







NE SHKOLLEN SHQIPE NE CLEARWATER FLORIDA,FESTOHET 1 QERSHORI DITA NDERKOMBETARE E FEMIJEVE/
SHKRUAN: NDUE GJEKAJ /Clewater-Florida/
Festa e 1 Qershorit, dita ndërkombëtare e femijeve,tani është kthyer në traditë të zakonshme edhe ne shkollen shqipe ne Clearwater Florida. Nen kujdesin e Deges se Federates Pan Shqiptare te Amerikes”VATRA” te Tampa bay dhe te mesueseve te kesaj shkolle Mimoza Tragaj e Ana Kullaj ne mjediset e kesaj shkolle u mblodhen te festonin se bashku prinder dhe femije. Ceremonia ishte emocionuese. Ne fjalen e hapjes mesuesja Mimoza Tragaj pershendeti femijet, mesueset dhe prinderit. nder te tjera ajo nenvizoi arritjet e shkolles: “kete vit shkollor pati arritje te shkelqyera si te nje pjesmarrjen me te gjere te femijeve ne mesim, ashtu dhe ne nivelin e perversimit te programit mesimor”. Ajo falenderoj degen e Vatres dhe kryetarin e saj z.Tasim Ruko per interesimin mbeshtetjen dhe kontributin e tyre, c’ka ka bere te mundur funksionimin normal te kesaj shkolle. Nje falenderim special ajo percolli per prinderit e e mrekullueshem,qe gjate te gjithe vitit shkollor jane perkujdesur per marvajtjen ne mesime te femijeve te tyre, ku vecoje prinderit Ardina Naqo, Ante & Genta Zizolli, Blendi Priftin, te cilet kane dhene kontribute et vecanta per shkollen.
Pas fjales se mesueses Mimoza Tragaj,do ta merrnin fjalen femijet, te cilet i dhane nje gjalleri te vecante festes se tyre. Moderatorja e veprimtarise festive kushtuar 1 Qershorit, nxenesja e kesaj shkolle Sara Bako,hapi programin e pregatitur posacerisht me kenge,valle dhe recitime ne gjuhen e embel shqipe, ku ishin aktivizuar pothuajse te gjithe nxenesit. Interpretimet e bukura si ne te folurit shqip,ashtu dhe lojen aktoreske,bene qe salla te shperthente me duartrokitje te panderprera. Nga emocionet prinderit nuk i mbajten lotet e gezimit tek degjonin femijet e tyre qe flisnin e interpretonin aq bukur ne gjuhen e nenes, ne nje shqipe te paster. Jo vetem Alisa e vogel,Kostina,Andrea dhe Izabela, por te gjith pa perjashtim;,Katja, Sierra,Kostina,Kledi,Migeli,Diari,Joeli,Saranda,Nadja, Mariza,ishin te mrekullueshem.
Pas programit artistik,mesuese Mimoza,nderoj me certefikata nxenesit per rezulttet e shkelqyera ne mesime per vitin shkollor 2018-2019.
Nxenesit, mesuesit dhe prinderit, i ka pershendetur dhe kryetari i deges se Vatres Z.Tasim Ruko i cili falenderoi te pranishmit,e ne vecanti vlersoi kontributin dhe punen e pa lodhur te mesueseve dhe prinderve ne funkesion te mbarvajtjes se shkolles shqipe. Ai duke cituar vargjet e Fishtes: “Pra mallkue njaj bir shqiptari/ Qe kete quhe te perendise/ Trashigim qe ja la i pari/ Trashigim s’ja len ai f’mise”….
Z. Ruko u beri thirrje te gjithe komunitetit shqiptar,qe te punojne per trashegimin e kesaj gjuhe tek brezat, duke ju bashkengjitur shkolles shqipe. Ne fund, per nxenesit dhe gjithe te pranishmit me mbeshtetjen e Vatres dhe te prinderve,u shtrua nje koktej me pije freskuese,embelsira etj , me sponsor New York pizza Tampa,dhe kaluam shume momente te bukura gezimi e lumturie,qe prania e femijeve sjell ne shpirtin e cdo prindi….
Clearwater me 1 Qershor2019.