New York- Me 15 prill në Selinë e Vatrës ishte për vizitë Prof. Dr. Veton Latifi, profesor i Marrdhënieve ndërkombëtare dhe Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoni. Ai shoqërohej nga artisti Haxhi Dauti, Bekim Asani, Klara Buda, Arta Qyqalla dhe Zaim Asani.
Mysafirët u pritën nga Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, dy nënkryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, anëtari i kryesisë dhe kryetar i degës së Vatrës në Queens Dr. Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit Idriz Lamaj, gazetar e studiues, Uk Gjonbalaj, vatrani i vjetër dhe anëtar i Advisory Board, Zef Përndocaj si dhe editori i Diellit Dalip Greca.Ndodhej edhe studiuesi Engjell Zerdelia, i sapo ardhur në SHBA.Mysafirëve ua ka uruar mirëseardhjen dr. Gjon Buçaj, Kryetar i Vatrës.Ai u foli mysafirëve shkurtazi për lidhjet e Vatrës me shqiptarët e Maqedonisë si me të gjitha trevat e tjera kudo ku jetojnë shqiptarët. Dr. Buçaj u ndal edhe në kontributin e diasporës shqiptare, veçanërisht Ligës dhe Vatrës në mbështetje të Universitetit të Tetovës, për vizitën atje të delegacionit të Vatrës, për takimet e një delgeacion të Vatrës në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, i cili vizitoi shkupin dhe u taku me politikanë shqiptaë, deputete dhe nje përfaqësi të Universitetit të Tetovës me në krye Rektorin Agron Reka, ashtu siç vizitoi edhe kryeqendrat e tjera shqiptare, Tirana e Prishtina, Shkodra, Gjirokastra, Saranda, etj. Editori i Diellit i njohu mysafirët me Historinë 104 vjecare të Vatrës.
Prof. Dr. Veton Latifi prezantoi librin e tij”SHEKULLI I RI I POLITIKES SHQIPTARE”. Ai tha se ndjehej i nderuar që libri po promovohej pikërisht në Vatër, e cila ka kontribut të veçantë në Historinë e Kombit Shqiptar.Kombi ynë, tha ai, i ngjanë një mozaiku, që ka problem për t’i bërë bashkë pjesëzat, copëzat që e formojnë. Kemi probleme me kulturën politike dhe identitetin. Nisur nga ideja që të identifikohen dhe pasqyrohen sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofia dhe kultura politike shqiptare, ky libër ka synuar që të përpunojë vlerat dhe parimet e politikës së shqiptarëve gjatë njëqind viteve të kaluara, njëkohësisht, kam hulumtuar parametrat e duhura të modernizimit të politikave publike të shqiptarëve në të ardhmen, tha ai.
Si autor i librit, shtoi autori, kam synuar që të merrem me karakteristikat e vlerat konkrete të politikës shqiptare në mënyrë të përgjithësuar brenda dhe jashtë Shqipërisë, duke u përqendruar në identifikimin dhe zbërthimin e tipareve kryesore të përgjithshme të kulturës dhe filozofisë politike shqiptare, me një objektiv që të sublimohen ato vlera e parime që e dimensionojnë procesin e politikës shqiptare në përgjithësi që nga pavarësia e Shqipërisë e deri në periudhën pas pavarësisë së Kosovës.
***
Libri i prof. dr. Veton Latifit rekomandon rrugët që shqiptarët duhet të ndjekin si komb për krijimin në vazhdimësi të strategjive për zhvillimin e kombit dhe shoqërisë, bazuar në parimet dhe vlerat origjinale të procesit të politikës shqiptare dhe procesit të akomodimit ndërkombetar e rrugës së partneritetit strategjik. “Është e vërtet, se shqiptarët kanë një folklor të begatshëm,mirëpo nuk duhet të harrojmë se procesi politik modern i asnjë kombi demokratik,progresiv e paqësor nuk udhëhiqet nga parimet dhe frazat e folklorit në epoken e revolucionit teknologjik dhe të informacionit.”
Autori i librit “SHEKULLI I RI I POLITIKES SHQIPTARE” ka paralajmëruar nevojën emergjente të fillimit të procesit të modernizimit të politikave të shqiptarëve në frymen e politikave të reja…(Fotografite i gjene ne facebook dalip greca. Per me shume lexo ne Diellin e printuar)