
Salla “At Gjergj Fishta “pranë kishës së Shën Palit në Rochester, Michigan – 29 Janar, 2023
Paraqitur nga: Dr.Gjeka Gjelaj,Ph.D.
Fort të nderuar meshtarë, i nderuari dhe i dashuri Zotëri autor Fran Gjeloshaj, të nderuar intelektual, aktivistë, përfaqësues të shoqatave bamirëse dhe patriotike nga të gjitha trojet shqiptare, in absentia përshëndes dhe përgëzoj përkëthuesën Dorontina Berishaj, vëllezër dhe motra të dashur,
Në fillim të prezantimit tim të shkurtër, dëshiroj të shprehi falenderimet dhe mirnjohjet më të sinqerta autorit të ndershëm dhe mikut tim të hershëm Zotëri Fran Mirashit Gjeloshaj, për nderimin e veçantë që ai, zëmergjërësisht, më bëri, duke më nderuar me redaktimin si dhe me “dy fjalë lexuesit” të botimit të parë të kësaj vepre të rëndësishme dhe themelore mbi të kaluarën dhe të tashmen e Kojës kreshnike. Franit, së bashkut me lulen dhe krenarinë e jetës së tijë Viktorin, tashmë në amshim, jam përgjithmonë mirënjohës!
Gjithashtu, dëshiroj të falenderoj komisionin përgatitor dhe shoqatën “Koja” për angazhimin, përkushtimin dhe kujdesin e tyre të pandarë duke bërë përpjekje të gjithanshme që kjo vepër të shohin dritën e botimit e tashti edhe të përkthimit në gjuhën angleze. Siç thonë në Malësi “U kjoftë ndera dhe faqja e bardhë!”
Qëllimisht dhe me arsyetim, nuk do të shprehem as nuk do të lëshohem në tematikën e vlerës, metodës, stilit apo cilësisë së përkthimit të kësaj vepre, të bërë, në mendimin tim, me kompetencë nga e nderuara përkthyesja Dorontina Berishaj. Lidhur me përkthimin e veprës në gjuhën angleze dua tua lë gjykimin dhe mendimin e fundit ekspertëve të semantikës, filologjisë dhe studiuesëve të shquar të gjuhës shqipe dhe angleze. Jam i bindur se me kohë dhe duresë, sigurisht ky përkthim, me ndonjë përmirësim të vogël dhe të duhur, do të gjejnë pëlqimin dhe mirëkuptimin e ekspertëve në fushën e përkatshme, pra të përkthimeve të veprave historike.
Për hirë të pasqyrimit të lëndës mund të them se përkthimi dhe të përkthyerit nga një gjuhë në tjetrën, këtu në gjuhën angleze, janë koncepte me përkufizime të ndryshme. Dua vetëm të theksoj se, për ne si publik, në përgjithësi, përkthimi është një akt i ndryshimit prej një gjuhe në një tjetër. Kjo mund të ndodhë fjalë për fjalë apo kuptimisht.
Në anën tjetër për gjuhëtarët, filologët, dhe glotologët, përkthimi shikjohet dhe cilësohet si një shkencë përmes së cilës ata tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre semantike dhe gjuhësore. Dhe më në fund, për të tjerët studiues, përkthimi mund të vlerësohet si një lloj arti i veçantë ku përkthyesi ushtron fuqitë e krijimtarisë personale. Kjo mënyrë është e njohur si përkthim literal.
Me thënë me ekspertët:
“Kjo do të thotë se përkthyesit shpesh duhet të bëhen krijues në mënyrë që të mund të rikrijojnë të njëjtin efekt që ka pasur teksti origjinal te lexuesit e tij. Sfida të tjera përfshijnë nuancat, të tilla si ndjeshmëritë kulturore, konotacionet dhe emocionet, së bashku me kontekstin social, historik dhe politik të tekstit. Këto nuanca janë veçanërisht të vështira për t’u përcjellë dhe gjithashtu mund të konsiderohen të papërkthyeshme.”
Libri” Koja në rrjedhë e kohëve” në mendimin tim, nuk badhafaqohet me këto problematika semantike.
Duke lexuar me vëmendje dhe përkushtim këtë vepër në gjuhën angleze, unë konkludoj se përkthyesja Dorontina Berishaj, i ka përmbushur të gjitha kushtet e një përkthimit të kujdesshëm dhe cilësor. Është mirë që të kemi duresë dhe rrespekt ndaj përkthyeses Berishaj dhe këtij përktimi dhe të mos ngutemi në gjykime negative! Çdo vepër apo veprim duhet mirëpritur përmirësimet!
