Nga Orest Çipa
Kalbëzimi i sistemit politik në Shqipëri është indikatori përcaktues më i mirë i gjendjes aktuale të krijuar në trajektoren vertikale qytetar- parti – pushtet. Sot, pas 30-vjetësh nga rrëzimi i qeverisjes një-partiake, shqiptarët gjenden në një marrëdhënie të dëshpëruar dhe të zhgënjyer me partitë politike të shumë-shtuara në numër dhe lënë shumë për të dëshirur për nga cilësia. Në fakt, elita politike e ka tradhëtuar misjonin e saj, çka ka sjellë, braktisjen e besimi të qytetarëve përkundrejt “flakëmbajtësve“ qeverisës, gjatë këtyre 3-dekadave tranzicioni. Besimi, tek ata që zgjidhen të drejtojnë selitë partiake ose vendin, është dobësuar, është rrënuar, ka degraduar deri në atë pikë, saqë duhet investim në një kohë fizike të papërcaktuar. Ky investim, lipset të jetë shumë bindës, të ketë garanci absolute dhe shumë prova jetike për t’u mëkëmbur e për të ngjallur një kapitull të ri shprese. Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se në klasifikimin e fundit nga Raportet e Freedom House, por edhe nga organizata të tjera jo-qeveritare, jashtë dhe brenda vendit, Shqipëria vazhdon të ketë një “regjim hibrid”, pra , një sistem demokratik të brishtë. Kjo situatë, e cila për ironi të së vërtetës, bëhet më e lehtë për ta shpjeguar nga mënyra e rrjedhshmërisë së ngjarjeve (ato të muajve të fundit), nëse do të heqim një paralele virtuale me zhvillimet e fundit në partinë më të madhe opozitare në vend. Por, për të qenë më të drejt në arsyetimin e rreshtave të mëposhtëm, duhet theksuar se pëgjegjësia e pushtetit gjatë këtyre 8-viteve është gjithmonë më e madhe sesa ajo e opozitës. Eshtë një pus i madh me zullum! Gjithësesi, liderët dhe politikbërësit “tranzicionar”, të cilët janë ende gjallë në skenën politike të vendit, u duhet faturuar me pa-mëshirëshmërinë më të madhe barra keryesore e këtij mekati të madh që e kanë çuar vendin në këtë krizë akute. Për të vazhduar diskursin llogjik të mësipërm, në 19-maj të këtij viti, Sekretari i Shtetit i ShBA-së e përcaktoi Ish-Presidentin Berisha si person që nuk mund të hyjë në ShBA. Njeriu që së bashku me një grup të madh intelektualesh dërmoi brutalisht rregjimin komunist, përpos vendimit “drithërues” të aleatit tonë më të madh, Ish-kryeministri i vendit nuk do të jetë me pjesë edhe e strukturës parlamentare të Partisë Demokratike. Vendim ky, i cili ka provokuar egon apo me të drejt të plotë të z.Berisha (koha do e vlersojë), një levizje “guerrile” brenda organizmit të gjymtyruar këto 8-vite të partisë blu. Për hir të së vertetes, PD-ja nuk ka vuajtur nga “cilësia substanciale” e statutit por nga shkelja flagrante dhe zbatimi i hijëzuar i tij përpara dhe mbas vitit 2013-të. Ky fat, ka qenë fatkeqësisht për të gjitha partit politike në shqipëri, duke filluar nga Partia Socialiste, Partia Republikane, LSI, PBDNJ etj. Të gjithë kryetarët partiakë, ushtrojnë kontroll absolut ndaj partisë së tyre, veprim ky, i cili reflekton tërësish mbi binarët e lirisë dhe demokracisë në vend. Thënë ndryshe, kjo është një grimcë e vogël e cila nxjerr zbuluar “brishtësinë e domokracisë” të përmendur nga ndërkombëtarët. Sa më lart, Ish-krydemokrati në lëvizjen brenda partisë që tashmë ka nisur, ka përkrahje të gjerë në anëtarësi, në bazë. Nga ku, motivet e përkrahjes për z. Berisha shtrihen nga pakënaqësia për humbjen zgjedhore, tek zemërimi për përjashtimin e tij nga PD-ja e deri tek mënyrën se si u krye akti i “pabesisë”. Deri diku, Doktori ka të drejten e vet. Ndërsa demokratët e kanë plotësisht të domosdoshme por shumë të vonuar këtë lëvizje për çlirim. Megjithatë, për të ecur në udhën e llogjikës së kësaj analize duhet ngritur një ortek me pyetja: Pse Berisha? Pse opozita? Pse tani? etj, etj.. -Ultimatumin e SHBA-së që detyroi, kryedemokratin Basha të merrte vendimin ekstrem siç tregojne faktet dhe ngjatjet e këtyre ditë të fundit, ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe interesin amarikan në Ballkanin Perëndimor. Sikurisht ekzekutimet e vendimeve do jenë të dhimbshme dhe me kosto por të dobishme. ShBA-të janë aleati ynë më i madh strategjik dhe e verteta është se Shqipëria dhe Kosova janë një investim jo vetem monetar dhe kohor, por një investim gjeopolitik i përjetshëm. Prandaj duhet stabilitet dhe siguri. Ky investim duket qartë se projekton bazat e shtetbërjes pas-tranzitore të vendi tonë, i cili ka të bëjë me principet dhe morali mbi pushtetin dhe shteti mbi partinë. Për këtë, siç duket në horizont, Shqipërisë do ti duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kontrast të fortë me 1-shin e partisë, sëmundjen më të ndyrë që po gryen partitë më të mëdha në vend. Për të përmbyllur llogjikën e kësaj analize por edhe për të qenë i sinqertë me ilustrimin e marrë më sipër, ky është vetem fillimi i një transformimi rrënjësor shtetformues, i cili zakonisht nis me krijimin e institucioneve dhe “tërheqjen e veshit” nga më i dobëti, opozita , drejt më të fortit, qeverisë. Dhe për fatin tonë të mirë këtë ndryshim e prijnë SHBA-të.