![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2024/02/429679301_800936758741515_2821499282069323285_n-1.jpg)
Skënder Karaçica/
Në luftën e Drenicës (1945) Shaban Polluzha dhe Mahmet Gradica u bën bashkë dhe, në vargun e gjatë të vullnetarëve shqiptarë i dolën përballë kumunizmit partizano-çetnikë, ku, në luftën e përgjakur edhe bora u bë e kuqe, thonë kronikat në Drenicë.
Në shtabin e Luftës së Drenicës në kullën e Dvoranëve, roja e shtabit kishte hetuar se atypari kalonin hijerënda e vëzhgimit të shërbimeve të brigadave serbo-malazeze dhe, disa huzmetqarë shqipfolës të kohës.
Më të dëgjuar për vëzhguesit e brigadave partizano-çetnike, Mehmet Gradica, në cilësinë e ushtarakut të shkolluar në Akademinë ushtarake në Itali dhe njohës i logjistikës së luftës, u thotë zëshëm rojave të shtabit të Luftës në Drenicë:
– Na i sillni në shtab hyzmetqarët e brigadave partizano-çetnike e të shohim se çfarë kërkojnë me syrin e tyre drejt shtabit tonë!
Roja e mori urdhërin e Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës dhe, pa vonuar, vëzhguesit i sollën para shtabit të Luftës së Drenicës.
Pas një bisede të shkurtër në shtabin e luftës, Shaban Polluzha, e urdhëroi rojën që të përcjell vëzhguesit e zënë…Në këto çaste, Mehmet Gradica, në shenjë mospajtimi me komandantin e tij Shaban Palluzha, ngritet në këmbë dhe i thotë zëshëm:
– Jo, komndant Shaban Polluzha,nuk bën me i lëshua pa ndonjë masë të denimit se, këta nuk ndryshojnë dhe kanë ardhur me e vra Drenicën…!
Në këto çaste, Mehmet Gradica, mori briskun dhe ua preu veshët, – u tha rojës i lëshoni të shkojnë dhe mos të harrojnë se Lufta e Drenicës është e drejtë për liri dhe kundër partizano-çetnikëve…!
Në kujtimet e kohës, në Drenicë kjo ngjarje përmendet në odat e burrave dhe në kronikat e kohës, ku, ushtaraku me shtat të lartë Mehmet Gradica i lëshoi vëzhguesit me veshët e prerë si shenjë të bartin si kujtim nga lufta e drejtë e Drenicës për lirinë e Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë.