-Ambasadori Delawie tha se ka shumë potencial në sektorin e bujqësisë si një shtytës i rritjes ekonomike në Kosovë, dhe se ardhmëria e këtij sektori do të jetë e lidhur me zhvillimin e kulturave me vlera të larta dhe rritjen e qasjes në financa për agrobiznese/ Ministri Krasniqi takoi ambasadorin Greg Delawie/
PRISHTINË, 12 Janar 2016/ Ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar rreth politikave programore në bujqësi, me theks tek programet vjetore mbështetëse.
Ambasadori Delawie tha se ka shumë potencial në sektorin e bujqësisë si një shtytës i rritjes ekonomike në Kosovë, dhe se ardhmëria e këtij sektori do të jetë e lidhur me zhvillimin e kulturave me vlera të larta dhe rritjen e qasjes në financa për agrobiznese.
Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen që SHBA-të përmes USAID ka dhënë për Kosovën, me projekte të vazhdueshme edhe në bujqësi, në veçanti projekti NOA dhe tani projektin AGRO, që kap një vlerë prej rreth 12 milionë dollarëve. Ai tha se bashkëpunimi me USAID është i vazhdueshëm dhe që po jep mjaftë rezultate, dhe shfaqi interesin që ky bashkëpunim të jetë edhe në nisma të reja.
Ministri njoftoi ambasadorin për të arriturat gjatë vitit 2015 dhe sfidat që mbesin në këtë sektor. Bujqësia, tha ministri, është prioritet i qeverisë dhe në fakt përben një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik. Në vitin 2015 vit, njoftoi ministri, janë ndarë 43 milionë euro për mbi 37 mijë fermerë në grante dhe subvencione, me ç’rast janë hapur agrobiznese e ferma të reja, si dhe janë hapur po ashtu edhe 2500 vende të reja pune direkte në bujqësi. Kjo përkrahje, theksoi ministri Krasniqi, do të vazhdojë edhe këtë vit, duke avancuar politikat programore, me zgjerim dhe rritje të mbështetjes dhe duke pasur gjithmonë në fokus gjithëpërfshirjen në mundësitë që ofrojnë masat mbështetëse të ministrisë.
Ai theksoi se në vitin 2015 është rritur transparenca dhe efikasiteti në implementimin e programit. Kjo, shtoi ministri, do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit me qëllim që masat mbështetëse të japin sa më shumë rezultate dhe të rritet besimi në mundësitë që jep bujqësia./b.j/
Fatzbardh Doci S.C. says
Republika e Kosoves,ashtu eshte sic thote Amabasadori
Honorable Mr.Delawie i SHBA ëKosave ka shume burime per te dhene rezultate pozitive ne perparimin ekonomik te Vendite. Ndihma e SHBA esht e nevojshme dhe e domosdoshme ,Usaidi ka dhen ne shkall nderkombetar ndihme globala per zhvillimin e Bujqessise .
Rezultate kane qen shume te mira.Pse??
Sepse ndihma jepet e programuare dhe lidhur me shrbimet qe do behen ne ate sektor lidhur me agrobiologjine ,biologjin,mikroklimen mikrorelivin ,vendosjen e kultura ne renditje te qarkullimit bujqesor lidhur me studimin pedologjik e agrokimik te tokave ne baze te teknologjise moderne te kohese.
Redesi ka zbatimi i tyre sepse
nje hallk po nuk funsionoj i tere sistemi i propgramit tronditet.
Kosova ka fusha te mrekullushme e shume pjellore.Por duhet behen sherbimet qe nga kullimi ,sisitemi, uitjes,koha dhe menyra e mbjeljes.sherbimet agriteknike ne kohen e duhur,Luftimi i smundjeve e demtusve .
Sikur te gjitha sherbimt te kryhen por vetem nje te mos plotsohet prodhimi i pritshem e puna e bere len per te kuptura qe dicka calon Pu nuk u luftuan semundjet ose demtonjesit prodhim ose plani nuk realizohet.
Pra duhet jemi shume rigoroz ne te gjitha hallkat qe percakton edhe USAIDI.
Disa thone po na meson USAIDI si duhet merret qumshti nga Lopet apo delet??
PO, esht nje proces shume i rendesishem te zbatohet teknika e mjeljes,pastarorim, lavazh ,masazhi ,sepse teknolohjia e fiziologjia e prodhimit te qumshtit nuk arrihet po te mos zbatohe i kushtet higjniko- sanitare ne blegtori shkakton smundje.Jo vetem qe demtohet bagtia por rrezikohet dhe jeta e njerzve.
Kosova sikur hic te mos ishte USAIDI duheta prodhonte vete Miser,grure,theker per te plotsuar nevojet per Buke
Kosova e shqiperia Importojn produkte bujqesore e blegtorale deri Tranguj e domate Qumshte e veze.Kjo nuk duhet lejuar cdo fermer apo fshatre duhet sigurojn qumshte Vez e Mish e lesh per tregti.
Kushtat jan te favorshma ne pershtatje me klimen e token (nuk thote kush te prodhohet(kutivohet) pambuk e Portokall.ullinje,manadarine ne vermoshe ase ne malsin e gjakoves.Por miser me cikel te shkurtes vegjetati-misra hershem grure pranverore,Patat e te mbahen e mbarshtrohen te gjitha kategorit e blegtorise.Pa nenvlftsuar dhe sektorin e apikulture ne Kosova e shqipari nga vurgu saranda ,nvermosh,mitrovice.gjilani.diber,shkup,kercov, oher te mbillen te gjitha kulturat siap rajonizimite etj Pastaj bujqesia esht nuk esht are ase qymyre por esht dicka me shume -eshte jeta e njeriute.
Nuk duhet nenvleftuar Pyjet-silvikulture,Kullota alpine .Pasurite ujore pa harruar Frtikulture perimet e forajeret.Frutat me te shijshem jane ato shqiptare qe nga mandarinat,portokalet,limonet,rrushi si ta duash te bardh apo tezi,Fiqet,Gishtenja qe prodhohe cekollatat me te tmira,.mollet e kumbullat e njohura por qe tani arberia Importon nga jashte:??me vjen keq qe ne tergjet e ameriken nuk ka produkte bujesore “MADE IN ALBANIA””MADE IN KOSOVA”.
Malsia e Gjaoves me gjithse ne kushte te veshtira klimaterike-toksore e te nje ekonomije te perqendruare te prodhonte miser e grure,zheker per nevojat e vata(jo perime e fruta).Tani duke biseduar me nje fshater e pyta ku ishe::.Ne Gjakov tha, Bane pazar ,i thash nu kuptimin e vjeter, pishe conin e shitshin ne gjakov e blenin cfare kishin nevoj sheqer,kripe sapune vaj etjtej.Jo tha fshatari bleve miell gruri.
Po pse i thash esht me lire se ta mbjellish vete e ta parodhosh.?/Po tha se duhat paguhet traktori me pluguar uje nuk kemi esht prish kanali etj etj.
Po ( perpar lagja e juaj vadiste me uje qe merrej nga prroi).mire a nuk rregullohet kanali nga vet fshateret?? Nuk po bime ne marrveshje??.Nuk muntde te plugojsh me qe apo kali??.Dembelia i mbylli rruget??
Pse ai kishte nje njeri te vetin jasht ne emogracione dhe i degonte te holla.
Po a e dini sa vshatire sigurohet edhe paraja jashte duhet punojsh ne pune te renda e dikush me 2 pune.??
Me gjith ata Demokracia u zgjat ne trazicione e makinacine.Besojm se e ka kaluar periudhen e stazhionimite Kosoav e Shqiperia.
E tani Fshati duhet perkrahur me investime se hapen vende pune permirsoshet miqenja.
Marrim tropoje- ajo vetem nga platacioni i geshtenjave(qe vargezon nga kufiri me shkodren salc,palc lekbibej ne shengjergj,tetaj,btosh.klon qafen e kolcit zbret ne geghysen,selimaj,lekurtaj,raje, shtrihet ne gri ,bujane ne atyre kodrave e brigjevene markaj-plajave e margegaje,kalon lumin valbon ne shoshn,ngjitet ne lartsit e malit shkelzen, tanget krejt krahinen e gashit e pershkon ky masive,kerrnaj e kovsace.perfshi myhejanin,kalon lumin e tropojes,ne tropoje ne qeli,ballaban,shipshan,nga kasajt e kalon qafen e morine deri ne Decane.Rrall ka afer shtepija Gishtenja e ngastra me te mdha ka ne dusha eper (Tpla) e pac-demaliaj
(zyrtarisht Nb.e geshtenjave dispononte 2000 ha.me gishtenja me 330.000(350.000) rrenje prodhimi vjetor 10.000-15.000 kv.
Po te mirmbahet mire sigurohen rreth 2500-3000ha.masive(plantacione) shume i bukur dhe madheshtorron per cdo familje sigurohet nje krahe pune(minimumi) nje krahe pune(pa perfshi ketu ne qofte se manipulohen e etiketohe ne ambalazh “MADE IN TROPOJA_ALBANIA”
Flora dhe fauna jane shume te pasuar por duhet organizohet puan mire
Qe kosova te mos shkojn me ble ne serbi qumshte e veze
Sepse tregtia esht dhe bizne i keq shet edhe mallara te skaduara dhe te helmuara.
Ndihma e USAIDIT dueht vlesohet e perhaper sepse esht nje investim qe le gjurme dhe per brezat e ardhshem .
Pemtore e krijuara nga Selime Efendia-Hoxhe 80-100 vjete me pare e ka emrin dhe sote.ose bacja e Shaban Gosturanit,Hoxhe dushese ne Tpla,Mal Miftarite etj etj.Pra krijmi i blloqeve me peme e vreshta le emer edhe nder shekuje(geshtenja e Bajram Curritmbi 1 shekull( cfr ndodh blini apo geshtenja ,arra ndofta pase 50-100 vjet demtohet por ato lehojn filiza dhe ata rriten ne ate vende emri ngelt tek “arra e madhe”.
Deri dje per munges studimesh thuhej qe geshtenja u perhap ne perendorin Bizantine,,por nga studimet arkeologjike doli se geshtejn esht kultivuar 2 shekuj para eres se re..ndofta studimet e me vonshme shkojn edhe me tutje…Bujqesi dihet si burim i mirqenjes te ardhurva i perditshem.:keshtu njeriu e trasformon NATYREN e ben me gjelbrim me te freket,me ajre te paster, dhe me prodhime te nevojshme per organizmin sic jane peimet frutat qe kan te jitha lendet minerale e vitaminat qe rregullojn ekulibrin ushqimore luftojn smundjet e demtusit ne trupin e njeriut deri dhe smundjet kanceroze dhe zbukurojn leklekuren.
Besojm e shpersojm se brezi i ri do ta marr stafen e libit,studimte e te punes per ta permisuar mirqenjen e POPULLIT SHQIPTARE:
Fatbardh Doci
Scietific Collaborator
New York
January 13,2015