuar njeri – tjetrin do te kemi me shume suksese – ndoshta ky eshte ai shkopi yne magjik qe te gjithe e endrrojme.
Shqiperia po ballafaqohet me shume probleme, me shume sfida: varferia, papunesia, korrupsioni i larte qe ka perfshire çdo sfere te shoqerise, imigrimi i popullsise, kanabizimi I vendit e shume probleme tjera. Po çka te habit me shume, eshte se, asnjera parti, asnjeri politikan ne Shqiperi nuk eshte i angazhuar per zgjidhjen e ketyre problemeve jetike per Shqiperine. Madje nuk paraqesin asnje propozim konkret, por vetem e akuzojne njeri – tjetrin. Per keto probleme me heret i kam botuar dy shkrime: “Shkelqimi i kryeministrise dhe mjerimi i popullsise – qeverisje kozmetike” (Dielli, 27 gusht, 2015) dhe “Zhgenjimi i Lulzim Bashes” (Illyria, 6 gusht, 2017). Pra, shihet qarte se une nuk jam as me njerin dhe as me tjetrin, por do ta perkrahe edhe njerin edhe tjetrin kur bejne vepra te mira, kur punojne per interesat e Shqiperise dhe te kombit tone. Çdo qeverie shqiptare i deshiroj vetem suksese, sepse kur deshton qeverisja e mire, deshton Shqiperia, vuan populli. Perkrahjen e verber nuk e meriton asnje qeveri. Ne Shqiperi dallimet ne mes te parise ne pushtet, Parties Socialiste, dhe asaj ne opozite, Partise Demokratike, jane te dukshme. E para eshte duke u munduar qe ta mbaje gjalle trashegimine e baballareve te tyre komuniste dhe e dyta eshte duke u munduar qe te largohet nga kjo trashegimi shkaterruese. Ne Shqiperi ka per çka te protestohet çdo dite, por vetem me protesta nuk mund te zgjidhen problemet e Shqiperise. Atehere, perse mbajme zgjedhje, kur problemet po u gjidhkan ne rruge?! Prandaj, siç duket partite politike shqiptare nuk e çajne fare koken qe te organizohen, profilizohen mire, te paraqesin nje program pune te arritshem, nje platforme te qarte kombetare, te punojne me zgjedhesit dhe t’I bindin ata se perse duhet ta gezojne voten, besimin e tyre. Udheheqesit e tyre mendojne se qeveria nderrohet ne rruge dhe jo ne kutite e votimit. Revolucionet Demokratike, Bolshevike e te Vonuara Demokratike i kane dalur per hunde popullit tone. “Shqiptaret do t’i fitojne te gjitha lufterat sapo te kene perfunduar betejen e fundit ndermjet tyre” – ka thene Mit’hat Frasheri. Per fat te keq, shqiptaret ende jane duke u kacafytur, duke luftuar me njeri – tjetrin.
Ne nje shtet demokratik, siç eshte deri diku sot Shqiperia, betejat le te zhvillohen ne Kuvendin e Shqiperise dhe jo ne rruge. Partite politike t’i paraqesin planet e tyre dhe te angazhohen per zgjidhjen e problemeve te Shqiperise, dhe jo vetem te gjuhen me njeri – tjetrin duke u munduar t’ia zene vendin, karriken njeri – tjetrit. Dukurite negative qe po manifestohen ne jeten shoqerore – politike, sjellja e papergjegjshme dhe joserioze e udheheqesve shqiptare, zyrtare te korruptuare, ministra te lidhur me krimin e organizuar, mosfunksionimi i ligjit, mungesa e rendit, nuk paraqsin pamjen e nje shteti te qendrueshem. Kur jam duke i shkruar keto radhe po me vjen ndermend edhe nje thenie tjeter e Mit’hat Frasherit per shqiptaret, e thene para shpalljes se pavaresise se Shqiperise, por qe vlen edhe sot: “Shqiptari, duke mos qene i mesuar me jete politike, dua te them, duke mos patur gjer me sot shtet, qeveri dhe independence, s’ka kuptuar dot akoma barren, detyrat dhe pergjegjesite qe rrjedhin nga nje jete indipendente”. Ka 106 vite qe Shqiperia eshte çliruar, eshte shtet iI pavarur. Tani te clirohemi edhe nga vetja jone, nga smira, xhelozia, joshjet, lakmite dhe interesat e ngushta vetjake. Shqiperine mund ta ndertojme vetem ne. Te ndertojme nje Shqiperi te vizionit, endrrave te Rilindesve tane mendjendritur. Ne Vitin E Skenderbeut, ne !40 Vjetorin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, te ndjekim nje qasje tjeter, nje qasje kombetare:Te angazhohemi e te perpiqemi me mish e me shpirt qe te ndertojme nje shtet modern demokratik, me institucione demokratike funkcionale e te inkuadruar ne familjen e madhe te vendeve demokratike, ku gjithmone ne qender te vemendjes eshte mireqenja e qytetarit. Po, te ndertojme nje shtet ku qytetaret jane te lire te protestojne te qete, me dinjitet e qytetari. Pune te mbare!
Philadelphia, 27 maj,2018
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.