Pikërisht në fillim bëhet pyetja logjike dhe e nevojshme: A është, dhe pse është përkthimi i veprës së autorit Gjeloshaj në gjuhën angleze me rëndësi?
Mendoj unë, se një ndër qëllimet kryesore që ky përkthim synon është që të bëhet nje urë dy-gjuhësore dhe bikulturore midis shqipfolësit dhe folësit të gjuhës angleze që sot është pothuajse një gjuhë globale dhe shumë e fuqishme. Kjo gjuhë është një gjuhë dominuese, mbizotëruese, në të gjitha sferat e jetës moderne. Është gjuha e tregtisë, gjuha e akademisë, e shkencës dhe e diplomacisë. Gati ¼ e botës sot përdor gjuhën angleze. Pra, libri me përmbajtjen e tij historiko-kulturorë dhe shoqërore iu ofrohet miliona lexuesve si potencial, apo mundësi, studimi në format libri apo formë elektronike.
Kjo ëshë një arritje tejet e rëndëshishme si për autorin Gjeloshaj ashtu edhe për Kojen dhe Malësinë tonë të dashur. Dituria mbi njeriun e Kojës, mbi triumfet dhe sfidat e tija të shumta, mbi thesarin e pasur kulturorë, shpirtërorë dhe shoqërorë, përmes këtij përkthimi, do të shëndrisë dhe depërtojë në skajet më të largëta të botës duke përdorur si mjet gjuhën angleze. Koja dhe kojasit, përmes këtij përkthimi, do të dalin në logjet dhe në festivalet e diturisë botërore.Vlerësimi rreth njohurisë së Kojës dhe kojasve dhe malsorëve në përgjithësi, me këtë përkthim vetëm se do të zgjerohet!
1) Më së pari, mendoj unë, përkthimi i veprës “Koja në rrjedhën e kohëve” doemos, ka për të zgjuar, herët apo vonë, kureshtje në botën e gjuhës angleze dhe mundësisht ka për të nxitur hulumtues dhe studiues të mendojnë, të argumentojnë, të shkruajnë për Kojën, për banorët e saj si dhe për mënyren e jetës kulturo -shoqërore të këtij vendit malorë. Ata kanë për ta kritikuar, krahasuar dhe vlerësuar, duke e pranuar apo duke e refuzuar atë, dhe kështu ka për të arrijtur një ndër qëllimet e përkthimit.
2) Ky përkthim, si shumë përkthime tjera të rëndësishme në letërsinë shqipe, e sidomos të Malësisë, mendoj unë, do t’ju bëjë të mundshme studjuesve që nuk flasin gjuhën shqipe, takimin dhe shijen si dhe njohjen mbi jetën, kulturën, pasuritë shpirtërore e sidomos të së kaluarës të një vendit të vogël shqiptar siç është Koja. Ky njeri i veçantë dhe fisnik i Kojës ka qenë dhe mbetet prototip i njeriut shqiptar me të gjitha karakteristikat që fatbardhësisht e stolisen atë gjatë shekujve. Në këtë mënyrë të rritet interesimi për njeriun e veçantë dhe enigmatik malësorë.
3) Ky libër i përkthyer mund, dhe shpresojmë se, do të bëhet burim, subjekt apo temë i takimeve shkencore dhe i shkëmbimeve të mendimeve të dijetarëve shqiptar dhe ndërkombëtar, të cilët kanë etje dhe uri për njohuri të vërteta mbi Malësinë dhe malësorët. Besoj se edukatorët shqiptar, të mirëfillët dhe të lirë nga paragjykimet e ndryshme ideologjiko-politike, në vëndlindje dhe në diasporë, do t’ia rekomandojnë nxënsëve të tyre si mundësi pasurimit dhe zgjerimit të horizonteve të tyre rreth diturisë dhe çështjeve historiko-shoqërore lidhur me Kojën, Malësinë dhe malësorin. Është pra, dhe do të mbetet, në mendimin tim, një reference e rëndësishme shkollore, edukative dhe shkencore lidhur me Kojen në veçanti, dhe me Malësinë në përgjithësi. Ky përkthim është dhe do të mbetet, shpresojmë, një pikë qendrore e miërkuptimit dhe shkëmbimeve të njohurive historiko-kulturore nga folësit e gjuhës angleze lidhur me një krahine shqiptare të vogël si Koja.
