
New York,31 Mars 2020-/ Numri i vdekjeve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar në 3.376, sipas agjencive shëndetësore të shtetit dhe të qarqeve – më shumë se numri i njerëzve që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në sulmet e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat që humbën jetën në kullat binjake në New York arritën shifrën 2,752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.
Vdekja e parë e lidhur me koronavirusin amerikan u raportua më 29 shkurt 2020 në shtetin Uashingtonit. Numri i vdekjeve në rrafshin kombtar ka vazhduar të rritet, edhe pse shtetet dhe bashkitë po aplikojnë rregulla të forta dhe po zbatojnë masa të rrepta për distancimin social në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.
Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se virusi mund të vrasë nga 100.000 deri në 200,000 njerëz në Amerikë, madje edhe “nëse i bëjmë gjërat, pothuajse perfekt. “
Në 24 orët e fundit Spanja duket më e dëmtuara nga virusi vdekjeprurës. Spanja raportoi 849 vdekje të reja ditën e martë, periudha më e keqe kjo 24-orëshe, ndërsa në shkallë vendi shifra e viktimave ka shkuar në 8.118. Italia, e cila ka një lloj zbutje në 24 orëshin e fundit deri më tani në total ka raportuar një numër më të lartë kombëtar të vdekjeve në të gjithë Botën, me më shumë se 11.500.
Numri i konfirmuar i infeksioneve në të gjithë botën vazhdon të rritet, duke arritur deri të Martën në 809,608 dhe me 39.545 viktima, siç u raportua të Martën me 31 Mars.
Zyrtarët e Shëndetit të Sh.B.A kanë paralajmëruar amerikanët që të jenë të vetdijshëm për përkeqsimin e situatës para se kjo betejë të arrijë fundin.
Deborah Birx, koordinatorja e koronavirusit në Shtëpisë e Bardhë, i tha Televizionit NBC News të hënën se rreth 200,000 amerikanë mund të vdisnin në pandemi edhe… “nëse i bëjmë gjërat mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur”.
Presidenti Trump deklaroi të Dielën se udhëzimet federale për të vazhduar distancimin shoqëror do të vazhdojnë deri në fund të prillit,edhe pse ai më parë tha se shpresonte që vendi të funksiononte si zakonisht deri në Pashkë, me 12 Prill. Ai tha se tani pret që vdekjet e lidhura me koronavirusin të arrijnë kulmin në keto dy javë.
Përgatit:Dalip Greca