*Shoqata e grave Shqiptaro Amerikane “Motrat Qiriazi” nderoi Meri Kirken si “Gruaja e Vitit”, dhe Drita Gjongecaj “Mesuesja e Vitit”/
* Televizioni”Kultura Shqiptare” shfaqi dokumentarin kushtuar kengetares se madhes Vace Zela/
Nga Ariana Elezaj/
“” Dolëm në lëndina ,brodhëm nëpër faqe ,mblodhëm trëndelina edhe manushaqe.Për ju o nënëza të mira ,gojëëmbla e zemërdlira “. Më kujtohen këto vargje nga fëmijëria sa herë që vjen pranvera e shumëpritur pas një dimri të gjatë e të ashpër.Kjo stinë e bukur me blerimin,gjallërimin e saj ,gonxhet e mimozave e cicërimat e zogjve sjell edhe dy festa kuptimplote për kulturën shqiptare. Ditën e mësuesve tanë të respektuar që me durim e pasion na drejtuan në rrugën e bukur të dijes edhe ditën e nënave ,heroinave e zemërbardhave tona. Si përher mundi e përkushtimi I tyre nuk lihet pa u vlerësuar . Shoqata e grave Shqiptaro Amerikane “Motrat Qiriazi” si çdo vit edhe sivjet organizoi aktivitete në nderim të ketyre festave. Siparin e aktiviteteve e hapi takimi dhe prezantimi njohës e informues që kjo organizatë në bashkëpumin me Asembleistin e respektuar ,nderin e krenarinë e shqiptarëve kudo ku janë, të nderuarin Mark Gjonaj organizoi ditën e Shtunë në 8 Mars në Bronx House.Tema kryesore ishte: “Dallimi i hershëm i Kancerit të gjirit tek gratë edhe masat parandaluese të tij”,cili u paraqit me shumë elokuencë e njohuri nga Eva Burnazi ,radiokimiste pranë Memorial Hospital .Mbas tij e kishte radhën kënga e vallja ,gëzimi e hareja për të festuar e nderuar së bashku të zgjedhurat e veçanta të këtij viti , Meri Kirka edhe Drita Gjongecaj e pse jo edhe të madhen e të paarritshmen,nderin e kultures sonë e të kombit Vaçe Zela që u nda nga ne së fundmi. Dokumentari I shkurtër ,tribute e nderim për Vaçen I përgatitur me mjeshtëri nga Adem Belliu edhe stafi I emisionit Kultura shqiptare hapi programin . Moj e bukura Arbëri, Valësi I lumturisë, shtëpia jonë e lemza nën tingujt e bukur të muzikës dhe zërit melodioz të Fitore Mamaqit e prunë të gjallë kujtimin e saj në sallë . E pastaj Dr.Anna Kohen president e AAWO u uroi mirëseardhjen të pranishmëve si edhe prezantoi Gruan e vitit Meri Kirka .
Meri ,e cila siç thuhet edhe në biografinëe e saj të shkurtër është njè grua e mençur ,e zgjuar me karakter të fortë , e sinqert dhe e ndershme në çdo fjalë që thotë e veprim që ndërmerr .Një grua e rrallë me cilësi të veçanta morale e qytetare për tu admiruar.Bijë e një familjeje të respektuar Durrësake e karakterizuar nga ndershmëria edhe dashuria për punën edhe njerëzit. Meri provoi eksperiencën e hidhur të persekutimit gjatë regjimit komunist. Martesa me Niko Kirkën ,një demokrat në shpirt dhe bir I Kristo Kirkës ish kryetar I bashkisë së Korçës në kohën e Zogut e vuri në spovë karakterin e saj. Ajo me devotshmërin edhe kurajon që e karakterizonte u bëri ballë gjithë vështirësive që e sprovoi jeta edhe u bë një shembull frymëzimi për familjen, të afërmit si edhe për gjithë komunitetin.”Me humanizmin e saj Meri I ka dhënë më shumë jetë , dashuri e kuptim jetës.”Mjafton të takohesh me Merin dhe të bisedosh me të do të mbetet në mendje fisnikëria edhe fjala e saj e ëmbël e inkurajuese e cila është burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Beti Beno nënkryetare e shoqatës së grave shqiptaro-amerikane “ Motrat Qiriazi” pati nderin tu paraqiste pjesëmarrsve Drita Gjongecaj, mësuesen e vitit. Drita e lindur në Tropojë edhe e edukuar në vendlindje edhe në Amerikë është një shembull I shkëlqyer I grave intelektuale që me arsim e punë të palodhur arrijnë majat e suksesit . Drita është aktualisht nëndrejtoreshë e shkollës “ Theodore Schonfeld “ në New York. Por gjatë gjithë jetës së saj që nga fillimet si mësuese e gjuhës e letërsisë shqipe ,e më vonë si drejtuese e Bibliotekës shkencore pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në vendlindje Drita është dalluar për nivelet e saj të larta edukative e drejtuese. Jeta në Amerikë nuk mund të ishte ndryshe. Edhe pse në fillim e detyruar të bënte çdo lloj pune të për të përballuar shpenzimet e familjes për tu ambientuar në vendin e ri nuk e ndalën Dritën të vazhdonte studimet dhe të gjente vendin e merituar në shoqërinë e re. Drita punon me devotshmëri dhe pasion duke inkurajuar studentët e saj duke bërë ndryshime në jetën e tyre. Gjatë gjithë jetës së saj si edukuese e drejtuese Drita ka prekuar qidra zemra e ka drejtuar në rrugën e suksesit shumë të tjera . Ajo në të njëjtën kohë është një bashkëshorte e shkëlqyer një nënë e gjyshe e mrekullueshme e një djali të vogël .
Mbrëmjen e përshëndeti edhe asembleisti i distriktit 80 në Bronx Mark Gjonaj i cili shprehu respektin dhe vlerësimin e tij për punën e palodhur të shoqatës”Motrat Qiriazi” në shërbim të grave shqiptare si edhe shprehu gatishmërin se dera I zyrës së tij është gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar në të mirë të komunitetit . Kështu në datën 30 Mars AAWO me mbështetjen e Shoqatës Italiano-Amerikane për kancerin dhe në bashkëpunim me zyrën e Mark Gjonajt do të organizojnë mamografi falas për të gjitha gratë e interesuara. Kushdo që dëshiron janë të mirëpritur. Regjistrimi paraprak është I nevojshëm.Për regjistrime dhe më shumë informata mund të drejtoheni tek AAWO në 212-244-8440o e tek Zyra e Asembleistit Mark Gjonaj 347-810-0910.