
Afrim Shabani/
– Ajo nëpër vite po përmbush me sukses misionin e saj, duke nxjerrë nga burimi i vet artistë të talentuar të rinjsh për të përformuar shqip, për ta ruajtur të freskët e me krenari gjenezën e qenësisë shqiptare.
– Në këtë Recital, të rinjtë shqiptarë prezantojnë edhe studimet e tyre instrumentale me muzikë, stile dhe zhanre klasike.
– Ky event muzikor është i hapur për të gjithë shqiptarët nga çdo rajon, pavarësisht nëse janë anëtarë të Shoqatës “Uskana”.
– Recitali AMA është FREE. Tërësisht pa pagesa për pjesëmarrje, për të marrë pjesë në program ose për të marrë pjesë si mysafir.
– Recitali AMA këtë vit do të drejtohet nga znj. Besarta Pinjolli Basha.
– Si gjithmonë, edhe unë do të marr pjesë si mësues muzike në këtë recital për të ndihmuar studentët të përgatisin përformancat e tyre më të mira.
– Artistë shqiptarë të grupmoshave të ndryshme, të rinj e të reja, dashamirë e familjarë, ta shfrytëzojmë këtë rast e të bëhemi pjesë e këtij eventi muzikor.
– Prindër e mysafirë do të ndjekin nga afër shkathtësitë e atyre që do të ngjiten në podiumin e një salle profesionale koncertesh.
– Bashkërisht do t’i inkurajojmë pasardhësit tanë të lindur këtu, të flasin e të frymojnë shqip duke luajtur në instrumente e duke kënduar në gjuhën e embël amnore.
Eventi mbahet me:
dt.: 3 mars, 2024
vendi: Illinois Valley Community College
ora: 6:00pm
– Mirëardhëshi!