
Ditën e Enjte më 1 Shkurt 2024, ora 6.30 pm, z.Ramush Haradinaj, dy herë Kryeministër i Republikës së Kosovës, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës, Ish-Komandanti i Zonës Operative të UÇK-së në Dukagjin, do të vizitojë Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA në adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458. Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim të përzemërt me vatranët dhe bashkatdhetarët.
Ftohet komuniteti dhe media të marrë pjesë.