4) Përkthimi në gjuhën angleze e bën të mundshme që të përhapet në faqet e internetit, pra, lidhja dhe mundësitë sidomos për të rinjtë që në menyrë elektronike dhe instante të shfletojnë librin dhe të mësojnë nga përmbajtja shumë e pasur. Kuptohet se jetojmë në kohën digjitale dhe ky përkthim përmbush nevojat e duhura të kohës duke ofruar mundësi begatimi lidhur me jetën dhe veprat e një vendit të veçantë të Malsisë.
5) Kjo vepër, mendoj unë, do të luaj rolin e një agjenti unifikues të çështjes kulturo-shoqërore mes popullit shqip folës dhe atij të gjuhës angleze, veçanërisht mbi krahinën e Kojës që ende nuk është shumë e njohur në historinë botërore. Duke lexuar këtë vepër në gjuhën angleze lexuesi do të hapin horizonte te reja duke fituar një njohuri të saktë mbi jetën dhe të kaluarën e vërtetë veçanarishtë malësore dhe shqiptare në përgjithësi.
6) Nuk ka dyshim, në bindjen time, se ky përkthim ka një rëndësi dhe një vlerë të jashtëzakonshme, dhe kisha me thënë të paçmuar, për gjeneratat e shqiptarve të lindur dhe të rritur në diasporë, kudo në botë e sidomos në Amerikë . Arsyeja është se një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë nuk zotrojnë gjuhën shqipe në nivelin e duhur gjuhësorë i cili e bën të mundshme leximin dhe kuptimin e një libri historik. Dua të jem i qartë: nuk e fajësoj rininë shqiptare sepse ambjenti dhe rrethanat ekzistenciale e bëjnë gati të pamundshme arritjen e këtij qëllimit shenjtë. Rinia jonë shqiptare është dhe do të mbetet më e dashura, më e mira, më krenarja, më atdhedashuruesja, dhe me e bukura në mozaikun e kopshteve të luleve pranverore të rinisë botërore. Jam i bindur dhe besoj se rinia jonë në përgjithësi, e në veçanti ajo malsore, do të shfrytzojnë mundësitë, sado të kufizuara, që ky përkthim t’iu ofrojnë, dhe t’iu rrisin interesimin dhe dashurinë për të njohur dhe përvetësuar bukurinë dhe rëndësinë e të së kaluarës malësore, pra shqiptare. Arrijtja e këtij qëllimit kishte me qenë gëzimi dhe lumturia më e madhe e autorit Gjeloshaj.
7) Përkthimi do të mundësojnë depërtimin dhe njohjen e të vërtetave historike të shënuara në këtë botim përmes studimit nga studjusit e institucioneve me prestigjin më të madh botëror sikurse janë universiteti i Oxford, i Kembridge, i Harvard, i Romës, Londres, MIT-së, dhe të tjerave. Pra, në këtë mënyrë autori Gjeloshaj do tia mbërrijë qëllimit që të përdorin fjalën e shkruar jo vetëm edukative por edhe si armën më të fuqishme për mbrojtjen nga sulmuesit demagogë serbo-sllavë dhe shtrëmbërues të historisë së vërtetë shqiptare, demogogët të cilët kanë një të vetmin qëllim diabolik: mohimin dhe grabitjen e të vërtetës mbi popullin krenar shqiptar. Malsori dhe shqiptari e don dhe e vlerson bashkëjetesën por grabitjen dhe falsifikimet kurrë nuk i pranon!
Tashti, me këtë përkthim, armiqtë e historisë shqiptare do ta kenë shumë më të vështirë të dalin në treg të rrejshëm me gënjeshtrat dhe demagogjitë e tyre anti shqiptare, anti malësore.Në ballafaqim me të vërtetat historike të shënuara në ketë libër, pohimet dhe pretendimet mashtruese të spastruesve etnik dhe sharllatanve, që pretendojnë se janë historianë, do të shkrihen porsi vesa e mëngjesit para rrezatimit dhe shkëlqimit të diellit.
8) Dhe më në fund, jam i bindur se me kohë ky përkthim do të gëzojë rëndësi kombëtare, kulturore dhe ndërkombëtare. Sikurse e theksume edhe më parë, do të bëhet, mendoj une, veçanerisht një korsë komunikimi mes botës malsore-shqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Është mirë dhe e drejtë,mendoj une, që ta theksoj se institucionet vetëqeverisëse të komunës fatbardhe të Tuzit, që sot gëzojnë një mënyrë lirie mendimi dhe veprimit, në krahasim me të kaluarën që ishte diktatoriale dhe diskriminuese ndaj shqiptarve, duhet patjetër, të sigurojë dhe të angazhohet në mbështetjen e plotë të krijimtarisë historiko-letrare të trevave të Malësisë dhe të diasporës kudo në botë. Ata, në bashkëpunim të ngushtë me inteligjencën shqiptare, mendoj unë, kanë një obligim moral dhe të shenjtë që të përkrahin, me të gjitha fuqitë e tyre, iniciativat të cilat kanë synim ruatjen dhe trashigiminë e gjuhës dhe të identitetit tonë kombëtar shqiptar në Malësi dhe në diasporë.
