
Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”/
Genc Leka (1941-1977) ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 31.8.1976.
Vilson Blloshmi (1948-1977) ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 5.8.1976.
Regjimi komunist kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup amiqsh që ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve ishin poetët Blloshmi e Leka. Procesi gjyqësor ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977, në kinemanë e qytetit. Me vendim nr. 45, dt. 13.06.1977, Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje.
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977. Të dy poetët u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.Pushkatimi i Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit,17 korrik 1977
Genc Leka (1941-1977) ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 31.8.1976.
Vilson Blloshmi (1948-1977) ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. U arrestua më 5.8.1976.
Regjimi komunist kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup amiqsh që ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve ishin poetët Blloshmi e Leka. Procesi gjyqësor ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977, në kinemanë e qytetit. Me vendim nr. 45, dt. 13.06.1977, Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje.
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut të vitit 1977. Të dy poetët u lanë në harresë deri në shembjen e diktaturës, ndërsa poezitë e tyre u shpallën heretike. Ata ishin poetë të lindur dhe i këndonin bukurisë, njeriut të thjeshtë.