Kryetari z. Adem Malellari/
Ne 12 Janar 2020 formohet dega e Vatres New Jersey, jam i nderuar ne zgjedhjen time Kryetar i Vatres New Jersey. Dega Vatra perbehet nga 22 antare, listen me emer dhe kryesine po e paraqes me poshte. Veprimtaria jone si dege Vatre do jete te ecim ne rrugen e Nolit e te Konices si dhe Vatraneve te vjeter qe kane bere emer me perfaqesimin e tyre. Ne 16 Janar 2020 mora pjese i ftuar nga kryetar i shoqates Skenderbej, z. Bujar Hasani, ne simpozjumin shkencor me rastin e 100 vjetorit te Kongresit te Lushnjes. Ne 25 Janar 2020 une kryetar i Vatres dhe z. Stafan Isallari financieri i Vatres patem nderin te prezantohemi me z. Elmi Berisha, president i Pan Albanian Federation of America Vatra. Me 16 Shkurt 2020 marr pjese ne mbledhjen e keshillit kombetar dhe diskutoj per nje angazhim ne forcimin dhe bashkpunimin ndermjet strukturave te Vatres.
Ne daten 7 Mars 2020 marr pjese ne seline e Vatres ne takimin me knogresmenin z. Eliot Engel, kryetar i komisionit te politikes se jashtme ne kongresin Amerikan i cili uroj z. Elmi Berisha per zgjedhjen e tij ne krye te Vatres, githashtu uroi edhe strukturat e reja te Vatres.
Ne daten 15 Prill 2020 une si kryetar i deges Vatra New Jersey morra kontakt mbi te dhenat sa te infektuar dhe jete te humbura ka prej komunitetit Shqiptar dhe te tjere ne New Jersey. Gjate kohes te pandemise jam interesuar dhe kam mbajtur kontaktet me antaret e Vatres NJ si dhe me shume Shqiptare te tjere. Gjithashtu kam mbajtur kontakte me z. Elmi Berisha dhe disa antare te bordit drejtues, kontakt kam mbajtur dhe me z. Dalip Greca, editorin e gazetes Dielli te cilin e kam informuar mbi shendetin e antareve te vatres dhe te gjith komunitetit Shqiptar te New Jersey.
Ne daten 17 Janar 2021 Dega e Vatres New Jersey organizon nje takim me antaret e Vatres ne perkujtim te nje vjetorit te saj te pare, ne funt shtruam nje party. Ne kete takim kishim te ftuar z. Eduard Aranitasi, antar i bordit drejtues te keshillit kombetar Vatra dhe z. Bujar Hasani, Kryetar i shoqates Skenderbej. Ne daten 16 Maj 2021 marr pjese ne promovimin e librit studimor te “The Old Bridge”, Ura e Vjeter e studiuses doctorate Arjeta Ferlushkaj, ne seline e Pan Albanian Fedreation of Amerika Vatra. Ne daten 18 Korrik 2021 marr pjese si i ftuar ne krijimin e Deges Vatra ne Ridge Wood NY. Ne daten 16 Shtator 2021 xhvillova takim me kryetarin e bashkis Pogrades me z. Ilir Xhakolli te cilit i shpreha falenderim per pritjen dhe mbeshtetjen qe me ofroi mbi propozimet qe i parashtrova, gjithashtu e falenderoj per dhuraten simbolike qe me ofroi per Vatren. Gjate bisedes me z. Ilir Xhakolli folem per mundesine bashkpunimi per marrdhenie kulturore Arsimore Sportive ne te ardhmen. Ne daten 20 Shtator 2021 xhvillova takim me kryetarin e Keshillit te bashkis Pogradec i cili eshte dhe drejtori i drejtorise Arsimore Pogradec z. Sotiraq Mangeri te cilit i parashtrova kerkesen per te me ndihmuar me disa libra shqip te cilat ti perdor per te mesuar femijet Shqiptare ne Amerike. Gjate ndodhjes ne Pogradec pata takime te shumta me intelektuale, shkrimtare, poete akademike. Nder takimet me ta vecoj takimin me shkrimtarin z. Istref Haxhillari, professor akademik z. Kopi Kycyku te cilet i informova mbi veprimtarine qe organizon Vatra ne New Jersey dhe qendra ne New York. Ne daten 14 Nentor 2021 patem takim midis kryetareve te Vatres ne te cilin merrnin pjese shkrimtare, poete dhe gazetare. Ne kete takim nenshkruam marrveshje bashkpunimi midis Pan Albanian Federation of America Vatra dhe Deges Vatra New Jersey. Ne daten 8 Janar 2022 zhvilluam zgjedhje simbas kanunores te Vatres, ne cdo 2 vjet organizohen zgjedhje per kryetarin dhe kryesine. Zgjedhjet u organizuan ne fryme paqesore dhe ne fund u morr vendimi nepermjet votimit qe kryetari aktual z. Adem Malellari te jete perseri kryetari i vatres se NJ, si dhe keshillin drejtues. Keshilli drejtues votoi z. Adem Malellari te jete i deliguar ne mbledhjen e keshillit kombetar qe do te zhvillohet ne 26 Shkurt 2022. Gjate zhvillimit te mbledhjes keshilli drejtues se bashku me kryetarin z. Adem Malellari moren angazhim zgjerimin e antaresise ne vater me antare te rinj, duke ju afruar ndihmese ne problemet e tyre si dhe duke ju shpjeguar qellimin e Vatres, mbajten gjalle te ceshtjes kombetare, mundesine e mesimit te gjuhes Shqipe femijeve, organizimin e festave kombetare. Une kryetar i Vatres kam krijuar mundesine ne shtepine time krojimin e nje bar kafe Vatra, loje bilardo dhe ping-pongu. Kete mundesi ja u kam ofruar free ne menyre per te afruar sa me shume te rinj ne Vater.