
Sokol Paja/
Shembja e “Prestige Resort” nga qeveria e Shqipërisë është një sulm i pastër ndaj lirisë së medias, sipërmarrjes së lirë private dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut. Një akt stalinist i neveritshëm. Një akt barbar i pa mëshirshëm ndaj medias më të fuqishme në Shqipëri kritike e vazhdueshme ndaj qeverisë. Një sulm i paprecedentë në historinë e shtetit të së drejtës ku dhe pse çështja është në gjykatë, prapë se prapë qeveria nuk pyet për ligjet e shtetit por përdor tritolin si të vetmin mjet taleban të realizimit të qëllimeve për të përhapur terror, panik, nënshtrim dhe frikë te kundërshtarët. Ashtu si etërit e tij historik e biologjik, kryeministri Rama që ditën kur erdhi në pushtet ka sulmuar në vazhdimësi pronën private, mediat, liritë e qytetarëve dhe çdo zë kritik ndaj regjimit të tij. Ekspozimi i krimit, korrupsionit e shkeljeve qeveritare prej medias së Hysenbelliut, shkaktuan një tërbim qeveritar, mesazh ky edhe ndaj mediave të tjera. Faturën e kësaj barbarie qeveritare do ta paguajnë qytetarët shqiptarë në Arbitrazh. Rama përfaqëson qeverinë më të korruptuar dhe më antishqiptare në historinë moderne të shtetit shqiptar. Qeveria është kthyer në rrezik për shtetin, për qytetarët dhe kombin. Qeveria e Ramës ka dëbuar 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria dhe kushdo kundërshton sulmohet primitivisht prej banditëve shtetërorë. Shqiptarët në rrezik, Shqipëria në rrënim prej qeverisë së keqe. Shqipëria në diktaturë. Shqipëria nën sundimin e një diktatori të vetëm. Të thuash të vërtetën në Shqipëri kushton shumë…