
Nga Marjana BULKU/

Rrugëtim i shenjtë…kështu e quajti ambasadorja e Republikës së Kosovës në Nju Jork, të gjitha përpjekjet që bëjnë mësuesit dhe shkollat shqipe këtu në Amerikë për të mbajtur gjallë gjuhën dhe për ta trashëguar atë ndër breza.

Ka qenë një e shtunë aktive jo vetëm për stafin e konsullatës mikpritëse e Seminarit shkencor-arsimor mbi arritjet dhe perspektivat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë, por edhe për shumë prej shkollave shqipe që operojnë në Nju Jork, mësues dhe aktivistë të komunitetit.

Zonja Drita Gjongecaj, n/drejtore e një prej shkollave publike të Nju Jorkut, iniçuese dhe organizatore e kësaj veprimtarie e dyta në radhe por natyrisht me vlera të shumfishta për stafin mësimdhënës , prindërit dhe të interesuarit e shumtë duke falenderuar pjesmarrësit sqaron se përse ky seminar është një mjet që i bashkon mësimdhënësit qoftë edhe duke prezantuar apo debatuar e dëgjuar njëri -tjetrin me qëllim arritjet dhe cilësitë në funksion të ruajtjes dhe konsolidimit të gjuhes kombëtare si detyrim profesional intelektual dhe patriotik. Në prag të përmbylljes së vitit akademik një komunikim i tillë do ti jepte rezultate edhe më të mira proçesit të të mesuarit të viteve të ardhshme , siguri familjeve se kanë bërë zgjedhjen e duhur për ndjekjen e ketyre programeve si dhe nxitje e motivim për të tjerët që nuk janë ulur ende mbi abetaret dhe shkrimin shqip.

Shkolla shqipe “Children of the eagle ” , Albanian American dual language and culture ,organizatorët e këtij seminari të dytë shkencor-arsimor por edhe shumë nga të pranishmit e shohin si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin e shkollave shqipe në Nju Jork dhe më gjërë me qëllim arritjen e qëllimit të përbashkët : ruajtjen dhe konsolidimin e gjuhës shqipe.

Seminari u përshëndet nga zonja Teuta Sahatçija e cila ka një ndjeshmëri shumë të lartë, vemendje dhe kujdes të veçantë ndaj gjuhës shqipe rrugëtimin e së cilës , aspak të lehtë kur je larg atdheut ajo e quajti të shenjtë.

Marjana Bulku trajtoi : Rolin e institucioneve, individëve dhe medias nē kultivimin e gjuhës shqipe në Diasporë nga ku mjaft inspirues ishte rasti i katedrës 60 -vjeçare të gjuhës shqipe që Martin Camaj krijoi në Mynih dhe intelektualët jo vetëm me kombësi shqiptare e mbajnë ende gjallë.
Vera Belliu. Një prej rasteve që edhe pse e lindur në Amerikë gjuhën shqie jo vetëm e flet dhe shkruan por ka ndërtuar mjaft produksione televizive rrefeu përvojën e saj personale në familje e televizion.
Azeta Zhabjaku Kola trajtoi në mënyrë të detajuar dhe shkencore vlerat e mësimdhënies së gjuhës dhe historisë tonë duke referuar dhe sugjerime për rezultate pozitive e pritshmëri më të larta .
Arjeta Ferlushkaj solli një trajtesë mbi ” Proçesin e të lexuarit , sfidat si dhe mundësitë “.
Thëllëza Arifi Krasniqi dhe Programi i integruar i mësimit shqip në diasporë dhe kurrikulat u ndoq me shumë interes.
Drita Gjongecaj shtjelloi në mënyrë të detajuar dhe mjaft profesionale trajtesën : ” Programi i ndërsjellë dy gjuhësor anglisht -shqip në shkollat publike të Nju Jorkut”.Të pranishmit ndoqën me interes disa nga avantazhet që sjell ky aplikim për femijët që anglishten e kanē gjuhë parësore por edhe për fëmijêt e porsa ardhur tek të cilët shqipja është ende e tillë.
Një prezantim plot larmi, kreativitet dhe mjeshtëri metodike solli Mirjana Lukic Kim e cila trajtoi ” Metoda efektive në diferencimin e mësimdhënies në klasat me fëmijë të moshave dhe niveleve të ndryshme gjuhsore”.
Alban Biba me një dinamizëm dhe mjeshtri profesionale prezantoi ” Projekti i kulturës shqiptare me nxënësit e Qendrës Kulturore në Riverdale , Nju Jersey.
Mësuese Haxhere Veseli Matoshi prezantoi një material me temë” Aktivitete dhe materiale didaktike në punën me fëmijët e moshës 4-6 vjeç në shkollën Children of the eagle”
Dhe nuk munguan pyetjet dhe sygjerimet që e bënë interaktiv dhe mjaft të frytshëm këtë seminar komunikues e informues ku asnjë minut nuk ishte kohë e humbur .
30 qeshor 2019