-“Keshilltaret” bejne tekstin, “menaxheret” muziken, ndersa presidentet luajne sinfonine e tyre te “shkarkimit”.
Opinion. Nga Albano Kolonjari-
Egbo eshte i lumtur. Ai eshte trajneri i pare nigerian i cili fiton nje titull kampion ne Europe. Eshte trajneri i pare afrikan i cili mund te drejtoje nje skuader futbolli ne Ligen e Kampioneve. Emmanuel Ego eshte tranjeri qe riktheu bardheblute tek titulli kampion pas nje periudhe 11 vjecare. Dhe jo vetem kaq. Pas afro gjashte vjetesh, Tirana nen drejtimin e tij, arriti te fitoje perballe rivalit te perhershem Partizanit. Nje sukses qe e ka zili cdo tranjer shqiptar. Por fatura e ketij suksesi mesa duket eshte gati:”drejtuesit e Tiranes po mendojne largimin e tij nga stoli bardheblu”. “Do te ulemi me Egbone te bisedojme se çfare do te bejme per Ligen e Kampioneve. Nese biem dakord vazhdojme, nese jo do te vazhdojme me trajner tjeter”, u shpreh vetem pak caste pas fitimit te titullit kampion Presidenti i Tiranes Refik Halili. Nuk eshte hera e pare qe ne Shqiperi, presidentet e ekipeve “shkarkojne” tranjeret e skuadrave, pavaresisht suksesit qe ata arijne. Justifikimi:”perballjet ne kompeticionet europiane kerkojne teknike me te kualifikuar”. Sezonin e kaluar vetem pak dite pasi fitoi titullin kampion Partizani largoi nga drejtimi i ekipit tranjerin Skender Gega. Ne ndeshjet e vlevshme per kupat e europes Partizani u drejtua nga italiani Franko Lerda. Te kuqte jo vetem qe deshtuan ne objektivat qe kishin ne kompeticionet europiane, por deshtuan ne te gjitha objektivat qe kishin per sezonin 2019-2020. Lerda u justifikua:”Une nuk e njoh ekipin, une nuk i njoh lojtaret, per merkaton pyesni drejtorin”. Me te drejte lind pyetja: pse duhet qe ne krye te ekipit ne kompeticionet europiane te vendoset nje tranjer qe nuk njeh ekipin dhe qe nuk ka kohe te pregatise skuadren per ndeshje te tilla?Celesi i suksesit per Egbo dhe Gegen ishte krijimi i grupit. Partizani, duke “shkarkuar” Gegen gaboi, sepse largoi nga ekipi pikerisht strategun e krijimit te nje skuadre kompakte. Askush nuk mendonte sezonin e kaluar se Partizani do te dilte kampion. Askush nuk mendonte qe Egbo, te cilit iu besua ekipi vetem per tre ndeshje, pasi Tirana nuk gjendte dot tranjer, do te ishte “diamanti i zi” qe do te rikthente bardheblute tek suksesi. Tirana pritet te beje te njejtin gabim qe beri Partizani sezonin e kaluar. Te largoje pikerisht ate qe njeh me mire se cdo njeri tjeter ambientin bardheblu por edhe mentalitetin e futbollit shqiptar. Emmanuel Ego ka nje eksperience prej afro 20 vjetesh ne Shqiperi, fillimisht si portier tek Bylisi dhe Tirana, dhe me pas si tranjer portieresh per keto dy ekipe. Egbo e di mire qe “shkarkimi” eshte gati:”Eshte 100-vjetori i klubit dhe nje i huaj shkon e fitonin titullin. Kjo eshte e paimagjinueshme. Kjo eshte nje arsye pse ne Shqiperi nuk mund ta pranojne. Nuk mund te pranojne qe nje njeri i zi, nje i huaj, shkon dhe fiton kampionatin”, shprehet ai. Emmanuel Egbo, ka hedhur shashken duke akuzuar per diskriminim. Por ke akuzon Egbo ? Ambientin bardheblu, apo drejtuesit e Tiranes? A ka futbolli ne shqiperi nota diskriminimi? Kush nuk e pranon suksesin e Egbo tek Tirana? Kush nuk e paranoi susksesin e Geges tek Partizani? Sot eshte veshtire ti pergjigjesh ketyre pyetjeve. Por nje gje eshte e qarte, “keshilltaret” dhe “manaxheret” qe “jetojne” cdo dite prane presidenteve te ekipeve te futbollit, jane “drejtoret” qe bejne ligjin ne keto klube. Ata nuk e pranojne dot suksesin e tranjereve dhe jetegjatesine e tyre ne krye te klubeve. Ata deshirojne qe te kene ne krye te klubeve tranjere te rinj, te cilet do te pranonin ne skuader lojtaret qe ata afrojne ne keto klube. Ata shikojne vetem xhepat e tyre. “Keshilltaret” bejne tekstin, “menaxheret” muziken, ndersa presidentet luajne sinfonine e tyre te “shkarkimit”.