
E diela e parë, datë 7 shtator dhe e diela e dyte ne shkollën shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia sic është në traditë janë si ditë festive. Në këto dy te diela shkolla u tejmbush me gëzim, emocion dhe dashuri që përcillej nga prindërit, nxënësit, të veshur aq hijshëm; gjyshërit, motrat e vëllezër që shoqëruan nxënësit në këtë fillim të ri. Të gjithë së bashku do të këndonim himnin e flamurit tonë, flamurit shqiptar. Sa shumë që jemi kur jemi bashkë!
Më pas rreth 90 nxënës nëpër klasat e tyre përkatëse së bashku me mësueset e tyre ndanë me njëri-tjetrin kujtime të bukura nga pushimet e verës, (Eh, me sa shumë pasion tregonin ata që kishin qenë në Shqipëri dhe Kosovë!). Kryesia e Shoqatës që në muajt e verës kishte siguruar tekstet mësimore që si në 21 vite do të shpërndaheshin falas nxënësve. Si cdo vit z.Eldion Pajollari State Farm Insurance do të dhuronte për cdo nxënes te ri cantat e shkollës dhe paketën me mjetet mësimore. Anila’s Kitchen, znj. Anila Tahiraj dhuroi embelsira per te gjithe nxenesit! Znj. Elda Janji do të dhuronte për 5 mësueset një paketë me mjete mësimore të domosdoshme në klasë. Gjallëria nuk ndalej në shkollë. Një falënderim i vecante nga nxënësit për Sprout Market, për ndihmën e dhënë shkolles sonë . Edhe pse të ndrojtur dhe të heshtur, nxënesit e rinj do të bashkoheshin me nxënesit e tjere, duke kënduar këngë, zhvilluar lojë, zgjidhur gjeegjëzë dhe duke kërcyer vallet popullore. Sa bukur ngjanin nxënëset tona të veshura me fustanet e kuq me shqiponjë te qepura aq profesionalisht nga duart e talentuara dhe zemra bujare e znj. Sofika Dushi që i bëri dhuratë shkollës sonë këto fustane. Bijtë e shqipes do të vazhdojnë në pafundësi, ashtu si dhe shkolla shqipe. Ardhja e aq shumë ish- nxënësve për të ndihmuar vullnetarisht në cdo klasë tregon vazhdimësi!
Falenderim dhe urim i vecantë për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës sonë në emër të Kryesisë së Shoqatës. Urimi special për nxënësit e klasës së parë! Suksese në shkollën shqipe që bashkon degët me rrënjët, të tashmen me të shkuarën dhe ardhmërinë e komunitetit tonë
Filadelfia 14 Shtator, 2025
Rudina Bani Mesuese e shkolles shqipe “GJUHA JONE”