Nga Ambasador Bekim Sejdiu/
Konsull i Pergjithshem i Republikes se Kosoves/*
I ndëruar Dr. Gjon Buçaj-Kryetar i Federates Pan-Shqiptare VATRA;
Të nderuar prijës fetar;
Shumë i nderuar z. Tahir Muhedini deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues i Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, partia e vëllezërve çam;
Të ndëruar diplomatë nga Misionit i Shipërisë në OKB;
Të ndëruar përfaqsues të shoqatave, shkollave dhe medieve shqipe në SHBA;
Të dashur vatranë;
Zonja dhe zotërinjë;
Kam një kënaqës të veçantë t’u përcjellë përshëndetjet dhe urimet me të përzëmërta në këtë datë të rëndësishme për të gjithë ne, në emër të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal.
Sonte e ndiej vetën shumë të nderuar. Kjo për dy arsye të rëndësishme: Së pari, është nder i veçantë për mua, si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës dhe si shqiptar i Kosovës, të jemë folës kryesor në 101 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Arsyeja e dytë pse ndihem posaçërisht i nderuar është sepse këtë nderë ma bënë VATRA-simboli dhe pishtari i veprimtarisë kombëtare, politike dhe kulturore, të diasporës shqiptare në SHBA. Mund ta imagjinoni se si do ndiheshin pishtarët e Vatrës në Boston, një shekull më parë, po t’iu thoshte dikush se një herë dhe një kohë, Konsulli i Përgjithshëm i Shtetit të Kosovës në Nju Jork do mbajë fjalë rasti në 101 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë, në një mbrëmje festive të organizuar nga VATRA. Është vështirë e paramendueshme se do mund të kishte satisfaksion më të madh moral për ta.
Unë ju falenderoj shumë për këtë nderë të madh që i bëni Kosovës dhe mua personalisht.
Zonja dhe zotërinjë të ndëruar;
28 nëntori ka rëndesi të veçantë për ne shqiptarët, që shkon përtej shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë; kjo datë koinçidon me ngritjen e flamurit të Kastriotëve në Kalanë e Krujes; ditëlindjen e njërit prej heronjëve më të mëdhenjë të kombit shqiptarë, Komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe ditën kur për herë të parë është shfaqur publikisht UÇK-ja, në Llaushë të Drenicës.
Momentet e kremteve të mëdha kombëtare, siç është 28 nëntori, janë momentereflektimi. Janë momente kur bëhen matematikat kombëtare, nëse shprehem kushtimisht; ku kalkulohen të arriturat, evidentohen ngecjet dhe trajtohen sfidat.
Siç e dijme ne të gjithë dhe siç mund ta dëshmojë edhe arkiva e çmuar e VATRËS, 101 vjet shteti shqiptar i kanë paraprirë dhe e kanë shoqëruar, shumë vite, dekada dhe shekuj përpjekjesh të kombit shqiptar për mbijetesë, liri dhe dinjitet në trojet tona autoktone. Dhe sot mbase mund te tingelloj si paradoksale, por nëse hedhim një vështrim të thellë historik, e arritura më e madhe e kombit shqiptar mund të konsiderohet fakti se nuk jemi zhbërë, si komb dhe si entitet politik, nga harta e Ballkanit. Pavaresisht gjymtimeve, pavarësisht plagëve, ne kemi mbetur aty ku kemi qenë përherë. Sigurisht që kjo është e arritur e madhe për një komb që historia shpesh e ka trajtuar pamëshirshëm duke e vënë duarlidhur në udhëkryqe të medha.
Sot 101 vjet më vonë, ne kemi arsye të kremtojmë. Ne sot kemi arsye të kremtojmë, sepse kremtojmë jo vetëm një ditë të madhe por edhe të arritura të mëdha. Nuk është vetëm fakti që ekzistojmë, fizikisht dhe politikisht, tani si dy shtete të pavarura, që na bënë të kremtojmë. Arsyet për festim janë të mëdha: Shqipëria është vend demokratik, anëtar i NATO’s dhe në rrugëtim të sigurtë drejtë anëtarësimit në BE. Kosova është shtet i pavarur në rrugëtim të pakthyeshëm drejt anëtarësimit në strukturat Euro-Atlantike. Shqiptarët në Ballkan flasin në emër të vetin dhe jo që nuk mund të nëpërkëmbën më nga askush, por janë shndërruar në një prej shtyllave kryesore të paqes, stabilitetit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në rajon. Shqiptarët kudoqoshin në Ballkan janë bërë përques të fortë të frymës Evro-Atlanike në Ballkan. Shqiptarët po kthehën dhe po zënë vendin e merituar në mileun e qytetërimit Perëndimor, aty ku e kanë patur vendin gjithmonë e nga ku janë shkëputur disa herë në zikzaget e historisë, qoftë nga pushtimet e huaja qoftë nga rreshtimet e gabuara ideologjike dhe gjeopolitike. Shtylla më e forë e lidhjes tonë me familjen Evro-Atlantike është marrëdhënia jonë strategjike me SHBA-të. Sigurisht që diaspora shqiptaro-amerikane është ura më e fortë lidhëse e shqiptarëve të Ballkanit me SHBA-të. Ju duhet të vazhdoni ta luani këtë rol. Këtë munda ta bëni duke mos shkëputur lidhjen me identitetin etnik, si dhe duke forcuar lidhjen me familjen tuaj të re, përkatësisht me kombin zemër-madh amerikan i cili ju ka përqafuar ju, siç i ka përqafuar shqiptarët ndër shekuj.
