PËRGATITJE PËR FESTËN E FLAMURIT- RRËNJËT SHQIPTARE, TAKIM NË VATËR/
Mbrëmjen e së Dielës, 22 tetor 2017, bordi i Albanian Roots(Rrënjët shqiptare) në drejtimin e presidentit Marko Kepi, organizoi një takim pune në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.
Presidenti i Rrënjëve shqiptare, i tha gazetës “Dielli” se takimi u realizua në selinë e Vatrës për të diskutuar rreth përgatitjeve për Festën e Flamurit kombëtar, bashkëpunimin me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe organizatat e tjera të komunitetit shqiptar. Rrënjët Shqiptare krahas pjesmarrjes në veprimtaritë e përbashkëta do të jetë organizatore edhe për veprimtari të vecanta, ku do t’i kushtohet kujdes veprimtarive për ngritjen ceremoniale të Flamurit Kuq e zi në kuadër të Festës Kombëtare të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Bordi diskutoi për më shumë se 2 orë rreth masave organizative dhe bashkëpunimit me komunitetin.