-përmbytja në autostradën, bllokohet Tiranë-Durrës, rrezikon Vjosa, del nga shtrati Shkumbini,Gjirokastër, Përroi i Cullos çan argjinaturën/
Prej mëngjesit të së Enjtes Shqipëria është përfshirë nga një valë reshjesh atmosferike, që kanë shkaktuar përmbytje dhe gjendje të rënduar në shumë prej qyteteve të vendit.Moti i keq ka vështirësuar qarkullimin në disa akse kryesore, ndërsa shumë banesa janë përmbytur, apo rrezikojnë të përmbyten në orët në vijim.
Situata duket alarmante, pasi parashikimet janë për një mot me reshje të dendura edhe në orët në vijim. Reshjet e shiut do të vijojnë të derdhen mbi vendin tonë, të paktën deri ditën e diel, ndërsa Shtabi i Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë, për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytjet.
Vendi është goditur nga një mot i rënduar me reshje të shumta shiu të cilat pritet të vazhdojnë me intensitet edhe me të lartë, te paktën deri në fundjavë. Një elektricist i operatorit të sistemit të shpërndarjes Osshe ka humbur jetën në Fier, ndërsa po përpiqej të rregullonte një difekt. Tre të tjerë kanë mbetur të lënduar në Shkodër. Në të gjithë vendin është ndërprerë procesi mësimor dhe nesër shkollat do të qëndrojnë të mbyllura.
Probleme janë vënë re më së shumti në disa zona në rrethinat e Tiranës, ku ka patur përmbytje të banesave dhe është bërë evakuimi i disa familjeve. Evakuime të banorëve ka patur edhe në Shkodër. E bllokuar që prej pasdites është autostrada që lidh Tiranën me Durrësin. Në mbrëmje është bllokuar dhe rruga dytësore, për shkak të ujit që e ka mbuluar në disa segmente të saj. Probleme ka patur edhe në disa akse të tjera rrugore. Policia ka angazhuar në operacione evakuimi edhe forcat e saj speciale, ndërkohë që në terren kanë dalë edhe njësi të ushtrisë.
Situata e rënduar ka shkaktuar edhe problem me energjinë. Sipas një komunikate të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, “ka pasur problem furnizimi me energji të dy hidrovorëve të Velipojës, që ndërkohë është zgjidhur. Janë pa energji rreth 75,000 mijë abonentë dhe nuk janë në funksionon 62 fidera”.
Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara, apo ku vërehen rrjedha uji, si dhe të kontaktojnë me to për çdo situatë rreziku.
Gjendja duket e renduar gate dites se permet:përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës, rrezikon Vjosa, del nga shtrati Shkumbini,Gjirokastër, Përroi i Cullos çan argjinaturën.