Përkthimet e veprave letrare apo historike, sikurse është vepra e autorit Gjeloshaj, edhe pse modeste, në gjuhët botërore vetëm se e ndihmojnë dhe e rrisin prestigjin, autoritetin e lartë dhe renomenë e popullit shqiptarë, të komunës së Tuzit dhe ndihmojnë përhapjen globale të etnosit shqiptarë dhe ngritjen e njohurise së kulturës shumë dimencionale malësore dhe shqiptare në përgjithësi. Kjo vepër pra dhe ky përkthim le të bëhet faktor shkakëtues për një angazhim më të përkushtuar ndaj ruajtjes dhe trashigimit të identitetit tonë shqiptarë.
Për të vulosur rëndesinë e punimeve apo veprave të shkruara thotë një vjershë anonime në gjuhën shqipe të cilën e shoh të arsyshme ta citoj:
E kemi borxh ta zëmë at’ çka mund t’zëmë,
e pasardhësve tanë me shkrim t’ua lëmë.
E kështu, t’i mësojmë edhe ata t’vazhdojnë,
që paraardhësit e tyre kurrë mos t’i harrojnë.
T’ vazhdojnë, duke i kujtuar brez pas brezit,
ku pritën në mbrëmje e ku i çeli mëngjesi.
E çka do të leni me shkrim s’harrohet kurrë,
do të ketë jetë të gjatë sa kështjella në gurë.
Sa e vërtetë është se edhe fjalët e Fran Gjeloshaj janë të shkruara jo vetëm në libër por edhe në gurët e Kojës!
Të dashurit Kojas dhe miq të çmuar të Kojës, në ditët tona, kur kojasit, njerëz të dalluar për tiparet autoktone shqiptare, gjinden të shpërndarë në të katër anët e botës, dhe kur Koja mbetet front kufitarë i pathyeshëm në mbrojtjen e depërtimit të sllavizimit në trojet shqiptare, përkthimi i veprës së autorit Gjeloshaj në një gjuhë botërore siç është anglishtja, jo vetëm se bën të mundshme njohjen e këtij njeriut të dalluar të Kojës shqiptare nga miliona lexuesit anglofon, në shekujt me rrallë, por, në veçanti, mbetet edhe si testament i ruajtjes dhe i trashigimisë së këtij gjaku kaq të çmuar. Të jeni të bindur, vëllezër të dashur, se me kalimin e kohës ky libër si origjinali në gjuhën shqipe, ashtu përkthimi në gjuhën angleze, pra “Koja në rrjedhën e kohëve” ka për të fituar vendin e duhur dhe të merituar në historiografinë e Malësisë fatbardhe. Kjo vepër,origjinale apo e përkthyer, është si një farë e çmuar në arën frytdhënëse, që me durim pret diellin e ngrohtë të pranverës për të dhënë frytet e veta. Për këto fryte të çmuara dhe të shumta të lidhura me njohuritë dhe dituritë e begatshme mbi Kojën dhe kojasit, merita është e autorit Fran Gjeloshaj i cili do të kujtohet në historinë e Malesisë si një shqiptar i veçantë, i stolisur me nderë,besë, erzë dhe burrëri, ëmri i të cilit kurrë nuk do të harrohet.
Në fund, me lejoni që ta vendosi nji kokërr qershie në tortë duke pohuar, me gjithë mendje dhe zemrën time se:
autori Fran Gjeloshaj është mishërimi më i vërtetë i vlerave tradicionale shqiptare: ky njeri i përvujtur i cili përmes vështirësirave dhe ndodhjeve tragjike të jetës, është kulluar porsi ari që kullohet në zjarr, dhe kështu mbetet personifikim dhe simbol i ndershmërisë, i qëndrueshmërisë, i përvujtërisë, i altruizmit, i sinqeritetit, i maturisë, i kuriozitetit historik, i urtisë, e mbi të gjitha simboli i nderës dhe burrërisë malsore apo shqiptare. Për jetën dhe veprën e tij të veçantë dhe shembullore, ne, sëbashkut me ju kojas bujarë, dhe me brezat e ri, jemi dhe do të mbetemi mirënjohës përgjithmonë!
Për vëmendje, kujdesin dhe duresën tuaj jam shumë mirënjohës!
Ju faleminderit!