
Të dashur prindër dhe familje shqiptare!
Me kënaqësi të madhe ju ftojmë në rihapjen e Shkollës Shqipe VATRA, organizuar nga Vatra Tampa Bay. Viti i ri shkollor fillon më 26 Shtator 2026
Vendndodhja: St. Petersburg College, Clearwater, ES 113
Orari: Çdo të shtunë, nga ora 13:30 deri në 15:30
Shkolla është e hapur për fëmijët e moshës 6–14 vjeç. Këtu fëmijët do të socializohen me njëri-tjetrin, do të mësojnë gjuhën shqipe nëpërmjet historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë, si dhe duke njohur figurat e mëdha historike shqiptare – gjithçka në një ambient të ngrohtë, motivues dhe plot gëzim.
Regjistrimet janë të hapura!
Për t’u regjistruar, ju lutemi dërgoni në email-in: VATRATAMPABAY@GMAIL.COM
informacionet e mëposhtme:
1. Emrin e fëmijës që do të regjistrohet
2. Emrin e njërit prind
3. Adresën e emailit
4. Numrin e telefonit
Për çdo pyetje ose informacion shtesë, na telefononi në: 727-247-4209
Le t’ua japim fëmijëve tanë dhuratën më të bukur – gjuhën, historinë dhe identitetin shqiptar!
Ju presim me zemër të hapur!
Vatra Tampa Bay ![]()
![]()