Shkup, 16 shtator 2021
Me nderimet më të larta ushtarake-shtetërore nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është pritur Kryeministri i Republikës së Kosovës, Abin Kurti, me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.
Kryeministri Kurti ka mbajtur takim tête à тête me Kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa ministrat zhvilluan takime dypalëshe me ministrat homolog.
Në mbledhjen e përbashkët që po zhvillohet, mes tjerash, do të nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për ndërlidhjen infrastrukturore të të dyja vendeve, për lehtësimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe komunikimin, si dhe memorandume dhe programe tjera, që përfshijnë bashkëpunimin e projekteve ndërkombëtare me mbështetjen e programeve IPA të BE-së, bashkëpunim në fushën e energjetikës, si dhe në plan të turizmit, kulturës dhe avancimit të iniciativave të përbashkëta të inovacioneve dhe zhvillimit teknologjik.
Mbledhja e përbashkët e të dy qeverive është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intensive të bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.