Zonja dhe zotërinjë të ndëruar;
Ne ditët e sotme ne përballemi me dy sfida të mëdha; Sfida e parë është sfida e zhvillimit. Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera ballkanike ku jetojnë shqiptarët kanë nevojë për të përjetuar zhvillim të gjithmbarshëm, me ritme të përshpejtuara. Nëse duhet të shprehëm në mënyrë metaforike, nëse të tjerët duhet të ecin, ne duhet të vrapojmë. Kjo për faktin se, për arsye të ditura, ne kemi trashëguar një nivel të ultë zhvillimi. Flas këtu në radhë të parë për zhvillim ekonomik, por edhe për zhvillim të gjithmbarshëm shoqëror; ku hynë avancimi i vazhdueshem i demokracisë, arsimi, kultura, sporti, arti, etj. Sigurisht, të gjitha këto janë hallka të një procesi. Pra, ne kemi nevojë të zhvillohemi me ritme të shpejtuara.
Sfida e dytë dhe në ndërlidhje me të parën, është nevoja e integrimeve. Ne sot jetojmë në një epokë globale me një ndërvarshmëri dhe ndërveprim shumëdimesional që zhvillohet me shpejtësi marramëndëse. Në këtë botë globale, nevoja e integrimit është akute. Integrimet tona janë disa-nevelesh. Së pari, ne na nevojitet integrim më i madh në mes vetë, në lëmin e ekonomisë, në radhë të parë, por edhe të arsimit, klutures dhe domeneve të tjera. Së dyti, ne duhet të jemi të gatshëm për integrime më të thella rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është e pashmangshme dhe paraqet mundësi poaq sa edhe sfidë. Ne duhet të jemi të gatshëm për tregun rajonal dhe global të mallarave, ideve, kapitalit dhe punës. Zhvillimi është parakusht për integrim të suksesshëm.
Mëqe jemi në një përvjetor të rëndësishëm dhe mëqe jemi mysafair të VATRËS, po e përmbyll duke iu referuar edhe sfidës së madhe me të cilën, kujtoj unë, do përballeni çdo ditë e më tepër ju, diaspora shqiptare në SHBA. Ajo është sfida e ruajtës së lidhjeve me indentitetin etnik, përkatësisht rreziku i asimilimit. Siç mund ta merrni me mend, unë këto ditë kam marrë pjesë në shumë kremtime të 28 nëntorit, të organizuar nga diaspora jonë në Nju Jork dhe rrethinë. Ajo që më ka frymëzuar më së shumti janë programet kulturore, me këng dhe valle të shfaqura nga grupe fëmijës shqiptaro-amerikan. Unë do ju inkurajoja që t’i kushtoni kujdes të vëçantë punës me të rinjët dhe fëmijët. Shkollat shqipe në SHBA janë adresë e rëndësishmë për këtë. Krahas shoqatave, institucioneve fetare shqiptare, medieve, shkollat shqipe janë adresë e rëndësishme e ruajtjes së indetitetit dhe kulturës tonë entike në SHBA. Siç mund të jeni në dijeni, ne si Republikë e Kosovës bëjmë furnizimin e shkollave shqipe me një pjesë të madhe të teksteve mësimore. Porosia ime është që të vazhdoni të mbështesni shkollat shqipe si dhe të hapni shkolla të reja, kudo dhe kurdo që ajo është e mundur. Ky vend simbol i lirisë jo vetëm që mundëson por edhe inkurajon organizime të tilla. Mbështetja jonë si Republikë e Kosovës nuk do ju mungojë. Urime edhe një herë 28 nëntori dhe festofshim së bashku shumë përvjetor të rëndësishëm.
- Fjalmi i mbajtur ne darken tradicionale te Vatres dhe Bashkesise shqiptare ne New York, 30 nëntor 2013