Njoftohet Komuniteti shqiptar në SHBA, sipas njoftimit të Familjes KUPI, – Shërbimet funerale për të ndjerin Fatbardh Kupi, që ndërroi jetë Ditën e Martë, 23 Shkurt 2016, do të organizohen për dy ditë, të Enjten dhe të Premten(25 dhe 26 Shkurt 2016) , nga ora 4 PM- 9 PM në Shtëpinë Mortore Schwartz Brothers-Jeffer , që ndodhet në adresën:
Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel
114-03 Queens Blvd Forest Hills NY 11375
Telefoni: 718-263-7600
Varrimi do të behet ditën e Shtunë në orën 11:00 AM në Maple Grove Cemetery në Kew Gardens Queens, New York, në adresën:
Maple Grove Cemetery
14 Kew Gardens Road
Kew Gardens Queens, NY
Zenel Çeliku says
Nga gazeta Dielli e cila lexohet shume edhe ne Shqiperi,me keqardhje mesova largimin per gjithmone nga jeta te Mikut tone te dashur-Bardh Kupi. Nga zemra i dergoj Familjes Kupi, ngushellimet vellazerore, te cilet humben njeriun e tyre me te dashur, por edhe ne shoqeria e miqesia, kemi humbur Shokun dhe Mikun shume te nderuar, burrin e urete dhe fjale pak, njeriun babaxhan dhe me zemer madh, Mikun me nje sinqeritet prinderor-Bardh Kupin. Sot sapo lexova Gazeten Dielli ( ne internet), menjehere mora ne telefon Z. Tomor Dosti, te cili i kerkova te shkoja ne shtepine e tij per ngushellim per kunatin e tij Bardh Kupin. Z. Dosti me nje maturi shume fisnike, me foli me shume dashuri dhe me pret sot ne shtepine e tij qe te kujtojme Kunatin e tij , dhe Mikun tim te viteve 1993-1996. Ne keto vite, i ndjeri Bardh Kupi, qendronte ne Tirane per aresye te tije familjare. Une meqenese isha nje mik i afert i Z. Dosti sepse edhe une militoja ne Partine Demokratike, u njoha nga afer me burrin e zgjuar dhe shume inteligjen-Bardh Kupin. Une personalisht kame levizur shume here me makinen time sebashku me Bardhin, si djali me babain, si vellai me vallane, dhe si miku me mikun. Bardhi ishte njeri me bote shume te madhe, nuk prononcohej asnjehere per vuajtjet e familjes se tij nga regjimi komunist, asnjehere nuk shprehu hakmarrje, por thoshte se, nje dite koha do ti denoje ata qe masakruan Shqiperine dhe shqiptaret. Sot e kujtoj shume mire Mikun tim Bardhin, te cilin do ta kujtojme sebashku me Z. Dosti sot ne ora 18.oo ne shtepine e mikut tim Tomor Dosti.
Me shume mirenjehje, dergoj ngushellimet e mia te sinqerta prane Familjes Kupi, te cilet kane humbur per gjithmone njeriun e tyre me te dashur. U kujtofte per jete Bardh Kupi, i cili vjen nga nje familje legjende.
Sinqerisht ,
Zenel Çeliku
Mimoza Dajci says
Ne emer te Organizates se gruas Shqiptare – Amerikane “Shprese & Paqe” i dergojme ngushellimet tona me te sinqerta Famijes Kupi per ndarjen nga jeta te babit te tyre te dashur, patriotit e atdhetarit te flakte Fatbardh Abaz Kupi.
Do ta kujtojme gjithmone me respekt te thelle. I paharuar qofte kujtimi dhe vepra e Tij.
Me respekt
Mimoza Dajci